Al-Punk
Still here
“Ne, gazetarët shqiptarë, solidarizohemi me grevën e ish të përndjekurve politikë dhe i konsiderojmë kërkesat e tyre moralisht dhe ligjërisht të drejta! Gjatë ditëve të fundit, jemi detyruar të raportojmë për ngjarjet rrëqethëse të vetëdjegies… “
Keshtu nis deklarata e protestes se gazetareve qe u zhvillua te djelen perpara Kryeministrise. Proteste ne favor te greves! Me tutje vijon me nje sere kerkesash drejtuar Kryeministrit Berisha dhe Policise (e gjeni te plote me poshte), ku mungon vetem nje, e vetmja qe do t’i jepte sens nje proteste gazetaresh: kerkesa per te ushtruar lirisht profesionin, pa pengesen qe po hasin ditet e fundit gazetaret qe po ndjekin greven te cilet policia i mban disa metra larg çadres.Dhe meqenese nuk kemi ditur (apo nuk kemi pasur guximin) t’u kerkojme ndonjehere shqiptareve qe te bashkohen me kauzat tona (po cilat jane?), u kerkojme qe te bashkohen me kauzen e grevisteve sepse neve na duket e drejte.
Por nuk jemi te vetmit qe kemi probleme me gjetjen e rolit tone ne shoqeri. Protestes se gazetareve u jane bashkuar edhe politikanet Majko e Ngjela. Edhe ketyre greva u duket e drejte, por eshte me e thjeshte kur protesten e organizojne te tjere se sa te organizosh vete nje. Ne fund te fundit, se mos gazetaret po protestonin per ceshtje gazetarie!
Per momentin, Komuna e Parisit eshte bere me e njohur edhe se vete Parisi. Nga frika se mos u ikin edhe ata gazetare qe prej ditesh i ndjekin nga pas me kamera e mikrofona, organizatoret e greves kane filluar te shtojne ritmin e deklarimeve publike dhe tani jemi ne rangun e gati nje per çdo 15 minuta. Normale qe nuk kane asgje te re per te thene, edhe oratoret me te mire do te perserisnin veten. Por ne u zgjasim mikrofonat, nderpresim programacionet dhe i nxjerrim live ne ekran. Me ndergjegjen jemi ne rregull!
Nese ka te tjera shtresa te popullsise qe kane kerkesa te ligjshme ndaj qeverise e te ngjashme, lutemi te kontaktojne Unionin e Gazetareve Shqiptare per te organizuar protesten e rradhes para Kryeministrise. Nese pastaj i kerkoni Unionit (ju, jo ne gazetaret) qe te organizoje ndonje proteste edhe per ne gazetaret… dmth. qe ju te protestoni per ne dhe ne t’ju mbeshtesim… do ja u kemi borxh, do ja u kemi!
P.s. Nuk kam asgje kunder grevisteve apo kerkesave te tyre, e kam me gazetaret, shpresoj te jete e qarte!
P.p.s. Ketu poshte teksti i deklarates se protestes se gazetareve. Qe e gjeta online, por sigurisht jo te faqja e Unionit:
“Ne, gazetarët shqiptarë, solidarizohemi me grevën e ish të përndjekurve politikë dhe i konsiderojmë kërkesat e tyre moralisht dhe ligjërisht të drejta! Gjatë ditëve të fundit, jemi detyruar të raportojmë për ngjarjet rrëqethëse të vetëdjegies së tre qytetarëve. Sakrifikimi sublim i këtyre tre qytetarëve për fat të keq ka hasur në shurdhërinë e pashpirt të institucioneve publike, para së gjithash, Kryeministrit Sali Berisha. Duke qenë se ne jemi edhe qytetarë, përveç të qenët gazetarë dhe duke qenë se grevistët ish të persekutuar politikë janë praktikisht sot jetimë politikë, në protestë kundër partisë që teorikisht mbështet kërkesat e tyre dhe në përpjekje për t’i dhënë fund valës së vetëdjegieve nga dëshpërimi dhe indiferenca, bëjmë këtë deklaratë publike: Kryeministri Sali Berisha duhet të takohet menjëherë me grevistët, t’u kërkojë atyre ndjesë për fyerjet dhe injorimin që u ka ofruar deri më sot dhe të nisë punën për një zgjidhje afatgjatë, të ndershme dhe financiarisht të përballueshme nga buxheti i shtetit për pretendimet e tyre. U lutemi ish të përndjekurve politikë dhe të gjithë të dëshpëruarve në Shqipëri, të ndalin grevat vetësakrifikuese dhe të përdorin metoda të tjera të protestave qytetare. I kërkojmë Policisë së Shtetit të mos u rikthehet metodave të dhunshme që Shqipëria ka parë gjatë viteve ’95- ’97, të heqë menjëherë rrethimin ndaj grevistëve dhe të ndalë keqtrajtimin e tyre. Veprimet e policisë janë tërësisht të kundërligjshme dhe përbëjnë shkelje të Kushtetutës. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen me kauzën e ish të persekutuarve, si një kauzë e drejtë, zgjidhja e të cilës bën të mundur që asnjë shqiptar të mos dënohet në të ardhmen për bindjet e tij politike. Dëmshpërblimi i ish të persekutuarve nuk është vetëm një masë ligjore për këta njerëz. është hapi që parandalon përsëritjen e vuajtjeve që shkaktohen nga regjimet totalitare. Ditën e diel, datë 14 tetor 2012, ora 12:00 do të organizohet një protestë para selisë së Kryeministrisë”

Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...