Blog Indritmaraku.al: Rama mes Greqisë dhe Italisë, opozita nuk gjen paqe

Al-Punk

Still here
Java e progres-raportit nuk solli asnjë të re sa i përket hapjes së kapitujve të parë, në negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Eurokomisioneri për Zgjerimin, nuk shkoi dot më larg se shprehja e një shprese për ta nisur këtë proces brenda dhjetorit të këtij viti. Shpjegimi erdhi nga mediat greke, që njoftuan se Athina ka vendosur veton, duke bllokuar de facto Shqipërinë. Një qëndrim i paralajmëruar, që qartësisht lidhet me çështjen Beleri e që ka vendosur Kryeministrin e Shqipërisë në kurs përplasjeje me homologun e Greqisë.

Në të njëjtën javë, Edi Rama tërhoqi vëmendjen duke surprizuar jo vetëm në Tiranë dhe Romë, por në të gjithë Europën, me firmosjen e një marrëveshjeje për emigrantët, që lejon Italinë të hapë dhe menaxhojë dy kampe në territorin e vendit tonë. Transparenca e munguar ndaj publikut në Shqipëri këtë herë kapi të papërgatitur edhe autoritetet europiane në Bruksel. Sipas tesktit, Shqipëria ofron territor, për një vend si Italia që ka disa herë më shumë territor se vendi ynë, ku të mund të ngrejë dy kampet. Në fakt marrëveshja nuk synon të ndihmojë vendin fqinj, por kryeministren italiane, që ka ardhur në pushtet me flamurin e luftës kundër emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e Italisë, e që po dështon ta realizojë.

Kryeministri ka dhënë disa intervista për mediat italiane, por asnjë prononcim për mediat shqiptare, duke treguar sesa pak e shqetëson situata politike e brendshme. Zhvillimet në kampin e opozitës, që lufton korridoreve të Kuvendit – herë me socialistët e herë mes vetes – me shpresën se dikush do ta dëgjojë, nuk duket ta shqetësojnë Edi Ramën, që vijon me strategjinë e tij të shpërfilljes. Për sa kohë rrethanat ja lejojnë!

Artikulli i plote...
 
Top