Berisha: Pikat e programit tim qeverisës
Kryeministri paraqet objektivat e koalicionit për katër vitet e ardhshme</p>
Brenda një ore e gjysmë, Kryeministri Berisha u ka bërë të ditur deputetëve të Kuvendit, opozitës dhe gjithë shqiptarëve programin mbi të cilën do të bazohet puna e qeverisë së tij për katër vitet e ardhshme. Kryefjala e këtij programi ka qenë realizimi i reformave të mëdha për ti lehtësuar rrugën Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se për të realizuar ëndrrën e çdo shqiptari për Shqipërinë europiane kësaj qeverie i duhet të vërë në zbatim një projekt shumë kompleks dhe të vështirë. Duke i kujtuar qeverisë, Kuvendit dhe mbarë shqiptarëve se ëndrra europiane nuk është e lehtë, Berisha është shprehur se “Shqipëria europiane nuk është një bulevard i shtruar për ne, është një ëndërr e bukur, por shndërrimi i saj në realitet është një univers i tërë reformash, ndryshimesh, që duhet tu garantojmë qytetarëve shqiptarë”. Duke detajuar programin e tij, Berisha ka theksuar se gjatë këtij mandati katërvjeçar, duke ecur në rrugën e katër viteve që sapo u mbyllën, kjo qeveri do të vërë në zbatim reformat e mëdha institucionale, kushtetuese, do të respektojë të drejtat e pushteteve, të minoriteteve dhe të drejtat e çdo qytetari. Berisha ka premtuar se ashtu si katër vjet më parë edhe në këtë mandat të ri qeveria e tij do të jetë një qeveri në dietë, duke shkurtuar shpenzimet operative deri në 25%, pasi ai shumë shpejt do të propozojë në Kuvend miratimin e ligjit për heqjen e disa favoreve të administratës dhe do të luftojë me zero tolerancë korrupsionin dhe kjo do të bëhet me dixhitalizimin e sistemit online, një prej rrugëve më efikase për të luftuar këtë fenomen negativ. Berisha ka premtuar shndërrimin në realitet të premtimit të bërë gjatë fushatës elektorale për hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punë. Kryeministri premtoi që në 6 qarqe të vendit do të ndërtohen vepra energjetike dhe parqe industriale, si edhe do të stimulohen projektet e hidrocentraleve të vegjël. Kreu i qeverisë premtoi se do të shfrytëzohen të gjitha burimet energjetike, deri tek ato nukleare, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend kryesor të prodhimit të energjisë elektrike. Por ai ka premtuar se për çdo projekt që do të stimulohet, qëllimi kryesor do të jetë ruajtja e normave mjedisore. Përmirësimi i sistemit shëndetësor do të jetë një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Berisha tha se “reforma në shëndetësi është reformave e të gjitha reformave. Shqipëria do të ketë sistemin më modern dhe funksional, duke pasur në themel baza të sigurta”. Gjithashtu, Berisha premtoi mbulim të shpenzimeve shëndetësore për shtresat e varfra, ndërsa do të ketë një shërbim mjekësor shumë më të kujdesshëm për qytetarët shqiptarë. Berisha tha se ne ia dolëm të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve, të shtojmë numrin e shkollave, të shtojmë numrin e studentëve dhe nxënësve, por këto janë vetëm një bazë solide për shkollimin e fëmijëve tanë. Ai konstatoi se qëllimi është arsimimi i brezit të ri, ndërsa buxheti për arsimin do të shtohet. Kreu i qeverisë theksoi se lufta kundër alfabetizmit do të jetë alfa e punës sonë në sistemin arsimor, premtoi Kryeministri, duke shtuar se një shoqëri më e shkolluar është një standard më tepër për integrimin e vendit. Lufta ndaj varfërisë është një tjetër prioritet i kësaj qeverie. Sipas Berishës, masat kundër varfërisë janë jetike, ndaj punësimi është zgjidhja e vetme për luftimin e këtij fenomeni. Berisha insistoi se gjatë këtyre katër viteve “do të synojmë rritjen e nivelit të jetesës së shqiptarëve dhe rritjen e të ardhurave ditore në 2 dollarë në ditë. Qëllim do të jetë barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit”. Zgjidhja e çështjes së pronave është sërish edhe në këto katër vjet prioritet i kësaj qeverie. “Ne premtojmë rritjen e kompensimit financiar dhe fizik për ish-pronarët, si edhe kthim në tokë për ato raste që është e mundshme”, u shpreh Berisha. Berisha tha se reforma institucionale është një tjetër objektiva madhor i kësaj qeverie, ku do të bëjë pjesë reformimi i sistemit gjyqësor, i sistemit të akuzës, rregullimi i marrëdhënieve mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, reformimi i sistemit policor, duke iu ardhur në ndihmë uniformave blu, përmirësim të sistemit të përmbarimit, si shtetëror ashtu edhe privat etj. Kryeministri u shpreh se do sjellë në Kuvend ligjin për transparencën e plotë të financimit të partive politike, heqjen e imunitetit të ministrave dhe deputetëve, si edhe do kërkojë miratimin e një ligji, ku i jep ILDKP-së mundësinë për hetimin e pasurive të të gjithë zyrtarëve. Stabiliteti makroekonomik do jetë një nga objektivat më madhorë të qeverisë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22447. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22447