Bjordi e Adela, me një Peugeot sportiv në rrugët e Tiranës

Albforumi

Primus registratum
Bjordi e Adela, me një Peugeot sportiv në rrugët e Tiranës

imagebutton.gif

adela-bjordi-ne-rruget-e-tiranes-300x189.jpg
Koha e lirë, tani që nuk janë më të angazhuar në TV duket se u ka bërë shumë mirë Bjordit dhe Adelës. Ata tani kanë mundësinë dhe të bëjnë ndonjë udhëtim të shkurtër, apo ndonjë xhiro nëpër Tiranë. Dje pasdite ne të “SH2″ kemi parë Bjordin dhe Adelën në makinë. Radhët e trafikut ndonjëherë këtu në Tiranë bëhen të gjata dhe ndërsa je ndaluar në trafik ke mundësinë të shohësh makinat në krah.

Në fillim nuk e dinim fare që ishin Adela dhe Bjordi, por na bëri përshtypje mënyra se si “djali” ngiste makinën. Pas një vëzhgimi më të hollësiëshëm kuptuam se ishte Bjordi, i cili brenda në makinë, dhe në rolin e shoferit, kësaj here nuk ta jepte fare përshtypjen e një çunaku dhe nuk dukej fare fëminor (ashtu siç duket shpeshherë në ekran).

Vendosëm t’i shkonim nga pas makinës, (e cila ishte një Peugeot  blu sportive me targa italiane).

Çifti i njohur i të rinjve, pasi përshkroi qendrën e Tiranës, mori rrugën e Kavajës, vazhdoi drejt, jashtë Tiranës. Bjordit, dhe pse është rritur në Itali, do t’i duhet të mësohet pak me këto “huqet” e shqiptarëve dhe të jesh “dhëndër” i ri… ke disa detyrime, duhet t’i bësh pak qefin nuses…
icon_smile.gif

Qëndrimi i Adelës dhe Bjordit gjatë gjithë rrugës ishte goxha i heshtur. Nga Brryli e deri në dalje të Tiranës, në rrugën që të çon drejt Kombinatit, Bjordi ishte i përqëndruar totalisht te timoni i Peugeot-it sportiv, ndërsa Adela krejt indiferente, e zhytur në kolltukun e pasagjerit përpara, shihte rrugën. Kjo gjendje ndryshoi si me magji, vetëm në një moment. Gjatë ndalimit në trafik, pasi kaluan semaforin përbri Xhamisë së rrugës së “Kavajës”, papritur Adela zgjati kokën drejt Bjordit dhe më në fund u puthën.

Sepse, Adela, kur duhet, di të jetë dhe shumë e dashur. Por na bëri përshtypje monmenti që ajo zgjodhi. Ndërsa kishin qenë gjithë rrugën të heshtur, Adela u “ndez” vetëm në momentin kur Bjordi frenoi për t’u lënë rrugën të lirë dy kalimtareve (vajza të reja)
icon_smile.gif
Pikërisht aty, Adela u zgjat dhe të dy shkëmbyen një puthje në buzë. Të ishte kaq e rastësishme kjo puthje ??? Hmm..

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4937. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4937

Top