Bota e pasur dhe kriza e ushqimeve

Al-Punk

Still here
Bota e pasur dhe kriza e ushqimeve

Nga Adam Lerrick

Udheheqesit e vendeve te G-8 jane mbledhur kete jave ne Toyako, Japoni, per te gjetur fajtoret e nje krize ushqimore e cila ka spostuar qindra milione njerez prej ekzistences drejt mosushqimit. Ata kane nevoje qe ta drejtojne vemendjen e tyre jo me teper se tek nje foto e vjeter grupi.

Nderhyrjet e vendeve te G-8 kane shtremberuar tregjet boterore te bujqesore deri ne piken e bllokimit. Politikanet nxjerrin ligje per mbeshtetjen e cmimeve me qellim qe te pasurojne votuesit fermere. Lobet zhvatin tarifa per te bllokuar importet e ushqimeve te lira dhe subvencionet per te siguruar eksportet e ushqimeve me cmime qe shkaterrojne konkurrentet ne vendet e varfra.

Ambientalistet kane bere agjitacion per te mos pranuar hapjen e tokave te reja prodhuese dhe kerkojne qe fermeret te paguhen per te mos i hapur ato. Dhe tani mbeshtetesit e energjise se gjelber mbeshtesin kuotat e etanolit dhe uljet e taksave, te cilat i nderruan drejtimin ushqimeve ne karburant.

Mos fajesoni spekulatoret per krizen e ushqimit: Ajo ishte tashme ketu kur arriten ata. Ne vend qe t'i falenderoni per nje thirrje paralajmeruese. Tregjet financiare po i drejtojne sot cmimet drejt krahasimit me vleren e te nesermes - konsensusi i investitoreve dhe prodhuesve te shumte eshte se epoka e superprodhimeve dhe ushqimit te lire ka marre fund. Sidoqofte edhe nje premtim i besueshem qe politikat proteksioniste te G-8 do te ndryshojne dhe do te rrisin me tej prodhimin renia e cmimeve nuk mund te ndodhe brenda nates.

Uria e re nuk ka te beje me nje krize ne furnizimet boterore. Tregjet jane plot me ushqime qe konsumatoret ne vendet ne zhvillim nuk kane mundesi qe ti blejne. Cmimet per orizin, misrin, grurin dhe sojen, dhe drithera te tjera per ushqimin boteror, jane dyfishuar brenda nje viti.

Familjet ne nevoje ne vendet e zhvilluara shpenzojne rreth 15% te te ardhurave te tyre per tu ushqyer. Ne vendet e varfra, ku ata shpenzojne jo me pak se 75% te te ardhurave te tyre per t'u ushqyer, paga efektive ka qene shkurtuar me 1/3 e tyre. Nje dekade perparimesh ne reduktimin e varferise eshte shuar teresisht.

Si pergjigje, vendet banoret e te cileve jane prekur me rende jane duke adoptuar politika qe hipotekojne te ardhmen e tyre ekonomike. Nga Meksika dhe Indonezia deri ne Egjipt dhe Bregun e Fildishte, qeverite jane duke iu kunderpergjigjur protestave dhe trazirave me masa shtrenguese, te cilat e mbajne cmimin e brendshem te ulet, por mbysin stimujt per te mbjelle dhe per te korrur me shume. Nje e treta e popullsise se botes jeton tani nen kontrollin e cmimit te ushqimeve. Subvencionet per te mbajtur orizin dhe buken ne tavoline jane duke perpire fondet e pakta.

Shkollat nuk do te hapen, rruget dhe portet nuk do te ndertohen, elektriciteti nuk do te ushqeje zgjerimin. Bankat qendrore jane duke hequr dore nga rritja per te perballuar nje inflacion te importuar nga jashte.

Siguria kombetare e ushqimit eshte shqetesimi i ri thelbesor. India dhe Vietnami, eksportuesit e dyte dhe te trete boteror te orizit, kane ndaluar shitjet jashte vendit. Furnizuesit e dritherave nga Australia ne Argjentine jane duke reduktuar ngarkesat. Ne Kine, tarifat e reja masive te eksportit mbajne plehrat kimike ne vend per te zvogeluar kostot e fermereve.

Per nje dekade me radhe, kerkesa boterore per ushqime eshte rritur me shpejt sesa furnizimet. Kudo ne boten e zhvilluar, qindra milione njerez kane migruar nga vendi ku ata ushqenin vetveten ne qytetet ku ata duhet te blejne ushqimin e tyre. Nje klase e re e mesme eshte duke ngrene gjithnje e me shume dhe gjithnje e me mire.

Shtate paund drithera nevojiten per te prodhuar vetem nje paund ushqim; Kina, India dhe Brazili jane duke ngrene 40% me shume se ne 2000. Rezervat globale te ushqimeve kane rene ne nje rezerve prej 50 ditesh, nivelin e tyre me te ulet ne nje gjysme shekulli. Pikerisht, ndersa malet e dritherave ne depot qeveritare ishin gerryer, anetaret e G-8 jane duke frenuar furnizimet.

Fermeret e varfer jane privuar nga nje mjet jetese. Kush do te mbjelle kur prodhuesit e pasur te botes - te mbrojtur nga importet dhe duke garantuar nje fitim te subvencionuar mbi eksportet - zbraz prodhimin ne tregjet boterore, duke i shtyre cmimet globale me poshte kostos reale te prodhimit?

Ne emer te ruajtjes, fermeret amerikane kane qene paguar per te mbajtur fushat e papunuara - 36 milione akra toke e punueshme, madhesia e shtetit te Iovas, me nje kosto rreth 2 miliarde USD per taksapaguesit. Ne Evrope, fermeret e medhenj kane qene te shtrenguar te lene 10% te tokave te tyre te papunuara.

Ushqimet dhe karburantet jane vene ne konkurrence per prodhimin dhe token. Nje mandat me permbajtje 10% per cdo galon nafte, dhe 7 miliarde USD subvencione, tani devijojne 1.3 e prodhimit amerikan te misrit ne etanol, dhe i ka cuar siperfaqet e mbjella me soje ne nivelin me te ulet te me shume se nje dekade.

Edhe ndihma eshte prishur. SHBA sigurojne gjysmen e ndihmave ushqimore boterore, por jane donatori i vetem i madh qe i jep ato ne natyre dhe jo ne para te thata. Mijera tone drithera jane transportuar kryesisht permes Misisipit, kane lundruar pergjate dy oqeaneve me nje kosto te larte permes anijeve amerikane dhe jane shperndare me kamione ne Afrike - ku rezervat lokale te dritherave jane duke u kalbur per mungese bleresish. E njejta vlere ndihme prej 2 miliarde USD e shpenzuar duke blere artikujt ushqimore lokale do te shtonte ne menyre dramatike perfitimet per konsumatoret e varfer dhe do te ndertonte nje treg per prodhimet e fermereve.

Ndersa nje Kongres Amerikan miop kenaqi fermat nepermjet nje fature me te madhe se kurre me pare, dhe Franca propozoi te paguante me shume fermeret e stilit te vjeter per te prodhuar me teper, cmimet e larta jane duke prishur perpjekjet e G-8 mbi ushqimin. Ne luginen e Etiopise, fermeret jane duke mbledhur fonde per te blere autokombajna 75000 USD te markes amerikane "John Deere". Sipermarres suedeze dhe britanike jane duke grumbulluar pronaret e vegjel te tokes ne Ukraine dhe Rusi per te krijuar prodhues te nivelit boteror te dritherave.

Ne Sudan, fondi sovran i Abu Dabit eshte duke mbjelle 70000 akra toke me miser dhe grure. Monsanto ka premtuar fara te modifikuara te cilat do te dyfishojne prodhimin bujqesor dhe, kesaj here, kufizimet sqimatare evropiane nuk do te mbizoterojne.

Kur shuhet etja, do te jete nje kohe bolleku per vendet ne zhvillim - dhe shume me pak firmat koncesionare te Porsche do te shihen ne fermat amerikane.

Marre nga: "The Wall Street Journal"
(Koha Jone 9 Korrik)
 
Top