Berishizmi*
Berishizmi është një term i ri gjuhësor që me shpejtësi po fiton një kuptim të kthjellët të vetin. Por më konkretisht, çfarë dmth Berishizëm?
Berishizëm është ajo mënyrë të menduari dhe të vepruari që shpërfill interesat e larta për interesa të ngushtë. Berishizëm dmth energji negative, vetëshkatërruese, një aksident pambarim në slow-motion. Një Komunist fuks tipik, që iu ka vënë brirët njerëzve me mungesa në gjykim dhe me kujtesë prej pulash.
Në jetën reale kemi Kryeministrin e vendit, dikur President, gjatë kohës kur desh u shuajtëm nga harta fare e ka përdorur berishizmin për të shkatërruar PD dhe përçarë të djathtën shqipare. Ky sekretar partie që hiqet si ëngjëll është specie fiks si ata të byrosë së PPSH.
Shiko si i rrezikon interesat e larta për interesat e veta meskine.
Berisha vendos ta “ngrijë” Spartak Ngjelën jo vetëm politikisht, por edhe profesionalisht. Me anë të një amendamenti në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Kryeministri Sali Berisha, ka vendosur të kufizojë Ngjelën nga ushtrimi i profesionit të avokatit, duke shënuar në këtë mënyrë të parin rast në historinë e shtetit shqiptar dhe në praktikën ligjvënëse, që një Kryeministër amendon ligjin, me qëllimin e vetëm për të kufizuar ushtrimin e aktivitetit profesional të një personi. Por Ngjela nga ana tjetër, është treguar mjaft indiferent ndaj nismës më të fundit të kreut të qeverisë. I ndodhur jashtë shtetit, avokat Ngjela deklaroi për “Gazetën” se nuk i interesojnë vendimet individuale të Kryeministrit. “Nuk kanë ç’më bëjnë fare, unë kam studio avokatie”, - deklaroi avokati. Nga të dhënat që “Gazeta” mori në Kuvend, del se asnjë prej deputetëve nuk ushtron për momentin aktivisht profesionin e avokatit. Kjo bën të qartë se e gjithë goditja është përqendruar në drejtim të Ngjelës.