Blog Indritmaraku.al: Wikipedia kujdeset për besueshmërinë më shumë se media shqiptare

Al-Punk

Still here


Gjatë studimeve të mia në Itali kishte një mënyrë të sigurt e të shpejtë për të ngelur në provim: të citoje Wikipedian si burim në esenë që duhej të dorëzoje. Eciklopedia më e madhe online mund të modifikohet nga shumëkush, gjë që nuk e kualifikon si një burim të saktë e të besueshëm shkencor.

Por edhe Wikipedia ka standardet e veta dhe duhet thënë se është përpjekur gjithmonë të përmirësojë kredibilitetin e saj në sytë e publikut të gjerë. Në këtë drejtim shkon edhe vendimi i marrë së fundmi për të mos pranuar më tabloidin britanik Daily Mail si burim për informacionin e publikuar në faqet e enciklopedisë. Editorët e Wikipedias kanë shpjeguar se vendimi është marrë bazuar në reputacionin e ulët që ka Daily Mail përsa i përket kontrollit të fakteve para publikimit, si dhe natyrës sensacionaliste të përmbajtjes së tabloidit.

Fondacioni Wikimedia, që drejton Wikipedian por nuk kontrollon procesin e saj editues, ka bërë të ditur se editorët e sektorit anglez të enciklopedisë diskutonin mbi besueshmërinë e Daily Mail prej rreth 2 vjetësh, deri sa vendosën me dakortësi të mos pranojnë më citimin e saj si burim.

Tabloidi në fjalë, Daily Mail, është një nga furnizuesit kryesor të mediave shqiptare, shpesh jo vetëm atyre online, por edhe televizive. Edhe Wikipedia kujdeset më shumë për besueshmërinë!

Artikulli i plote...
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Njatjeta Al,

Gjyshi im, rahmet paste, ishte kryeplaku i fshatit. Nje nga ata burra te tipit «burrat nen hije lozin kuvendojne». Nje nga funksionet e tij, pervec shuarjes se sherrit midis bashkefshatareve dhe bindjen e ketyre te fundit per drejtesine e keshillave te tij e cila rezultonte gjithmone ne pendesen reale te pales provokuese ndaj pales shperthyese dhe mbajtjen e se pares pergjegjese te cdo demtimi te kryer ishte edhe transmetimi ne forme gojedhene i ngjarjeve te ndodhura historikisht ne fshat dhe te transmetuara nga paraardhesi i vet. Mungesa e njohurise se shkrim kendimit dhe dokumentacionit legal kishte nxjerre nevojen e perdorimit te gojedhenave. Im ate, nuk e mori vesh kurre me saktesi daten e lindjes se vet. Ai kishte nje date lindjeje njohur zyrtarisht e ligjerisht nga shteti e cila nuk perkonte me ate te kishes (prifti shkruante vetem ne greqisht) dhe as me versionin e gjyshit apo gjyshes. Pak rendesi ka. Ajo qe doja te thoja ishte se versioni i ngjarjes se vizites se Ismail Bej Vlores (Qemali) ne Petove ndersa ishte duke udhetuar ne drejtim te Vlores per shpalljen e Pavaresise nuk ishte pasqyruar me vertetesi nga Historia.

Im gjysh, im ate edhe une kemi nje tendence te tregimit te historise ashtu sic ndodh. Realiste te pandreqshem na quaj. Tani, qe t'i nxjerr koken muhabetit, im ate me tregon se ajo qe ndodhi me te vertete kur lunderza e vogel e Ismailit preku token e Petoves, nuk ishte deshira e tij per tu qare hallin banoreve te fshatit dhe te njihej me problemet e tyre synimi i vizites por thjesht te bente shurren se helbete nje Be nuk mund te bente shurren ne natyre apô te ndoste keneten e vogel.

Plus, me tha im ate, nje fshatare e Petoves shpallur si deshmore gjate luftes se dyte boterore nuk kishte prere gershetin dhe nuk i ishte ngjitur malit perpjete ku e prisnin shoket e shoqet ne ato bjeshke qe puthin rete, por kishte ngrene nje koqe plumbi rikoshet, me falni per shprehjen, pas bythe ndersa po nxirrte uje nga pusi.

Kujtimi i tij (ndonese teper i vogel) per ozurpatoret italiane ishte se ata ishin vjedhesa te pandreqshem pulash si dhe qejflinj pije e femrash.

Ashtu sikurse italianet edhe gjermanet ngriten shume afer fshatit te babit nje garrnizon ushtarak. Babi i cilesonte gjermanet si kal karroce, gjithnje ne gjendje automate, nuk e kthenin koken as majtas e djathtas, nuk hidhnin sikur edhe veshtrimin me te vogel njeres apo tjetres vajze te fshatit dhe nuk vidhnin kurre. Bilez, ndodhte kur femijet luanin afer garrnizonit ushtarak gjermanet nese ishin duke ngrene nuk perballonin dot veshtrimet e femijeve dhe u jepnin atyre cokollata ose buke peksimadhe e cila ishte nje lloje galete ose buke e thare per konservim te gjate.

Kjo eshte e verteta. Si eshte shkruajtur historia apo si eshte treguar ajo dhe mbi te gjitha per cfare qellimi eshte tjeter ceshtje. E mjaftueshme per te vene ne dyshim nese te gjitha ato qe thuhet se kane ndodhur a kane ndodhur ne te vertete?!?!

Nje burim real qe ne menyre te pashtershme jep te verteta, te dhena me deshire apo te vjedhura, dhe te cilit nuk i jepet kredi eshte si puna e shefit te guzhines i cili gatuan nje buke dhe nese klienti nuk e sheh, mendon se eshte kamarieri ai qe duhet te marre meriten dhe falenderimin.

Nese nje qenie krijuese nuk mund te ofroje prova se eshte autor, rikrijimi ne menyren me besnike se vepres se pare eshte prova e krijimtarise se tij.

Nese nje qenie, prezenca e te cilit merret si e qene dhe jo si privilegj, menyra me e mire e kesaj qenie te tregoje DOMOSDOSHMERI PREZENCE eshte thjeshte TE MUNGOJE.

Nje kopjac nuk rikrijon kurre!
Origjinali rikrijon sepse krijimi i tij eshte i bazuar ne jeten e tij reale. Ai qe eshte drite nuk ka nevoje per drite.

Shefi i guzhines gatoi nje buke dhe dergoi receten e tij si parapagim per nje «udhetim». Jo vetem nuk e priten, jo vetem nuk i dhane kredi per receten, jo vetem i zune pusi por edhe e detyruan te beje nje buke te re se ciles ai ende nuk i ka ndjere shijen. Mekati me i pafalshem.

Éléonore
 
Top