Al-Punk
Still here

“Disa do të ndjehen të trishtuar. Por tashmë kemi një mjet më të mirë. Web-i përditësohet vazhdimisht, është shumë më i bollshëm dhe ka multimedia”, tha Jorge Cauz, president i kompanisë me seli në Chicago.
Që prej lindjes së saj 11 vjet më parë, Wikipedia ka bërë shumë përparime në zëvendësimin e autoritetit të ekspertëve me diturinë e turmës, shkruan New York Times. Faqja tashmë përditësohet dhe editohet nga dhjetëra mijëra përdorues nga e gjithë bota dhe gradualisht është pranuar si një burim i kuruar dhe i qartë, edhe nga shumë shkollarë dhe akademikë, shton i njëjti burim.
Britannica online do të jetë më e vogël. “Nuk mund të merremi me çdo personazh kartonash, nuk mund të merremi me jetën dashurore të çdo vip-i. Por na duhet një alternativë ku faktet të jenë vërtetë të rëndësishme. Britannica nuk do të jetë në gjendje të jetë aq e gjerë [sa Wikipedia] por do të jetë e saktë mbi faktet”, tha Cauz.
Një studim i publikuar nga revista “Nature” në vititn 2005 vuri në dyshim saktësinë e Enciklopedisë Britannica në krahasim me Wikipedia-n. Sipas studimit, në çdo 42 zëra Britannica kishte 3 pasaktësi ndërsa Wikipedia 4.
Britannica, enciklopedia më e vjetër në gjuhën angleze që vazhdon të publikohet, është kthyer gati në një çështje lluksi për shkak të çmimit të saj që shkon në 1395 USD. Shpesh blehet nga ambasadat, bibliotekat dhe institutet kërkimore. Nga edicioni i fundit i shtypur, ai i vitit 2010, vetëm 8000 njësi janë shitur dhe 4000 njësitë e mbetura gjenden në një magazinë.
Mathew Ingram i Gigaom.com thotë se është interesant fakti që historia e Britannica është shumë e ngjashme me atë të Wikipedia-s: ajo ka pasur mijëra kontribuentë ndër vite, emra edhe të kalibrit të Albert Einstein. Ajo që ka ndryshuar është se Interneti na ka ofruar një mjet më të mirë për të marrë kontribute nga më shumë njerëz – si ata që janë të njohur për ekspertizën e tyre ashtu edhe ata që nuk janë të famshëm por kanë njohuri që ja vlen të shpërndahen – dhe ta bëjmë këtë shumë më shpejt dhe në mënyrë shumë më efikase.

Artikuj te ngjashem:
Artikulli i plote...