Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Al-Punk

Still here
Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Quote:

Shqipëria është bërë një vend shumë i preferuar për investime të huaja. Kjo është bërë e ditur gjatë punimeve të konferecnës shqiptaro-gjermane për cështjet ekonomike organizuar në Tiranë.
Në këtë konferencë kryeministri Berisha ka bërë një pasqyrë të punës dy vjecare për ti hequr Shqipërisë imazhin e një vendimi ku krimi dhe korrupsioni pengon investimet.
Kryeministri tha në fjalën e tij se dy vjet më parë Shqipëria ishte një vend me shkallë të lartë korrupsioni dhe të krimit. Këto ishin dy faktorë që pengonin investimet, porn ë dy vite janë vendosur para ligjit 204 grupe kriminale dhe para gjykatësve 850 anëtarë të këtyre grupeve.
Kryeministri shpjegoi lehtësitë e krijuara për biznesin si dhe uljen e ndjeshme të taksave.
Shqipëria ka burime të mëdha natyrore dhe kosto të ulët të punës, tha kryeministri gjatë fjalës së tij. Ai ka shpjeguar se për shkak të reformave të ktyera dy vitet e fundit ka ndryshime tepër positive në sektorin e ekonomisë. Në dy vjet edhe turimzi është rritur me 70 përqind u shpreh ai.
Gjatë konferencës ambasadori gjerman në Tiranë ka theksuar se biznesi gjerman ka nisur të bëhet gjithnjë e më present në Shqipëri. Ai ka vlerësuar përpjekjejt shumë positive të qeverisë shqiptare në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Megjithe rrespektin per Kryetarin e Qeverise se Shqiptareve, por te thuash qe Shqiperia eshte vend i pershtatshem per investime eshte tmerr.
Nuk dua realisht te ironizoj, por eshte e pamundur te besh nje reklame te tille, te nje sherbimi qe ti nuk ke.
Perpara se te flitet per korrupsionin dhe investimet, qeveria shqiptare duhet te garantoje infrastrukturen (rruge transporti, elektricitet, uje).

Nuk e di nese Berisha u beson me verte ketyre gjerave, apo realisht i mungon nocioni ekonomik i gjerave!

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Kjo eshte vetem nje nga anet e psikologjise se Kryeministrit tone dhe besoj se e ka nga koha kur ishte sekretar i Partise se Punes dhe kur u fliste studenteve per arrtijet e medha qe arrinte partia ne vjeljen e pambukut.

Prej disa javesh, ne Businessweek, Ministria e Tregtise se Maqedonise publikon nje raklame shume te thjeshte kur permend me pika avantazhet dhe anet pozitive qe ofron ky vend per investitoret e huaj! Pothuajse ne te gjitha pikat (duke filluar me infrastrukturen etj) qendron me mire se ne! Mbase Berisha ka thene se mes nesh dhe Moldavise, Shqiperia eshte vendi me i mire per investime.

mostro

Putraku
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Kryeministri yne asht toc besa...ku mush ai..ka qene tere jeten mjek, masnej langaraq politike. Ai ndoshta asht i drogum...per cfare investimesh e ka fjalen? Kujt po i drejtohet? Kujt i intereson te investoj? cfare ka nevoj ke vend qe te investohet? A ka nai plan ky trapi apo ashu kot..kercen direkt ne konkluzion pa e pat iden se cfare flet. Kercen direkt te investimet...ka me u rrezu se nuk ka pik drite knej nga lagjia ime...shqiperia vend 1 euro ishte motoja para nje viti...sa euro u kane mledh der tashi? Shqiperise qe te behet nje vend per te qene i duhet nje vit e gjysem...Politikanet tane per te prek njerin vesh me dor, kalojne doren poshte shalve...Me kujtohen ato filmat shqipetar te komunizmit...plani u rrealizua 100%, detyra e posacme u krye, forcat tona, arritjet ushtarake, plani tejkalohet...Se per ca u bente fjale nje zot e di...Sala asht student dhe pjelle e komunizmit derisa te jete ne qeverri vetem kshu lloj traplliqesh keni me nigju...Tosi mashtrus, socialistet qener me bisht nder shal, pjesa tjeter e politikes asht e marume dhe e pa shprese,...

Amor mer cuna me zgjidhni mu kryeminister dhe keni me pa se cer do i punoj ekonomis se shqipnis..

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Mashtrimet "1 euro" te Berishes

Mentor Kikia

Shqipëria një Euro". Ishte kjo nisma e qeverisë,
e cila pushtoi vëmendjen e biznesit,
mediave dhe publikut të gjerë në muaj majqershor
të këtij viti. Kryeministri Berisha, me
vendosmëri e plot siguri deklaroi se toka do t‘u jepet
për investime të huajve me çmim një euro, uji sipërmarrjeve
industriale që e përdorin atë si lëndë të parë.
Investitorëve të rinj do t‘u shiten ndërmarrjet vjetra,
që do t‘i rigjallërojnë, po për një euro. Lëvizja më e re
e qeverisë, sipas Kryeministrit, do të krijonte një
frymëmarrje të re ekonomike dhe do të nxiste investimet
e huaja e të brendshme. Deklaratat e tij krijuan
jo pak pështjellime. Opozita kundërshtoi, duke thënë
se kjo rrezikonte të nxirrte në treg vendin me një çmim
qesharak. Analistët u shqetësuan se me këtë nismë,
të huajt do të vinin e të blinin copa Shqipërie gjoja për
investime. Të tjerë e mirëpritën dhe biznesi u gëzua
për okazionin e madh që po i jepte qeveria sipërmarrjes
private. Por tashmë, pas gjashtë muajsh, na doli
se i tërë ky debat, ky angazhim politik, mediatik e populist
ishte tërësisht i kotë, tërësisht bosh e pa produkt.
Kryeministri ynë na e futi. Ai nuk e kishte pasur seriozisht
atë që tha. Thjesht, duhej të thoshte një gjë të
madhe dhe e tha. Ndërsa të gjithë ne të tjerët, si në
fabulën e budallait që hedh gurin në pellg, vrapuam
ta komentojmë, ta vlerësojmë, ta analizojmë e të
bëjmë llogaritë se çfarë fiton e çfarë humb
ekonomia e republikës sonë nga kjo. Por
Kryeministri ynë kishte bërë një nga ato
deklaratat dhe premtimet e pastudiuara,
që i lëshon në mbledhjen e qeverisë, në
salla konferencash apo tryeza partish.
Ndërsa ne e besuam, sepse ne duhet ta besojmë
atë, sepse ai është Kryeministri ynë
dhe shumica e shqiptarëve i besuan atij
drejtimin e vendit. Por mesa duket ka një
problem të vogël. Të gjithë ne e dimë se
zoti Berisha është Kryeministri ynë, ndërsa
i vetmi që nuk e di këtë, është vetë Berisha.
Ai ende interpreton opozitarin, politikanin
që nuk mban përgjegjësi për premtimet
që bën, pasi qeveria i përket tjetër
kujt. Berisha flet sikur të jetë ende në fushatë
elektorale. Ai vetëm lëshon deklarata
apo direktiva, njerëzia merret disa ditë
me ato që thotë ai dhe kaq. Pastaj vjen
deklarata e radhës dhe gjindja sërish
magjepset e grindet mes vetit. Dhe kështu
u bënë dy vjet e ca...
Është vërtet e paprecedent. Është një
gënjeshtër e madhe, e bërë para dhjetëra
kamerave, e përsëritur dhjetëra herë dhe
e debatuar qindra herë. U desh reagimi i
një bashkësie industrialistësh që ne të rikthehemi
sërish tek kjo temë. "Kryeministri
na tha se uji industrial do të jetë 1 euro.
Ndërsa ne paguajmë 100 mijë euro", -
thanë ata dhe akuzuan për këtë Ministrinë
e Mjedisit që nuk e zbaton këtë vendim të
qeverisë. Një ditë më pas, dikasteri i Xhuvelit,
për t‘u mbrojtur, zbuloi gënjeshtrën
e madhe. "Nuk ka vendim qeverie", - tha
zëdhënësi i Xhuvelit. Ajo ishte thjeshtë një
deklaratë. Ky është një nga mashtrimet më
të mëdha të Kryeministri tonë, por jo i vetmi. Në çdo mbledhje qeverie ai mban fjalime. E keni
dëgjuar kur thotë se "duhet bërë kjo e duhet bërë ajo,
do të bëhet kjo e do të bëhet ajo". Kështu thoshte ai
edhe kur ishte në opozitë. "Duhet bërë"... po kush do
ta bëjë, kujt ia kërkon Kryeministri ynë këtë? Kur ishte
në opozitë ia kërkonte qeverisë dhe mirë bënte, po
tani? A nuk është pikërisht ai që duhet t‘i bëjë ato që
kërkon vetë? Fjalimet e tij propagandistike i ngjajnë
fjalimeve elektorale për rritje pagash, ulje taksash,
ndërtime shkollash e spitalesh dhe krijim të vendeve
të reja për punësimin e të papunëve. Kryeministri ynë
harron se ai është në atë karrige për të marrë vendime.
Ai nuk duhet të dilte para kamerave e të fliste për nisma
një euro e një dollar, por të dilte të deklaronte pikërisht
vendimin që e zyrtarizonte këtë nismë, ku sanksionohet
pikërisht ulja e çmimit të ujit, truallit dhe karakatinave
industriale për investuesit. Ai nuk duhet
të dalë para kamerave e të mbajë leksione për
mbrojtjen e mjedisit apo të kërcasë dhëmbët për korrupsionin.
Ai duhet të dalë e të njoftojë pikërisht vendimin
e qeverisë për mbylljen e të gjitha shoqërive
që prodhojnë lëndë ndërtimi në lumenj, duke shkatërruar
mjedisin. Ai nuk duhet të mbajë leksione
për rëndësinë e pyjeve, por të njoftojë vendime për
bllokimin e punishteve kontrabandë të drurit në pyje
që po shkretojnë malet. Por, nga e thëna në të bërë
është një rrugë e gjatë - thotë populli, ndaj Kryeministri
ynë i bie për shkurt. Lëshon deklarata kuturu, e
njerëzia ushqehet me to disa javë rresht
derisa atij t‘i pjellë mendja diçka të re.
Do të ishte vërtet e rëndë që një
gazetë t‘i drejtohet Kryeministrit të vendit,
në mënyrë të drejtpërdrejtë, pikërisht
kështu:
Zoti Kryeministër, ju po gënjeni! Ju po
mashtroni publikisht!
Diku gjetkë, një gazetë do të mendohej
gjatë para se të botonte të tilla akuza. Po
ashtu, diku gjetkë, një Kryeministër do të
ndjehej keq kur t‘i lexonte këto akuza dhe
do të reflektonte padyshim para tyre.
Padyshim që edhe "Shqip" është konsultuar
me "arkivat" para se të botojë një
akuzë të tillë. Ne u jemi referuar deklarimeve
të Kryeministrit tonë që nuk janë
zbatuar. Nuk po u referohemi këtu premtimeve
të bëra gjatë fushatës, pasi e kemi
pranuar të gjithë aforfe, që në fushatë të
gjithë politikanët të gënjejnë sa të
munden. Ne u jemi referuar premtimeve
dhe deklaratave të tij në cilësinë e Kryeministrit,
për të cilat ne nuk mund të biem
kurrë dakord që të jenë gënjeshtra e mashtrime.
Por në të vërtetë, ato ashtu kanë rezultuar.
Pikërisht për këtë arsye ne i japim
një mijë herë të drejtë vetes ta denoncojmë
Kryeministrin tonë për gënjeshtrat që ai
na ka bërë. Nuk e akuzojmë për "autoritarizmin"
apo "pushtim të shtetit", por për
premtime të pambajtura, pra për gënjeshtra.
Ne gazetarët e ndjemë për detyrë ta
bëjmë këtë, por njëkohësisht edhe duhet
të reflektojmë. Ne nuk duhet t‘u bëjmë më
publicitet deklaratave me "do të ..." që
dalin nga zyra e Kryeministrit. Lajm, i mirë
apo i keq nga Kryeministria është vetëm ai
që mban titullin "Vendim".

Hellena

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

E si mund te jete vend i pershtatshem kur asnje nuk guxon te investoje , bukuria natyrore ekziston por nuk ekziston siguria dhe mbeshtetja nga institucionet perkatese ...

Jam dakort me ate qe thote Putraku , qe asgje nuk ka ndryshuar nga sistemi komunist , e njejtja forme qeverisjeje behet dhe sot e veshur me petkun e fjales "demokraci" .. te njejtat njerez , pjella e dikurshme ..

Vendi me i suksesshem ne bote qe ka arritur te vere ne praktike shume nga teorite e sistemeve te qeverisjes te filozofeve te njohur te botes dhe ja ka dale me sukses eshte Amerika ....aty demokracia ka arritur nivele zhvillimi dhe prandaj dhe kane pasur sukses ...

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Por edhe sikur të ketë ndonjë aq të guximshëm me venos me investu ktu, ja rrjepin brekët nëpër ministrira para se me mor lejen.

P.S. A egziston mundësia në Shqipëri që një kompani private të marrë me konçesion një hidrocentral dhe ta përdorë energjinë për nevojat e veta?

P.S. Jo se kjo është një zgjidhje e mirë por për interesat e mia të ardhshme mund të jetë një opsion ...

Al-Punk

Still here
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Kondra,
Di qe ka disa inisiativa (ne leter te pakten) qe te nxitet cdo lloj inisiative biznesi ne drejtim te krijimit te burimeve energjitike. Qe do te thote nese ke mundesi te krijosh nje miniHidro central (ne ndonje cep te malesise) apo te ngjashme, Min e Energjitikes te mirepret dhe te garanton shume gjera (shitjen e energjise direkt).

MLK

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Problemi eshte se Shqiperia del qe ka zbritur vende mbrapa ne listen nderkombetare per sa i perket korrupsionit, sigurise ne biznes, te drejtes se fjales dhe mediave, per sistemin e drejtesise nuk eshte ndermare asnje reforme, dhe raportet kryesore me te fundit nga organizma si Banka Boterore apo Fondi monetar jane negativ.

Berisha harron se kur afirmon diçka duhet dhe te argumentosh me prova ate çka afirmon, perndryshe deklarata mbetet fantaziste e nuk beson njeri. Ne rastin koknret, fatkeqesisht provat tregojne te kunderten e asaj qe deklaron Berisha.

Shqiperia eshte nje treg i vogel e me nje imazh teper negativ ne syte e Evropes, po dhe nese do to ishte e kunderta, nje biznesmes normal, perpara se te vije ne Shqiperi, pikesepari do te lexoje raportet e ministrise se jashteme te vendit te vet, me pas do te mare kontakt me ambasaden e tij ne Shqiperi e me pas do studjoje terrenin ne baze te nje biznes plani.

Problemi eshte se pasi te lexoje raportet, shancet qe biznesmeni te filloje te beje nje biznes plan reduktohen thuajse ne zero, pasi ne ato raporte thuhet komplet e kunderta e deklaratave de Berishes, dhe ndryshe nga "simpatizantet" e verber te PD-se, biznesmeni gjerman beson ne raportet serioze e te bazuara ne fakte te shtetit te tij, e jo ne deklaratat mashtruse te Berishes.

Me ligj ne perendim, nese nje kompani hedh ne treg nje publicitet te rreme, denohet rende nga shteti.
Diten kur ne Shqiperi, kryetari i qeverise do te denohet me ligj nese mashtron, do te na kurseje dhe ne nga budallalliqe te tilla.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Originally Posted By: Mandi

Kondra,
Di qe ka disa inisiativa (ne leter te pakten) qe te nxitet cdo lloj inisiative biznesi ne drejtim te krijimit te burimeve energjitike. Qe do te thote nese ke mundesi te krijosh nje miniHidro central (ne ndonje cep te malesise) apo te ngjashme, Min e Energjitikes te mirepret dhe te garanton shume gjera (shitjen e energjise direkt).

Të ndërtosh vetë një HEC dhe të blesh energjinë? Nuk më duket propozim serioz ky. Nëse dikush ndërton një HEC me paratë e veta, minimumi që pret është të shfrytëzojë për një farë kohe relativisht të gjatë këtë burim. Ndryshe, Ministria e energjetikës të fillojë të marrë para hua nga BB se nuk ka ku gjen tjetër.

Mendoja se nëse ndërtohej një HEC nga një privat, ky mund të përfitonte për vete dhe një pjesë të energjisë duhej t'ja shiste shtetit me një çmim të ulët dhe kjo për një periudhë jo më të gjatë se 99 vjet (periudha mund të jetë më e shkurtër në varësi të shumë faktorëve të tjerë).

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Me duket se eshte e mundur dhe mesa di, firma VeVe ka disa hidrocentrale te vegjel me koncesion...

PetritKola

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Ne vitin 1983 sherbimi sekeret francez ja shiti Berishen atij serb. E vertet apo jo?

Investime... po investime ne dobi te shqiptareve.

E provova une. Vajta ne Shqiperi dhe e provova.

mostro

Putraku
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Originally Posted By: MLK

po ddim, nese nje kompani hedh ne treg nje publicitet te rreme, denohet rende nga shteti.
Diten kur ne Shqiperi, kryetari i qeverise do te denohet me ligj nese mashtron, do te na kurseje dhe ne nga budallalliqe te tilla.

Or ti mik po ti a e din se vetem tre jave para sefirmat piramidale falimentuan ne 97, Sali Berisha deklaroi se paret dhe veprimtaria e firmave ishte teper e rregullta dhe te garantuara nga shteti...xhajet e mi kur nin kto llafe, edhe pse komunista den baba den pri tirone, vajten me vrap ene i poftasen ato pak pare qe kishin....Jo vetem aq, por u hapen gjithe ato depo dhe u vrane mijera dhe kti kllufit president asokohe nuk i hyni as edhe nji gjemb ne kemb...ti na tregon denimet europiane ndaj rrenave.
Dikur Enveri thoshte "Hani bar dhe mos na cani drrasat", kurse ky Enveri demokrat po ta thote troc "mos na cani drrasat" As bar nuk ofron.... Jo se nuk do me na ofru bar por nuk di i shkreti..o i pa shkolle...zemren e ka te bardh ama s'mush....:)

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Originally Posted By: PetritKola

Ne vitin 1983 sherbimi sekeret francez ja shiti Berishen atij serb. E vertet apo jo?

Vallahi s'di gje...

O Petrit, ti je shume enigmatik me keto deklaratat madhore qe ben, na sqaro dhe neve, mos na ler injorante: Ti di gje vertete apo je kshu, i fandepsur pas konspirancioneve greko-sllavo-turke?

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

padyshim qe jemi atraktiv per bizneset e huaja pasi jemi ne zemer te evropes me paga te ulta,taksa te ulta,qeraja eshte ose e ulet ose zero,kemi dalje ne det dhe port qe mund te lidhemi me rruge detare si edhe lidhje rrugore nga porti dhe autostraa te shpejta pengese jane imazhi i keq, pasiguria politike, tregu i vogel etj

MLK

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

Originally Posted By: Kondra

Originally Posted By: Mandi

Kondra,
Di qe ka disa inisiativa (ne leter te pakten) qe te nxitet cdo lloj inisiative biznesi ne drejtim te krijimit te burimeve energjitike. Qe do te thote nese ke mundesi te krijosh nje miniHidro central (ne ndonje cep te malesise) apo te ngjashme, Min e Energjitikes te mirepret dhe te garanton shume gjera (shitjen e energjise direkt).

Të ndërtosh vetë një HEC dhe të blesh energjinë? Nuk më duket propozim serioz ky. Nëse dikush ndërton një HEC me paratë e veta, minimumi që pret është të shfrytëzojë për një farë kohe relativisht të gjatë këtë burim. Ndryshe, Ministria e energjetikës të fillojë të marrë para hua nga BB se nuk ka ku gjen tjetër.

Mendoja se nëse ndërtohej një HEC nga një privat, ky mund të përfitonte për vete dhe një pjesë të energjisë duhej t'ja shiste shtetit me një çmim të ulët dhe kjo për një periudhë jo më të gjatë se 99 vjet (periudha mund të jetë më e shkurtër në varësi të shumë faktorëve të tjerë).

Kjo puna e Mini Hidrove, dmth centrale me te vogla se 5 MW eshte nje nga farsat me te medha.

Nese lexoni ligjin shqiptar, shteti shqiptar nuk garanton asnje gje, ose po themi me saktesisht qe garanton shitjen me çmimin e tregut /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif Problemi eshte se ne Shqiperi, nuk ka treg energjie, pasi eshte monopol i te vetmin operator qe quhet KESH dhe eshte kompani shteterore.
Pra ne Ministrine e energjitikes "specialistet" nuk kane parashikuar asnje formule se si mund te llogaritet çmimi i shitjes se energjise. E thene ndryshe, nese dikush do te mari kredi ne nje banke (ashtu siç ndodh ne çdo projekt normal) e ka te pamundur qe ta mari, pasi ne biznes planin e tij, i mungon pjesa kryesore, shifra, pra kthimi i investimit.

Se dyti, ne ligjin per dhenjen me koncesion, (me pelqen shume ky term /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif dhe vet nuk e kuptoj se ç'fare jep shteti me koncesion ne kete rast, pasi e vetmja gje eshte uji e normalisht per kete behet marveshje per ujin, pra paguhet nje qera vjetore per shfrytezimin e ujit si pasuri natyrore, pjesa tjeter, toka, pajisjet...jane te gjitha prone dhe kapital i kompanise qe ben projektin) shteti shqiptar nepermjet Ministrise se Ekonomisenuk jep asnje garanci per ujin e lumit apo te perroit ku ngrihet hidrocentrali, asnji dhe nuk mban asnje lloj pergjegjesie, nese dikush nderhyn ne ne shtratin e lumin e devijon apo perdor ujin e tij per qellime private /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif

Ne kete rast, "specialistet" e Ministrise, thone se kompania koncesionare, duhet te padise ne gjykate palen tjeter, e kjo nuk eshte obligim i shtetit.

E thene ndryshe, shteti shqiptar, i ve 100 kushte e obligime nje investitori per ti dhene me koncesion nje hidrocentral, dmth vetem ujin, pasi asgje nuk egziston ne terren, e nese nje i trete nderhyn dhe devijon prurjet, shteti nuk mund te mbaje pergjegjesi, ne nje kohe qe kete uje ja shet aq shtrenjt /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Se dolem pak nga tema, po me keto "iniciativa" jane vetem trafikantet qe kane interes te pastrojne parate qe mund te marrin risqe ne investime me te tilla kushte, nje biznesmen normal nuk do te aventurohej kurre.

Pa shtuar ketu qe çdo koncesion per hidrocentrale, jo vetem qe nuk ndihmohesh ne Ministrine e Ekonomise dhe Energjitikes nga Genc Ruli, po te futen te gjitha brrylat per te te nxjerre nga loja, te kopjohet projekti qe ke paraqitur per tender dhe u shitet atyre qe kane paguar parate per te korruptuar.

Atehere, mendoj se Berisha i ka lene me goje hapur te pranishmit ne salle me deklaratat e tij, por realiteti shqiptar esht krejt ndryshe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për investim

thone qe te besh reklame per dicka nuk ka nevoje te besh apo te thuash gjithmone dicka te zgjuar por mjafton te terheqesh vekmendjen dhe berisha i terhoqi syte njerezve nga erresira tek iluzioni dhe shpresa, ky vuan nga nje sere sindromesh

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Originally Posted By: CeljanFr_all

padyshim qe jemi atraktiv per bizneset e huaja pasi jemi ne zemer te evropes me paga te ulta,taksa te ulta,qeraja eshte ose e ulet ose zero,kemi dalje ne det dhe port qe mund te lidhemi me rruge detare si edhe lidhje rrugore nga porti dhe autostraa te shpejta pengese jane imazhi i keq, pasiguria politike, tregu i vogel etj

Jo cdo postim duhet te jete reklame fallso alla-berishiane /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Hap syte, sic pretendon qe na i hapi neve Berisha /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

PetritKola

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

The Wanderer,

80% e ekonomise shqiptare eshte prone e grekerve.

TheWanderer

Primus registratum
Re: Berisha:Shqipëria vend i përshtatshëm për inve

Nuk te pyeta kete aspak /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Te pyeta, ke ndonje fakt qe ne 1983 Berisha, nga agjent i francezeve u be agjenti serbeve. A ke fakte per kete apo ia fut kot? Pergjigju vetem kesaj me fakte, jo kush zoteron ekonomine shqiptare. Dua te di sa te besueshme jane shkrimet e tua....

Al-Punk

Still here
Berisha "ok" amerikanëve për central bërthamor

Quote:

Shekulli Online
08-11-2007

Berisha njihet me një projekt që synon prodhimin e energjisë bërthamore në Shqipëri

Përfaqësues të kompanive amerikane "Westinghouse" dhe "Camozzi Holding s.p.a" kanë paraqitur projektin para qeverisë

Pasi i kanë raportuar për ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës, përfaqësuesit e "Camossi Holdin s.p.a" i kanë prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisë së tyre dhe "Westinghouse" (një kompani e njohur kjo në Amerikë për prodhimin e reaktorëve bërthamorë) për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore. Berisha pasi ka prezantuar situatën energjetike në Shqipëri, me programin dhe reformat që ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim, u ka bërë me dije përfaqësuesve të këtyre dy kompanive, se qeveria që ai drejton është e hapur për futjen e energjisë bërthamore në Shqipëri.

Pasi të vlerësohet dhe të studiohet në mënyrë të gjithanshme problemi, në kuadrin e përfshirjes së të gjitha alternativave për të siguruar energjinë elektrike në vend, do të konsiderohet edhe ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri. Në këtë kuadër, ka sqaruar më tej Berisha, qeveria do të përgatisë ligjin atomik sipas standardeve ndërkombëtare, do të ngrejë strukturat e kërkuara dhe procedurat e duhura. Për këtë qëllim, qeveria do të konsultohet dhe bashkëpunojë ngushtë me Agjencinë Bërthamore të Vjenës. Më tej, Berisha u ka bërë me dije përfaqësuesve se, Shqipëria do të vazhdojë të nënshkruajë të gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese të panënshkruara akoma; se Shqipëria do të krijojë të gjitha instancat rregullatore sipas standardeve të Komisionit të Energjisë Atomike të Sigurisë Nukleare, të sistemit të kontrollit dhe inspektorateve të sigurisë.

"Qeveria shqiptare e konsideron energjinë bërthamore si pjesë të diversifikimit të burimeve energjetike të saj. Ajo synon që në të ardhmen ta kthejë Shqipërinë, në një qendër prodhuese dhe eksportuese të energjisë në rajon",- ka bërë të ditur Berisha. Energjia bërthamore është vlerësuar si një nga burimet e reja të lëvizjes në botë, por nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka të vendosura rregulla strikte për vendet që përdorin këtë teknologji.

Cfare mendoni per kete fakt?
Ndoshta duhet diskutuar i ndare ne dy pjese.
1. Berisha thote PO per cdo ide te huaj ne Shqiperi
2. A jemi dakort per nje Central Berthamor ne Shqiperi

Top