Universal
AnonymouS
Besnik Benz, i inatosur nga lajmi se në tribunat e Beogradit s’mund të jete prezente, armata Kuq e Zi, respektivisht tifozët nga Kosova, ka ofruar shpërblimin në vlerë prej 1 milion euro për fitoren shqiptare ndaj kombëtares serbe.
Benzi, sipas Rugovapress, është shprehur se e ka prekur thellë qëndrimi i mbajtur nga një shtet që e njeh bota për genocidin dhe masakrat që ka bërë ndaj kombit tonë, dhe sot në vend që të ndjej keqardhje për të, ata mundohen që edhe në sport të na kufizojnë që ta përkrahim Kombëtaren tonë, prandaj i prekur nga kjo ofroi, shpërblimin në vlerën e 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoi edhe biznesmenët e tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve.
Një shpërblim i ‘çmendur’ ky nga përkrahësit kuqezinj, që tregon sesa shumë presin shqiptarët nga Shqipëria të martën në mbrëmje.
Oranews.tv