Re: Blektoria : Jemi akoma ne nivelin e vitit 1943 !!!!!!!
nga strategjia kombetare per bujqesine e ushqimin
RAPORT I STRATEGJISE SEKTORIALE
Prodhimi Blegtoral
Megjithë predominimin e sistemeve të vogla të
prodhimit blegtoral, ka filluar të gjallërohet prodhimi për qëllime tregtimi dhe përpunimi.
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në prodhimin blegtoral gjatë këtyre viteve të fundit.
Nga ana tjetër sektori në rritje i blegtorisë po shton kërkesën për furnizim me ushqim. Duke
qenë se mundësitë për zgjerimin e kullotave natyrore janë të kufizuara, kërkesa e lartë për
ushqim duhet të përmbushet kryesisht nga prodhimi i përmirësuar i tagjisë si jonxha, misri
dhe barëra të tjera, dhe shfrytëzimi më i mirë i nën-produkteve industriale si psh. bërsi ulliri,
krundet etj.
Objektivat kryesore do të synojnë në konsolidimin e arritjeve dhe ndërtimin e hallkave të
reja për zbatimin e programeve racore në blegtori dhe rritjen e prodhimit të ushqimeve të
kombinuara për blegtorinë, organizimi i kontrollit cilësor të prodhimit dhe tregtimit të tyre; si
dhe do të synohet një rritje e prodhimit blegtoral nga 5-7%.
Politikat themelore përfshijnë: Ligjin për riprodhuesit racëpastër dhe tufat racore në
blegtori; ligjin për mbrojtjen dhe sigurimin e minimumit të kushteve të mbarështimit tëഊMinistria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Drejtoria e Programeve Bujqesore
kafshëve shtëpiake; VKM për mbështetje financiare të Programeve Racore dhe për mbrojtjen
e burimeve gjenetike shtazore; Rregulloren për inspektimin në fushën e të ushqyerit të
kafshëve, për çertifikimin e kafshëve me vlera racore për treg, standartet minimum të
mbarështimit të kafshëve shtëpiake.
Masat kryesore prioritare për periudhën 2003-2006 do të fokusohen në: (i) ristrukturimin e
shërbimit zooteknik brenda kuadrit të krijimit të Drejtorive Rajonale të Bujqësisë; (ii) nxitjen
dhe mbeshtetjen për krijimin e njesive të qëndrueshme të prodhimit blegtoral me ferma të
specializuara, me ferma të prodhimit organik (fillon në 2004) dhe me komplekse industriale
për prodhimin e vezëve dhe të mishit; (iii) shtrirjen e kryqëzimit industrial në gjedhë me raca
të specializuara për mish në masën 50% të populacionit të inseminuar artificialisht.; (iv)
inkurajimin e operatorëve privatë për prodhimin dhe pjesërisht importimin e kafshëve me
vlera të larta racore; (v) nxitjen e përmirësimit të teknologjive te të ushqyerit të kafshëve; (vi)
mbështetje financiare e katër programeve racore.
Shërbimi veterinar Në planin e përgjithshëm, shëndeti i kafshëve është i
dobët, në pjesën më të madhe për arësye të keq-ushqimit, aftësive të dobëta të fermerëve në
drejtim të kujdesit për shëndetin e kafshëve, dhe aftësisë blerëse të kufizuar për medikamente
veterinare. Ekzistojnë rreth 800 veterinerë publike dhe privatë që ushtrojnë aktivitetin e tyre
në Shqipëri. Prekshmëria relativisht e lartë nga sëmundjet e kafshëve, sidomos të atyre të
transmetueshme tek njerëzit si bruceloza (prekshmëria deri 1.3 %), plasja (prekshmëria deri
0.28% tek kafshët) dhe tuberkulozi ( 0.8% tek kafshët) përbën domosdoshmëri për të
kushtuar vëmendje të posaçme. Gjithashtu, trajtimi dhe kontrolli i parazitëve dhe sëmundjeve
të tjera të kafshëve është i kufizuar. Sot kur kërkohet shpejtësi informacioni që është element
kyç për ruajtjen e shëndetit të kafshëve (kemi parasysh shpejtësinë e përhapjes së sëmundjeve
të listës A të OIE dhe rrezikshmërinë e tyre) konsiderohet me mangësi sistemi aktual i
informacionit.
Objektivi kryesor është profilaksia veterinare, mbrojtja e shëndetit të kafshëve dhe e
shëndetit publik
Politikat themelore do të synojnë në: Programet për studimin epizootologjik dhe kontrollin e
sëmundjeve të listës B: tuberkuloz, brucelozë dhe plasje; Programet për studimin
epizootologjik dhe mbikqyrjen e sëmundjeve të listës A si Murtaje klasike e derrave dhe
Gjuha blu; Përmirësimin e teknologjive në fushën e diagnozës dhe prodhimit të mjeteve
parandaluese të sëmundjeve në kafshë; Programin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit
të fermave blektorale; Ngritjen e sistemit epidemiologjik veterinar. Themelore mbetet
përmirësimi i kuadrit legjislativ në këtë fushë, proçes ky në vazhdim dhe në përputhje
me atë të KE.
Masat prioritare përfshijnë: (i) krijimin e një strukture të plotë për mbulimin e profilaksise
veterinare; (ii) përmirësimin në vazhdimësi te proçedurave operative; (iii) përmirësimin e
motivimit të stafit, (iv) pajisjen e postave të inspektimit kufitar veterinar me një sistem
modern informacioni të aftë për të komunikuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit; (v)
përmirësimin e sistemit të therrjeve dhe tregtimit të produkteve shtazore në parametra që
sigurojnë shëndetin e konsumatorit; (vi) përmirësimin e kontrollit të rrjetit farmaceutik,
(prodhim, tregëtim import/eksport medikamentesh dhe bioproduktesh); (vii) realizimin e
programit të identifikimit të kafshëve dhe fermave blegtorale.
...