Al-Punk
Still here

Perfundimi eshte se mediat tradicionale si New York Times kane 3 here me shume gjasa qe te citohen ne Twitter per nje teme te caktuar, se mediat e reja si Huffington Post apo BuzzFeed.
Perveç konfirmimit se social media eshte nje mjet i perkryer per perhapjen dhe shperndarjen e materialit te massmediave, ka edhe nje detaj tjeter qe me duket interesant: pavaresisht se ndodhen ne nje “new media” si Twitter, perdoruesit vazhdojne t’i referohen me shume mediave “te vjetra” por me tradite ne gazetari e qe kane fituar nder vite besimin e tyre.
Megjithate, mbetet per t’u theksuar se volumi i citimit te nje mediumi nuk mund te perkthehet automatikisht ne nje note pozitive per te. Shperndarja e nje artikulli ne Twitter, mund te kete edhe nota kritike. Shpesh artikujt qe krijojne me shume volum dhe bejne me shume “zhurme” online kane natyre kontroverse dhe krijojne debate, ndonese nga pikepamja e marketingut e rendesishme eshte qe te flitet per produktin. Por kjo eshte teme tjeter.
Infografika e meposhtme permbledh rezultatet e analizes se Digimind.


Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli i plote...