Bing, marrëveshje me Baidu

Dardan.

Forumium praecox
bing-300x200.jpg

Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje me motorin më të madh të kërkimit në Kinë, Baidu, për të siguruar shërbimet e Bing dhe përgjigje në gjuhën angleze.


Baidu, e cila dominon 83 për qind të tregut në Kinë, është e ndërtuar komplet në gjuhën kineze, tha se Bing do të integrohet brenda Baidu deri në fund të vitit.


Kina aktualisht ka 450 milionë përdorues të internetit, edhe pse vetëm 30 për qind e popullësisë së Kinës është e kyçur në internet dhe kjo shifër po rritet me shpejtësi. Baidu dhe Microsoft kanë punuar bashkë edhe më parë në rezultatet e kërkimit celular dhe në optimizimin e faqeve të internetit.


Google ka provuar më parë të hyjë në tregun kinez, por u largua vitin e kaluar. Kompania pohoi se nuk ishte motor kërkimi komod për ofrimin e rezultateve dhe ajo u largua nga qeveria kineze për shkak të censurimit.


Badiu pohon se ka rreth 10 milionë kërkime në ditë në gjuhën angleze, për të cilat kthen përgjigje në gjuhën kineze. Ajo thotë se ka qenë duke u përpjekur të përmirësoj shërbimin e gjuhës angleze për vite me radhë.


“Gjithnjë e më shumë po kemi kërkime me terme në gjuhën angleze, por deri më tani Baidu nuk ka bërë punë të mirë, prandaj kemi zgjedhur Microsoft-in për bashkëpunim,” tha Kaiser Kuo, një zëdhënës i kompanisë.


Shen Xiangyang, president i lartë në Microsoft tha, “Bashkëpunimi Bing-Baidu do të lejojë që përdoruesit të marrin përvojat e Baidu në anglisht në rezultatet e kërkimit,” ai poashtu shtoi se do të ekspozojë më shumë përdorues kinez në Bing.


Google ka 20 për qind të tregut në Kinë, pjesa e Bing është e papërfillshme, ndërsa Baidu ka rritur aksionet 48 për qind, vetëm gjatë këtij viti.


Microsoft, gjithashtu ka njoftuar se do të bëjë një përditësim të Windows Phone, duke përditësuar edhe Bing-un celular në gjuhën kineze. Edhe pse Nokia është më e larta në Kinë, Baidu ka raportuar se do të punoj një sistem operativ mobil të vetin.


http://www.kosovabyte.net/internet/bing-marreveshje-me-baidu/
 

Al-Punk

Still here
Ore si shume agresiv ky Bingu! I eshte futur Facebookut, iu fut YAHOOs, tani dhe Kines... Duket qe Microsoft ka plane akoma per te luftuar ne fushen e kerkimit ne internet.
 
Top