Blutë marrin kreun pas një goleade

Albforumi

Primus registratum
Blutë marrin kreun pas një goleade

imagebutton.gif

lampard.jpg
Chelsea ka fundosur skuadrën e Blackburn Rovers duke e mposhtur në Stamfrod Bridge me rezultat prej 5-0.

Serinë e golave e filloi Gaël Givet, i cili shënoi në portën e tij (20), pas një goditjeje të Nicolas Anelcas, dhe me këtë diferencë minimale përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë (48), mesfushori Frank Lampard dyfishoi epërsinë pas një pasimi të Didier Drogbas.

Katër minuta më pas (52) radha i erdhi Michael Essienit, i cili shënoi një supergol nga një distancë prej afro 32 metrash.

Frank Lampard shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, pas një penaltie të akorduar në favor të vendasve (59).

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Didier Drogba, i cili shënoi golin e pestë për Blutë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea rimerr pozitën e parë në tabelë, me një ndeshje më shumë se Manchester United që të dielën e zhvillon derbin e vështirë në Anfield kundër Liverpoolit. (Telegrafi)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4946. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4946

Top