BERISHA: RAMA NE PROKURORI, JO NE FUSHATE

Albinos

Primus registratum

E Merkure, 17 Shtator 2003

lol.gif

Prokuroria e Tiranes mori dje ne dorezim tre dosjet e para hetimore te opozites mbi perdorimin e fondeve nga Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Kultures, gjate kohes kur keto institucione jane drejtuar nga Edi Rama. Kryetari i selise blu Sali Berisha, tha dje se ekspertet e PD-se kishin perfunduar ekspertizen e dosjeve duke i paraqitur prokurorise nje material te plote mbi abuzimet qe Rama ka kryer gjate investimeve te ndryshme qe ka bere ne keto 5-vite. Sipas tij, opozita do te vazhdonte te denonconte vjedhjen dhe hajduterine edhe gjate diteve te fushates elktorale, pasi kjo nuk ishte propogande politike. "77 perqind e shqiptareve kane bindjen me te thelle se Edvini eshte hajdut, ka vjedhur dhe shperdoruar pasurite e tyre. Ne si opozite gjate 4 viteve te fundit jemi marre me korrupsionin me shume se me cdo gje tjeter, kemi bere nje beteje te pashembullt, nuk mund te them te persosur, sepse ketu nje rol te madh ka luajtur dhe luan shoqeria civile. Ne nje vend ku eshte i vendosur sistemi i korrupsionit, sic ka deklaruar BE-ja, jemi te vetdijshem se institucionet jane te paralizuara", tha Berisha. Sipas tij ky ishte perkushtimi i opozites ndaj shtetit ligjor. Ai i kerkoi prokurorise qe te vepronte, pasi gjithcka ishte e faktuar. Kreu opozitar duke iu referuar te dhenave te nxjerra nga ekspertet e selise blu, paraqiti fakte dhe shifra mbi restaurimin e fasadave te Ministrise se Mbrojtjes, te Privatizimit dhe Bujqesise, per te cilat jane shpenzuar 714 milione leke. Sipas tij, me shume abuzime ishin bere gjate restaurimit te fasadave te Ministrise se Mbrojtes, per te cilen jane shpenzuar 280.551.230 leke, ndersa per Ministrine e Rendit qe eshte 40 perqind me e madhe ne siperfaqe jane shpenzuar 163.334.260. Berisha vijoi me tej se dosjet qe ishin nen hetimin e opozites do t’i dergoheshin te gjitha prokurorise ne periudha te ndryshme kohore.

A.Rama

Gazeta "Koha Jone"
 
Albinos

Primus registratum
Re: BERISHA: RAMA NE PROKURORI, JO NE FUSHATE

Top