BERISHA, NJERIU I KRIMEVE TE RENDA
BERISHA, NJERIU I KRIMEVE TE RENDA
Egla Nasi
Kryeministri Nano me socialistet e qarkut te Lezhes, godet ashper liderin e PD-se Sali Berisha. "Berisha eshte akuzuar disa here edhe ligjerisht, si pergjegjes per krime te renda ne Shqiperi, megjithate une dua ta qetesoj se gjykata e krimeve te renda nuk eshte ndertuar per Berishen", tha Nano duke iu referuar reformave te ndermarra ne mbledhjen e fundit te qeverise. "Thashetheme ne foltoret e parlamentit", "humbje e terrenit per pushtet" dhe nje "i semure qe nuk mund ta pertype me qetesi nje gje te tille", "kenaqet dhe kendon mbi germadha si gjeli maje plehut", i cilesoi ai deklaratat e Berishes, duke e garantuar liderin opozitar, se me strategjine qe po ndjek, do te rrije per shume kohe ne opozite. "Ne kemi te dhena te mjaftueshme, se kjo propogande e opozites vendase eshte e semure edhe gjeografikisht, edhe politikisht. Prandaj opozita eshte ne vitin e gjashte te "lulezimit" ne opozite", tha Nano perpara socialisteve ne mbledhjen me strukturat e partise.
"Me lejoni te them edhe kete koment te Fatos Nanos per zotin Berisha. Ai nuk do ta kuptoje se Fatos Nano eshte drejtues i Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe i maxhorances se votuar shqiptare. Pavaresisht se mund te kem shtate muaj qe drejtoj qeverine, kam 12 vjet qe drejtoj PS-ne, drejt progresit euroatlantik dhe gjashte vjet qe drejtoj maxhorancen ne nje qeverisje qe konfirmohet nga zgjedhesit", tha Nano.
Ne fjalen e tij, e cila ishte nje pergjigje ndaj taktikave dhe deklaratave te Berishes sidomos gjate diteve te fundit, Nano nuk e la menjane edhe ironine. Madje, ai pranoi sfidat, por tha se ato ishin te gjitha te shkruara ne programin e qeverise se tij, miratuar perpara shtate muajve ne parlament.
"Nuk eshte faji jone qe ndokush prej tyre, i mbajtur skllav i politikes se vjeter nga Berisha nuk vjen te takohet, (shpresoj te takoj sot Kryebashkiakun e Shkodres) dhe te fitojme se bashku nje ndeshje kombetare kunder Rusise, se ndeshjet kombetare kunder Bashkimit Sovjetik i kemi fituar dhe prandaj mjaftojme te kujtojme qe investimet e planifikuara per veriun apo me sakte per njesite e ndryshme te qeverisjes vendore ne te gjithe trevat e veriut jane me te larta", tha Nano. Kryetari i PS-se tha se qeveria nuk do te beje gje per t'i mbyllur gojen opozites. "Por ne dime te rivotohemi", tha Nano, duke konfirmuar se nje gje e tille do te ndodhe edhe ne tetor te ketij viti ne zgjedhjet lokale. "Prandaj, ne vend qe te trajtojme me gjuhen, apo falsitetin e Saliut njeri-tjetrin le te edukojme njeri-tjetrin dhe vete Saliun, te respektojme politikat progresiste, dhe institucionet qe ndeshkojne ne emer te progresit dhe jo ne emer te interesave private", tha Nano, kesaj rradhe duke iu drejtuar te veteve brenda rradheve te Partise Socialiste.
"Per shkak te Saliut dhe jo tuajin po e perseris se jemi Partia qe i kemi dhene fund nje here e mir- (prandaj e permenda Bashkimin Sovjetik me pare), diskriminimin, apo eleminimin Stalinist dhe primitiv te njerezve, te subjekteve, te komuniteteve dhe te trevave qe pretendon te rivendosi ne Shqiperi, Sali Berisha", akuzoi Nano kryetarin e opozites.