Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

MLK

Primus registratum
Re: Berisha "ok" amerikanëve për central bërthamor

Temes po i devijohet subjekti me duket, po problemi i Berishes per mendimin tim eshte se i thote Po gjithçkaje ashtu si thote dhe Mandi me siper, po mbrapa nuk behet asgje.

Dmth jane fjale boshe dhe asgje me shume.

Jemi ne vitin 2007, dmth 17 vjet pas rrezimit te komunizmit dhe ne Shqiperi nuk eshte se mungon centrali nuklear, hidrocentrali apo ku di une, po ajo qe mungon mbi gjithçka eshte STRATEGJIA.

Nuk ka asnje strategji e cila te percaktoje prioritetet, me pas objektivat qe duhet te arrihen, formen apo menyren, koston dhe afatin kohor.

Pra vazhdohet te flitet me sllogane parazgjedhjesh, e po te germosh sadopak me disa pyetje, e kupton shume shpejt se pas slloganeve fshihen vetem fjale boshe e asgje me teper.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha "ok" amerikanëve për central bërthamor

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Nuk ka asnje strategji e cila te percaktoje prioritetet, me pas objektivat qe duhet te arrihen, formen apo menyren, koston dhe afatin kohor. </div></div>

Nuk të duket strategji ty kjo? Kjo është strategjia e pas komunizmit në Shqipëri. Vetëm një strategji e tillë lejon kontroll të plotë mbi shtetin e shqiptarët.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Se shpejti do te dalin dokumentat. Edhe hapja e dosjeve sot ne Shqiperi eshte pjese e saj. Pastrimit te Shqiperise nga agjentat greko-serb.
Azemi u vra per arsye, se desh ti bente gjerat publike. Une do ti beje dhe do te perpiqem qe te mos vritem pa mbaruar punen.
 

Al-Punk

Still here
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Muci i ka dhene nje pergjigje pyetjeve tona per Berishen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Qasje idiotike ne politiken shqiptare

Mustafa Nano
Gazeta Shqip - 10/11/2007

Para dy ditësh na dëgjuan veshët çudinë kryeministrore të radhës. "Do ta shndërroj Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon", tha kreu i qeverisë sonë. Dhe këtë objektiv - sipas tij të realizueshëm - e lidhi me objektivin për të ndërtuar sa më shpejt një (ndoshta më shumë se një) impiant bërthamor të prodhimit të energjisë. Ky Kryeministër, pasi e bëri Shqipërinë një parajsë të investitorëve të huaj nëpërmjet strategjisë kinse ndjellëse "Shqipëria, një euro", pasi na bëri të eksportojmë energji elektrike, pasi realizoi dhe shkripëzimin e ujit të detit ( janë të gjitha premtime lunatike të bëra kohë pas kohe, s‘ka gjë se tanimë i ka marrë era ), na premton më në fund për të na bërë një superfuqi energjetike të rajonit. Ndoshta pas pak kohësh do t‘i rikthehet objektivit tjetër, atij të ndërtimit të një tuneli nën Adriatik, për të na lidhur në rrugën më të shkurtër me fqinjin tonë perëndimor, që në fakt ka për autor një tjetër Kryeministër të Shqipërisë, Pandeli Majkon.

Ç‘është ky virus idiotësie që vibron në trurin e një numri politikanësh shqiptarë? Si është e mundur që nuk u punon sistemi i frenimit, kur vjen puna që u lindin në kokë pallavra të kësaj natyre? Është një marrí, që herë pas here kap thjesht ata, apo është një marrí që u vjen si frymëzim nga poshtë, d.m.th. nga shoqëria, të cilën përfaqësojnë politikisht dhe e cila i lejon të shtyhen deri në këtë farë feje me broçkulla të padëgjuara e kolosale? Si është e mundur që nuk del dobare një zë nga brenda politikës, për t‘u thënë: hej, miq, kemi rënë dakord t‘ju bëjmë kabull gjithçka, por nuk mund t‘ju lejojmë të flisni si në një çmendinë?


* * *

Kjo puna e energjisë bërthamore është disi e komplikuar dhe me sa duket, Kryeministri shqiptar ka mundur apo ka dashur të informohet veç në mënyrë poetike lidhur me të. Ose - kjo ka gjasa që më shumë - ai as që e ka idenë se ç‘janë centralet e energjisë bërthamore. Thjesht ia fut kot. Siç bën rëndom.

Është e vërtet që kohët e fundit centrale të tillë janë sërish in vogue. Ka kaluar shumë kohë nga aksidenti në Three Mile Island të Pensilavisë (1979) dhe nga shpërthimi i Chernobyl-it (1986). E për këtë arsye, kjo distancë kohore prej tragjedisë na ka bërë në një farë mënyrë t‘i harrojmë efektet e tyre (nga shpërthimi i Chernobyl-it kanë gjetur vdekjen rreth 4000 vetë). Përveç kësaj - kjo është më e rëndësishme - teknologjia bërthamore ka bërë përparime të dukshme në harkun e dy dekadave të fundit, gjë që do të thotë se këto centrale kanë një patentë sigurie më të madhe (në ndryshim nga kohë të shkuara, një reaktor bërthamor mund të fiket automatikisht, d.m.th. pa nevojën e dorës së njeriut, në situata të emergjencës) dhe se menaxhimi i mbeturinave bërthamore, ndonëse mbetet një problem i madh, është padiskutim më eficent. Janë vetëm këto përparime teknologjike që e kanë nxjerrë në skenë modën e centraleve me energji bërthamore? Jo, është dhe nevoja e vendeve të fuqishme për energji, gjë që i bën këto vende të injorojnë nga halli një sërë dizavantazhesh, shqetësimesh, frikërash e pasigurish. Karburantet tradicionale edhe po shterojnë, edhe janë në duart e qeverive jo fort miqësore me botën perëndimore (vendet arabe të Lindjes së Mesme, Rusia, etj). Si një ngushëllim në këtë mes sillet fakti, që lënda e parë më e rëndësishme për energjinë bërthamore (uraniumi), gjendet në vende shumë miqësore. Më tej, menaxhimi i centraleve bërthamore (pasi këta të fundit janë ndërtuar), nuk është shumë i kushtueshëm. Më në fund, centralet bërthamore, krahasuar me impiante tradicionalë të prodhimit të energjisë, janë më ekologjikë.

Të gjitha këto pra kanë bërë që qeveritë dhe shoqëritë e vendeve të rëndësishme perëndimore t‘i drejtojnë sytë edhe njëherë tjetër nga energjia bërthamore. Franca e ka bërë me kohë këtë gjë. Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të merren seriozisht me to. Finlanda është duke ndërtuar një reaktor me energji bërthamore. John Howard, Kryeministri i Australisë, ku ka me shumicë uranium, por ku nuk ka asnjë reaktor, ka filluar të mendojë se energjia bërthamore është e paevitueshme. E kështu me radhë.

Por pse Shqipëria nuk mundka t‘u bashkohet këtyre vendeve? Për dy arsye shumë të thjeshta: së pari, ndërtimi i një centrali me energji bërthamore, është jashtëzakonisht i kushtueshëm. Dikush në shtypin shqiptar përmendte kuturú para dy ditësh shifrën 2 miliardë euro, por në fakt kostoja e ndërtimit është të paktën nja tre-katër herë më e madhe. Dhe kaq do të ishte mjaft për ta klasifikuar deklaratën kryeministrore si një idiotësi të pashoqe. Ku do t‘i gjejë Shqipëria kaq pará? Nuk ka ku t‘i gjejë asgjëkund. Ia fut krejt kot kush mendon, se ata që do t‘i hedhin këto pará, janë vetë investitorët e bankat e huaja të fuqishme. Po pse do t‘i hedhkan në Shqipëri? Për sytë e bukur të Kryeministrit? Këtu, për shkak të mungesës së stabilitetit politik, për shkak të mungesës së energjisë elektrike e të infrastrukturës në përgjithësi, për shkak të administratës e të qeverive të korruptuara, nuk po vjen askush për të hedhur qoftë dhe 1 milion euro në një investim të zakonshëm fitimprurës. Mund të përfytyrohet lehtë në këto rrethana "gatishmëria" e ndonjë banke apo ndonjë investitori për të hedhur 10 miliardë euro. Veç nëse këto banka e këta investitorë janë më të marrë se sa Kryeministri ynë, gjë që nuk ka si të jetë e mundur.

Por nuk mbaron këtu. Edhe sikur të gjendeshin këto para (supozim kot më kot, kuptohet), askush në botë nuk do t‘i jepte ok-in Shqipërisë për të ndërtuar një central të energjisë bërthamore. Centrale të tilla mund t‘i ndërtojë vetëm një vend me një shtet të fuqishëm, ku siguria e rendi janë ushqim i përditshëm dhe i garantuar për të gjithë qytetarët, ku stabiliteti politik e qeveritar është një gjë e marrë, si e dhënë e pamohueshme, e ku terroristët e kanë tmerrësisht të vështirë të hedhin në erë impiantet nukleare. Është Shqipëria një vend që i ofron këto sigurira? Kjo është një pyetje po aq idiotike sa edhe premtimi kryeministror për të ndërtuar impiante nukleare. Është idiotike, pasi Shqipëria është një vend, ku deri para se të vinte në pushtet ky Kryeministër, hidheshin në erë shtyllat e tensionit të lartë (e keni vënë re që, prej momentit që Berisha nuk është më në opozitë, shtyllat elektrike nuk hidhen më në erë?) e ku qeveris një njeri, që ka frikë të shkojë në vendin e tij të lindjes (ka mbi dhjetë vjet që ai nuk shkon në Tropojë).

Merret vesh pra, që premtimi për të ndërtuar impiante bërthamore në Shqipëri është një zhgjëndërr e shpifur, me të cilën nuk ia vlen fare të merresh, ashtu si nuk ia ka vlejtur të merresh me premtime të tjera të Kryeministrit lidhur me shkripëzimin e ujit të detit, me platformën "Shqipëria, një euro", me rishikimin e historisë, me luftën ndaj korrupsionit, me luftën ndaj komunizmit etj., etj. Duhet të bëjmë mirë që këtë njeri ta lëmë në idiotësinë e vet. </div></div>
 

Dolores

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Edhe berthamoret na duhen ne...ne s kemi energji ciperore ...endrra me bisht ....te pakten paska nji pene te sakte ne shqiperi
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Se kam harruar t'ju pyes: U be ai centrali gjigand ne Fier qe do tí siguronte energji gjithe Shqiperise? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Sikur duhet te ishte ne mbarim e siper apo jo? Leket i kishim , firma ndertuese ishte gjetur, ca po behet? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Nuk jane rene akoma dakort per bakshishet qe do jepen, si do jepen, sa do jepen dhe kur do jepen.

Duhet te dini diçka qe eshte e vertetuar ne rastin me te medha te projekteve ne Shqiperi. Kur ka vonesa ne to, 98% e rasteve vjen nga mosmarveshje per "komisjonet" dmth bakshishin qe do paguhet.
E njejta gje duhet te ndodhi sigurisht dhe me TEC-in et Fierit apo te Vlores.
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha:dhe Centrali nuklear

Ja dhe "pergjigjia" qe jep PS-ja me ante te kryetarit te grupit parlamentar te saj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif



PS kunder ngritjes se nje centrali berthamor. Brace: Rrezik nga lendet nukleare


Nga ana tjeter per demokratet centrali berthamor eshte nje praktike e mire europiane per te cilen nuk perjashtohet edhe referendumi


Opozita ka kundershtuar fort projektin e mazhorances bere publik nga kryeministri Berisha per ndertimin e nje centrali berthamor per prodhimin e energjise ne Shqiperi.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Brace tha se per kete vendim se paku duhet te merrej mendimi i popullit shqiptar ndersa vendi sipas tij rrezikon te kthehet ne nje shesh per perpunimin e lendeve berthamore. “Nje central nuklear punon me lende radioaktive te cilat Shqiperia sot nuk i disponon; qe do te thote se funksioni i ketij centrali do te kerkojhe me doemos qe vendi yne te behet edhe nje shesh per transportin apo per mbajtjen e lendeve nukleare, vecanerisht uraniumit. Gjtihashtu vete funksionimi i centralit nuklear sjell mbetje te tilla radioaktive qe jane te demshme per shendetin e qytetareve” tha Brace.



Problemi eshte se Braçe eshte nje ish "gazetar" qe perveç pseudopropogandes se PS-se te Zerri Popullit, nuk eshte i specializuar ne asnje fushe, keshtu qe te japesh mendimin e te flasesh ne emer te opozites ne nje fushe qe as nuk e ke haberin, behesh akoma me qesharak se sa Berisha kur deklaron se do ndertohe ne Shqiperi nje Central nuklear /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

Fatkeqesisht keta qelbaniker, po bejne popullin te behet pishman qe vdiq Dulla /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif pasi jo vetem qe nuk ofrojne asgje me mire, po jane duke e degjeneru vendin ne ate fare feje, qe po humbet çdo shprese.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:dhe Centrali nuklear

Pavarsisht pallavrave qe nxjerrin dy partite me te medha ne Shqiperi dhe qe jane vetem per qellime elektorale, ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi, sipas mendimit tim nuk eshte i mundur pere shume arsye. Jo cdo vend ka mundesine te ndertoje nje central te tille. Jo vetem nga pikepamja ekonomike (qe te supozojme ne do e zgjidhim si problem), por dhe nga faktori i brendshem. Shqiperia nuk eshte nje vend stabel nga pikepamja politike dhe ekonomike! Korrupsioni eshte ne lulezim. Kontrabanda eshte po ashtu ne lulezim. Pra, te ndertosh nje central atomik ne Shqiperi do te thosh te sjellesh lende te tilla si uraniumi etj. qe sot ruhen e lakmohen nga te gjithe ne bote. Nese nje central i tille ndertohet, do te duhet qe Shqiperia te siguroje stokimin e mbetjeve kimike te tij, gje qe eshte e pamundur ne Shqiperi si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana organziative. Ne Fier prej vitesh jane rreth 800 tone arsenik dhe asnje qeveri nuk ka patur fuqi t'i levize, jo me te flasim per mbetjet e nje centrali atomik. Nga ana gjeopolitike, centralet dhe fuqite energjitike ne Europe tashme jane ndare. Dihet kush dikton, pra nuk ka nevoje njeri ne Europe per nje central berthamor ne Shqiperi. Me hyrjen ne BE, disa vende si Cekia, Bullgaria dhe pjeserisht Rumania u detyruan te mbyllnin plotesisht ose pjeserisht kapacitet e tyre prodhuese te energjise berthamore.

Nese, nepermjet nje absurdi, qeveria e tanishme shqiptare vendos (thjesht per qellime elektorale, sic e thashe me siper) te nxjerre nje ligj qe lejon ndertimin e nje centrali te tille ne Shqiperi, do te duhen shume vjet qe ne te sigurojme kushtet e nevojshme per miratimin dhe marrjen e lejes per ndertimin e nje centrali te tille. Kerkesa te tilla drejtuar Institutit Berthamor ne Viene (me duket keshtu quhet ky insitutcion) mund te zgjasin deri ne 10 vjet, per vende shume me stabile se ne dhe qe ofrojne nje sere kushtesh per nje investim te tille.

Ideja e ndertimit te nje centrali te tille ne Shqiperi eshte thjesht nje tallje me popullin shqiptar. Ne nuk kemi buke, e duam te hame simite. Qeveria le te nxjerre dhe te zbatoje nje ligj per koncesionimin e hidrocentraleve te vegjel, pastaj te merret me gjera kaq madhore. Te shtroje nje here rruget, pastaj te na beje tunele nenujore qe na lidhin me Italine.
 

Al-Punk

Still here
Berisha: Takim per impiantet diellore

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Kompania kanadezo-amerikane “Naanova” i prezanton Kryeministrit Berisha dy projekte për prodhimin e energjisë në Shqipëri

Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i kompanisë amerikano-kanadeze “Naanova” kanë kurorëzuar sot vizitat e tyre të herëpashershme për investime në Shqipëri, me dy projekte konkrete, të cilat i kanë prezantuar sot, në një takim me Kryeministrin Berisha, kryer në zyrën e tij, pranë Këshillit të Ministrave.



Në fillim të këtij takimi, përfaqësuesit e kësaj kompanie i kanë bërë me dije Kryeministrit se, pas një studimi të plotë të zonës, kanë zgjedhur Shqipërinë si një vend me klimë të përshtatshme dhe infrastrukturë biznesi favorizuese për të materializuar biznesin e tyre.



Më pas, ata kanë prezantuar projektin e parë që synon prodhimin e energjisë diellore në Shqipëri. Krahas këtij impiantit solar për prodhim energjie, ata kanë prezantuar edhe projektin për përpunimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë prej tyre.



Pasi është njohur me këto dy projekte, Kryeministri ka falënderuar Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e “Naanova”-s për interesin e tyre ndaj Shqipërisë dhe u garantoi atyre të gjitha lehtësirat dhe përfitimet që qeveria shqiptare u ofron bizneseve, duke përfshirë këtu edhe përfitimet nga iniciativa “Shqipëria 1 euro”. </div></div>

Me ben te qesh fjalia e fundit qe permendet akoma Shqiperia 1 Euro. Jam kurioz ta di nese dikush me verte perfitoi nga Shqiperia 1 Euro apo jo?
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha: Takim per impiantet diellore

Banka Botërore e rendit vendin të fundit në rajon nga lehtësirat që ofron për tregtinë

tërheqës në rajon për të bërë tregti.
Banka Botërore, në raportin e saj të fundit
për vitin 2007, që analizon se sa i përshtatshëm
është një vend për të bërë
tregti, e klasifikon Shqipërinë në vendin
e 139 në listën e 150 vendeve të marra në
shqyrtim në mbarë botën. Ky raport bazohet
në treguesin e logjistikës, që shqyrton
një sërë faktorësh, të cilët kanë të
bëjnë me lehtësirat që ofron një vend për
procedurat e zhdoganimit të mallrave,
cilësinë dhe kostot e transportit të tyre,
mundësitë për të transportuar mallrat
përmes rrugëve detare dhe atyre ajrore
etj. Sipas raportit, Shqipëria paraqet
probleme të theksuara në procedurat e
zhdoganimit të mallrave dhe shërbimit
që u bëhet shoqërive tregtare në dogana,
përfshi këtu edhe koston e lartë të
këtij shërbimi. Por, raporti vëren se edhe
transporti është problematik, për shkak
të infrastrukturës së dobët, që rrit kostot
për bizneset të cilat bëjnë tregti në Shqipëri.
Edhe treguesi që mat se sa e
hapur është një ekonomi, e rendit sërish
Shqipërinë të fundit në rajon.
Hapja e ekonomisë
Por, krahas indeksit të logjistikës, një
tjetër tregues dëshmon qartë për problemet
që ka tregtia në vendin tonë. Ekonomia
jonë vazhdon të jetë e ngurtë përballë
zhvillimeve të ekonomive të tjera, që
kanë të bëjnë me marrëdhëniet tregtare,
të cilat mbeten ende të vakëta. Në 5 vitet
e fundit, treguesi i hapjes së ekonomisë
është rritur vetëm me 1.2 për qind. Në
vitin 2002 ky tregues ishte 40.5 për qind
dhe filloi të binte në tre vitet pasardhëse,
edhe pse kjo është periudha kur filluan
të zbatoheshin marrëveshjet e tregtisë
së lirë. Në vitin 2006, shkalla e hapjes së
ekonomisë ishte vetëm 41.77 për qind,
edhe pse ky ishte viti kur Shqipëria u bë
pjesë e marrëveshjes së përbashkët të
tregtisë së lirë me vendet e rajonit e njohur
me emrin Cefta.
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha: Takim per impiantet diellore

Raporti i Tranzicionit i publikuar nga BERZH, vë në dukje vështirësitë për biznesin vendës

Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit, ndërsa sektori bankar duhet që të japë një kontribut më të madh në financimin dhe zhvillimin e ekonomisë reale. Raporti i Tranzicionit 2007 i publikuar së fundmi nga ana e BERZH vë në dukje se, në vend ka probleme të mëdha infrastrukturore dhe klima në të cilën biznesi operon përmban vështirësi të mëdha. Sipas raporti të tranzicionit të publikuar nga BERZH, kemi një ngadalësim të reformave në shumë fusha, ndërsa zhvillimet në disa sektorë të ekonomisë kanë qenë të vakëta. Kështu, përsa i përket konkurrencës, raporti bën të ditur se ekonomia shqiptare është në "gjumë". Tashmë që prej 3-vjetësh nuk është bërë asnjë hap para në drejtim të rritjes së konkurrencës në treg, nga ana e biznesit, pasi ka një mungesë të plotë politikash në këtë drejtim. Edhe në sektorin jobankar dhe në atë të sigurimeve BERZH bën të ditur se nuk ka zhvillime pozitive, duke mbetur në të njëjtat nivele si 10 vjet më parë. Shefi i BERZH-it në Tiranë, Dan Berg, duke vlerësuar Shqipërinë si një vend që reflekton progres, tha se" ky ritëm do të vijojë me rritje ekonomike të fortë në disa sektorë kryesorë që udhëheqin zhvillimin". Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës do të afrojë më shumë investues të huaj, ndërkohë që sistemi bankar vendas, tashmë i privatizuar, duhet të angazhohet më shumë në financimin e ekonomisë reale. Shqipëria ka ende shumë reforma për të bërë ndërsa vendi i afrohet Bashkimit Europian, deklaroi Berg. Sikurse shpjegon Raporti i Tranzicionit 2007, tha Berg, ne besojmë se sfidat përpara janë përmirësimi i mëtejshëm i kushteve të biznesit, reformimi i sektorit të energjetikës, si dhe standarde më të mira të administrimit publik..

"Ky raport paraqet parashikimin ekonomik të 29 shteteve në të cilat operon Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH). Rritja e parashikuar në GDP-në reale për vitin 2007 është 6 për qind, që shënon një rritje nga 5 për qind që ishte në vitin 2006. Parashikimi për zhvillimin ekonomik në Shqipëri për vitin 2008 është 6 për qind." Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në të gjithë rajonin e tranzicionit parashikohet të arrijë një rekord të ri këtë vit, por mungesa e kreditit që nisi këtë verë mund të rezultojë në rritje më të ngadaltë në periudhën afatgjatë. Raporti vëren se në vendet e Europës Juglindore, rritja ekonomike në vitin 2007, parashikohet të arrijë 6.1 për qind (duke shënuar një rënie në krahasim me shifrën 6.4 për qind për vitin 2006) dhe parashikohet të mbetet në të njëjtin nivel edhe për vitin 2008. Sipas raportit, rreziqet në këto vende përfshijnë deficite të larta të llogarive rrjedhëse dhe probleme që kanë të bëjnë me konkurrencën (në veçanti në Malin e Zi dhe në Rumani) si edhe rreziqe inflacioni që lidhen me rritjet e shpejta të pagave (në veçanti në Rumani dhe në Serbi). Prej vitit 1992 BERZH-i ka investuar rreth 400 milionë euro në Shqipëri, në rreth 40 projekte, mes të tjerash, në telekomunikacion, energji, infrastrukturë, agrikulturë, sistemin bankar dhe sistemin e sigurimeve. Ndërkohë që për vitin e ardhshëm, BERZH-i ka në plan të shpenzojë rreth 120 milionë euro me investime në sektorin privat, në atë të materialeve të konstruksionit, institucionet bankare dhe jobankare, telekomunikacion, energjetikë dhe lehtësira për portet. Vetëm në sektorin energjetik, BERZH-i ka investuar rreth 100 milionë euro në prodhimin e energjisë dhe shpërndarjen. Një projekt i rëndësishëm është financimi i rindërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, një bashkëpunim i autoriteteve shqiptare me BERZH-in.
 
Top