Blog Indritmaraku.com: Wikipedia italiane vetecensurohet per proteste

Al-Punk

Still here


“Ne keto momente Wikipedia ne gjuhen italiane rrezikon te mos jete me ne gjendje te ofroje ate sherbim qe gjate viteve te ka ndihmuar e qe tani, si zakonisht, po kerkoje. Faqja qe po kerkoje ekziston ende dhe vetem eshte fshehur, por ekziston rreziku qe pas pak te jemi te detyruar ta eleminojme me te vertete”. Keshtu nis mesazhi qe lexon nese viziton Wikipedian ne italisht, mesazh i cili prej dites se djeshme ka zevendesuar te gjitha faqet italiane te enciklopedise se famshme dixhitale.
Vendimi eshte marre nga vullnetaret italiane te enciklopedise ne shenje proteste ndaj paragrafit 29 te projektligjit per pergjimet telefonike qe po shqyrtohet aktualisht nga parlamentaret italiane. Sipas ketij paragrafi, çfaredolloj publikimi online – qofte ky blog personal, kolektiv apo nje gazete me nje redaksi te mirefillte – ka per detyre te publikoje nje “korrigjim” te informacionit te percjelle nese personi i permendur e cileson ate fyese ndaj tij apo te pavertete. Korrigjimi duhet bere brenda 48 oresh nga momenti i kerkeses dhe pa asnje koment nga ana e publikuesit, pavaresisht nga provat dhe burimet qe ky i fundit mund te kete.
Nese projektligji qe ne Itali tashme ka marre emrin “l’ammazza blog” (vrasesi i blogjeve) do te aprovohet, do te thote qe personi i cili do te vleresoje nese vertete ka pasur nje lendim te padrejte te figures/emrit te dikujt nuk do te jete nje pale e trete (si psh. nje gjyqtar) por vete personi qe e deklaron veten te ofenduar. Dhe kjo pavaresisht nga vertetesia e informacionit te publikuar.
Wikipedia thekson se gjate 10 viteve te fundit perdoruesit e saj “kane qene gjithmone te gatshem te diskutojne e te korrigjojne, aty ku eshte mundur te verifikohet ne baze te burimeve te treta, çdo permbajtje te cilesuar ofenduese ndaj kujtdo”, ndonese ajo nuk ka nje redaksi. “Ne rastet shume te rralla kur nuk eshte bere e mundur te gjendej nje zgjidhje, atehere eshte eleminuar e gjithe faqja”.
Perveç protestave te shumta qe kane perfshire ditet e fundit blogosferen italiane, veteçensurimi i Wikipedias kerkon te shpjegoje se nje ligj i tille si ai i propozuar nga e djathta italine do te shkaterronte komplet natyren e hapur, demokratike dhe te pjesemarrjes horizontale mbi te cilen bazohet vete ideja e Wikipedias. “Detyrimi per te publikuar pergenjeshtrime i parashikuar ne paragrafin 29, pa mundur t’i vleresojme ato dhe pavaresisht nga çfaredolloj verifikimi, perben per Wikipedia nje kufizim te papranueshem te lirise dhe pavaresise se saj.”
Vendimi i Wikipedias italiane per t’u autoçensuruar ka marre edhe bekimin e Wikimedia Foundation qe ne nje deklarate per shtyp e shikon projektligjin italian si nje pengese ndaj demokracise dhe lirise se fjales se perdoruesve te Internetit.


Nuk ka artikuj te ngjashem!
NCu5D0U8Qv0


Artikulli i plote...
 
Top