Botëror 2010, hidhet shorti për play-off
ZYRIH- FIFA ka hedhur në Zyrih shortin për play off-et e kampionatit botëror 2010, për zonën e Evropës. Francë-Irlandë, Rusi-Slloveni, Greqi-Ukrainë dhe Portugali-Bosnje janë 4 çiftet e dala nga ky short. 8 skuadrat ishin ndarë sipas vazove në mënyrë që të evitoheshin përplasjet mes të mëdhave dhe në fund sfida më e fortë ka rezultuar ajo mes Francës dhe Irlandës. Përballë do të jenë nënkampionët e botës të Rajmond Domenek dhe skuadra e Xhovani Trapatonit, që do të diskutojnë mes tyre se cila do të jetë mes 32 skuadrave që do të udhëtojnë për në Afrikë. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet në Dublin më 14 nëntor, ndërsa ajo e kthimit në Paris më 18 nëntor. Ndërkohë, skuadra që ishte në grupin e Shqipërisë, Portugalia, do të ndeshet me Bosnjë Hercegovinën, një prej skuadrave surprizë të eleminatoreve. Sfida e parë do të luhet në Portugali dhe e dyta në Sarajevë. Shorti ka qenë me fat për Rusinë e Gus Hidink, që do të ndeshet me Slloveninë. Edhe në këtë çift ndeshja e parë do të luhet më 14 nëntor në Moskë dhe e kthimit 4 ditë më pas në Ljubjanë. Çifti tjetër është ai mes Ukrainës dhe Greqisë, ku sfida e parë do të luhet në Athinë dhe ajo e kthimit në Kiev.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4904. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4904
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4904. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4904