Berisha: Tirana, qyteti më i ndotur pas Kabulit
Sipas kryeministrit, ndërtimi dhe cilësia e karburanteve janë shkaku kryesor i ndotjes së ajrit
Eglantina Bardhi
Pas Kabulit, kryeqyteti ynë, Tirana, është qyteti me ndotjen më të madhe nga pluhuri dhe gazrat e makinave. Alarmin e dha dje vetë kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës “Për përmirësimin e cilësisë së ajrit”, duke theksuar se ndërtimi dhe cilësia shumë e keqe e karburantit që përdoren për automjetet janë dy shkaktarët kryesorë të ndotjes. Ai ka kritikuar Bashkinë e Tiranës dhe ka kërkuar nga ministria e linjës, kontrolle të rrepta sa i përket karburantit që duhet të futet në vend. Ndërsa ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, është përpjekur të pasqyrojë një situatë të përmirësuar në lidhje me cilësinë e ajrit, por ka pranuar se gjendja mbetet problematike.
Ndotja
Ajër tri herë më të ndotur, krahasuar me vendet evropiane. Kjo është cilësuar e asaj që shqiptarët thithin përditë. “Shqiptarët në qytete të ndryshme të vendit thithin ajër 2 deri në 3 herë më të ndotur se qytetarët e vendeve të tjera evropiane dhe është fjala për dy kategoritë më të rëndësishme të grimcave të pluhurit”, - theksoi ministri i Mjedisit, Xhuveli. Duke u bazuar në të dhënat e monitorimit të fundit, sipas tij, rezulton se ka një tendencë të lehtë për përmirësimin e ajrit. “Nga të dhënat e 6-mujorit të parë të vitit 2006 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2005, kanë hyrë rreth 50 për qind e makinave me kilometrazh zero”, - tha ai, duke e pranuar këtë si një faktor që ka ndikuar pozitivisht për ajrin. Ndërkohë, ai pohon se, sipas monitorimit të fundit, që është bërë në 3 pika në Elbasan, vihet re ulje e shkallës së ndotjes së ajrit me 40 për qind, krahasuar me një vit më parë. “Ka një shkallë të lartë të ndotjes me komponime të dëmshme në disa pika të veçanta si në sheshin “Skënderbej në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe në ndonjë pikë tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera që shkaktohen nga gazrat dhe tymi i makinave”, - thekson Xhuveli. Ndërkohë, ai pohon se raporti i makinave të vjetra me ato të reja dhe i makinave me naftë në krahasim me ato me benzinë është akoma shumë i disfavorshëm dhe aspak miqësor me mjedisin, pasi raporti është 80 për qind me 20 për qind. Shtimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e përqendrimit të popullsisë në qendrat urbane, sipas tij, ushtrojnë një presion në rritje me prirje përkeqësuese mbi treguesit mjedisorë në tërësi dhe cilësinë e ajrit në veçanti.
Masat dhe shkaktarët
Kontrolle të rrepta në pikat doganore për importuesit e karburanteve dhe përmbysje të raportit të makinave të vjetra me ato të reja në Shqipëri. Këto janë dy nga masat urgjente që kryeministri Berisha ka kërkuar të merren për përmirësimin e ajrit në vend. Duke folur për ndotjen e zonave të tjera të vendit, kryeministri ka kërkuar privatizimin e rafinerisë së Ballshit, si dhe ka deklaruar se ARMO është përgjegjësi kryesor për këtë ndotje. Por kritikat e Berishës kanë rënë edhe mbi ndërtimet e shumta që nuk respektojnë asnjë kriter të mbrojtjes së mjedisit dhe në politikën vendore që ndiqet për punimet në infrastrukturën rrugore, që bëhet shkak për këtë situatë të krijuar. “Pas Kabulit, qyteti i Tiranës ka titrin më të lartë të pluhurit në dy kontinentet sepse hapen 30 rrugë, punimet e të cilave vazhdojnë për tre vjet, sepse janë të rralla rastet kur pallatet në ndërtim mund të marrin masa mbrojtëse për mospërhapjen e pluhurit”, - theksoi Berisha. Pyllëzimi, sipas tij, është përpjekja më madhore për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Për të realizuar këtë, sipas tij, janë siguruar fondet nga Ministria e Mjedisit për rreth 7 mijë hektarë për pyllëzim.
3
herë më i ndotur është ajri në Tiranë se qytetet e tjera evropiane
40
për qind është më pak i ndotur ajri në Elbasan se vitin e kaluar
7
mijë hektarë tokë priten të pyllëzohen nga Ministria e Mjedisit
80
për qind e makinave në Shqipëri janë të vjetra dhe me naftë
20
për qind e makinave në Shqipëri janë të reja dhe me benzinë
Bashkia: Ndotja, përgjegjësi e qeverisë
Pas deklarimeve të kryeministrit se Bashkia e Tiranës është ndotësi më i madh në kryeqytet, drejtori i kabinetit në bashki, Eduard Shalsi, deklaroi dje se është qeveria që ka në dorë mekanizmat dhe instrumentet për të ulur nivelin e ndotjes. “Nuk është hera e parë që, përpos sulmeve të tjera që kryeministri Berisha ka ndërmarrë, në mënyrë konstante kundër Bashkisë së Tiranës, të dëgjojmë të akuzohemi për nivelin e lartë të ndotjes në Tiranë. Rikujtojmë dhe ripërsërisim se Bashkia e Tiranës vepron në bazë të kompetencave që i jep ligji dhe ka marrë të gjitha masat brenda detyrimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga ky kuadër ligjor”, - tha ai dje gjatë një deklaratë për shtyp. Sipas tij, shtimi evident i sipërfaqeve të gjelbra, mbjellja e një numri të konsiderueshëm pemësh, ndërtimi i dhjetëra kilometrave rrugë në kryeqytet, automatizimi i procesit të pastrimit, janë ato çka Bashkia e Tiranës po bën për të përmirësuar jetën në kryeqytet dhe që ka sigurisht ndikim në mjedis. “Bashkia e Tiranës ka përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës, edhe një dokument unikal për pushtetin vendor në Shqipëri që është ai i strategjisë lokale për një mjedis të shëndetshëm në Tiranë, strategji e cila i është dërguar edhe qeverisë, nga e cila presim angazhimin për të bërë të mundur implementimin. Është qeveria e z. Berisha institucioni përgjegjës që përcakton politikat dhe bën koordinimin e të gjitha palëve të interesuara, është qeveria e z. Berisha e cila ka në dorë mekanizmat dhe instrumentet për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë, pasi si automjetet, ashtu dhe kantieret e ndërtimit (që përbëjnë dy burimet kryesore të ndotjes) janë brenda suazës së kompetencave të qeverisë”, - tha ai.