Berisha: Plotesojme kerkesen e PS

Albforumi

Primus registratum
Berisha: Plotesojme kerkesen e PS

imagebutton.gif

berisha-deklarimi1.jpg
Kryeministri Sali Berisha u shpreh gati per ta permbushur kerkesen e opozites per te patur shumicen ne komisionin parlamentar hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit.

Por ai shtoi se kutite e votimit nuk mund te rihapen, duke i sugjeruar Partise Socialiste qe ti drejtohet prokurorise per me te gjitha provat qe ka per abuzime me procesin apo vjedhje te votes.

Percaktohem te bej cdo leshim qe nuk cenon ligjet e vendit, po nese ne bejme kompromis per ti vene kazmen shtetit ligjor kjo eshte gjeja me e rende qe mund te bejme. Ftoj opoziten te vije ne kuvend dhe te kete shumicen ne komisionin parlamentar, tha Berisha.

Kryeministri i sugjeron opozites qe ne vend te protestave t’i drejtohet prokurorise duke i paraqitur te gjitha pretendimet qe ka per manipulime te zgjedhjeve.

Ne nje konference per shtyp, shefi i qeverise theksoi se asnje prej drejtuesve te shtetit nuk mund t’i vere ne diskutim vendimet e gjykates, ndaj prokuroria eshte zgjidhja e vetme.

“Nuk ecet perpara duke bere protesta. Une i sugjeroj Rames t’i drejtohet prokurorise, sepse ky institucion varet nga ligjet dhe ne baze te argumentave te paraqitura mund te hape hetimet”, u shpreh Berisha.

Kryeministri edhe sot shfaqi qendrimin e palekundur ne lidhje me pretendimet e opozites, duke thene se i ofron asaj gjithe mbeshtetjen qe kerkon, por pa shkelur ligjet e vendit.

Rama: Duam shumicen ne Komision

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, deklaroi mbreme se Partia Socialiste eshte gati te kthehet ne kuvend nese do te kete shumicen ne komisionin hetimor parlamentar.

Rama ishte i ftuar ne emisionin Top Story ku tha gjithashtu se do ti propozoje asamblese socialiste bojkotin edhe te zgjedhjeve te pjesshme lokale.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4786. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4786

Top