Blog Indritmaraku.al: Kënd i ri humori te Gazeta Shqiptare

Al-Punk

Still here


“Gazeta Shqiptare”, një nga më njohurat dhe me reputacion në tregun shqiptar, duket se ka hapur një kënd të ri humori. Në nr. e datës 28 shkurt 2016, në faqe të parë, dallohet titulli:


Zyrtari i Kishës Ortodokse: “Harry

Potter”, joshje e djallit për fëmijët!

Këndi i ri i humorit kamuflohet si Analizë, ndonëse humori dallon menjëherë kur lexon titullin tjetër që i referohet Miron Çakos (shef i Zyrës se Katekizmit në KOASH – Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare), sipas të cilit edhe Shën Kozmai e kishte profetizuar se “TV është kuti e Satanait”.

Duket se lexuesit janë gajasur me të madhe nga përrallat Çakos, aq sa Gazeta Shqiptare, i ka dedikuar delirit një faqe të plotë, atë me nr. 12, në fund të së cilës shtohet se hareja do të vazhdojë edhe në numrin e rradhës.

Në materialin e rradhës pritet që ky sfidant i Agron Llakës për nga humori të na dëfrejë me shpjegimin përse fëmijët po mësohen të admirojnë personazhe diabolike si Winx-at dhe Piter Pani. Mos e humbisni! Fëmijët tanë janë në rrezik!

Artikulli i plote...
 

gurax

Pan ignoramus
“Consequently, if you believe God made Satan, you must realize that all Satan's power comes from God and so that Satan is simply God's child, and that we are God's children also. There are no children of Satan, really.”

"Si rrjedhim, nese beson se eshte Zoti ai qe beri Satanin, duhet te kuptosh se e tere fuqia e Satanit vjen nga Zoti dhe se Satani eshte femije i Zotit, dhe edhe ne jemi femijet e Zotit. Vertet, nuk ka dicka te tille si femijet e Satanit."

-- Anne Rice, "Interview With The Vampire"
 
Top