Berisha u nderua me diplomë false
Universiteti që i ka dhënë gjithmonë frymëzim kryeministrit Shqiptar Sali Berisha, e ka pajisur atë me një diplomë false. Pikërisht, në ceremoninë e laureimit të tij me titullin Doctor Honoris Causa, në të cilën deklaroi se Universiteti i Prishtinës është Harvardi, Sorbona dhe Kembrixhi i lirive të tij.

Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, diploma që i është dhënë të martën, e që dëshmon këtë titull nderit të Universitetit, nuk është ajo që bartë vulën apostile dhe e cila është firmosur nga ish-rektori Enver Hasani, menjëherë pasi përbërja e vjetër e Senatit, më 22 janar të 2008-s, vendosi ta laureonte me këtë titull kryeministrin shqiptar,

Berishës, sipas kësaj të përditshmeje, i është dhënë një diplomë tjetër, që ndryshon në përmbajtje. Një që nuk ka vulë apostile, që ka një arsyeshmëri diçka më ndryshe se origjinalja dhe me një datë tjetër nga ajo kur është marrë vendimi.

Kjo mban firmën e rektorit të tanishëm, Mujë Rugova, të cilën e ka hedhur më 6 tetor. Në këtë diplomë nuk i është shkruar posti i Berishës, pos që shkruan mbi emër Shkëlqesisë së Tij. Ndërkaq, në diplomën e parë shkruan Kryeministër i Shqipërisë.

Ish-rektori Enver Hasani ka konfirmuar për KD se ai kishte firmosur diplomën e titullit të nderit Doctor Honoris Causa, që më 22 janar të 2008-s Senati ia ka ndarë Berishës. Ai nuk ka dashur të komentojë ndërrimin e diplomës, pos që ka thënë se duhet të pyetet rektori i ri për këtë veprim. Ndërkaq, rektori i ri, Rugova, i është shmangur përgjigjes në këtë pyetje. /KD/Telegrafi/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4755. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4755