Berisha: "Një foto e sarajeve të Kokëdhimës e Ramës në Qeparo, 20 m larg detit"

Universal

AnonymouS
FOTO Berisha denoncon Ramën dhe Kokëdhimën: Ja sarajet në Qeparo

attachment.php


Tiranë -Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar me foto, disa ndërtesa në breg të detit në Qeparo, duke thënë se janë sarajet e Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima, ngritur vetëm 20 m larg bregut të detit.
“Ja si e mbrojnë Rama – Kokëdhima mjedisin! – shkruan ai në Fb. – Në Qeparo, vetëm 20 metra nga buza e ujit, sarajet e tyre zmadhohen çdo ditë! Shih foton!
Në foto keni sarajet Rama – Kokëdhima në Qeparo, njera hyrje e të cilave është vetëm 20 metra nga buza e ujit. Ky ndërtim është në kundërshtim flagrant me ligjin e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të rezervave ujore, me ligjin e planifikimit te territorit dhe atë të vlerësimit të ndikimit në mjedis si dhe me planin rajonal të bregut të jugut dhe planin vendor të Bashkisë Himarë.
Për këtë ndërtim, që lartesohet dhe zgjerohet çdo ditë, ka dy vendime për prishje nga INUK, por ai mbrohet nga Qeveria.
Mbrojtja e mjedisit, – shkruan Berisha më tej, – është mbrojtje e shëndetit dhe e jetës tonë dhe brezave që vijnë. Ndaj dhe krimet e mjedisit janë vërtetë krime të rënda, por në Shqipëri krimineli numër 1 i mjedisit është vetë Edi Rama. Të besosh se Rama mbron mjedisin, është njëlloj si t’i besosh rrethit katror!”

ar.sh/Oranews.tv
 

Universal

AnonymouS
Ne keto 24 vjet e gjithe Shqiperia u "ndertua" pa leje, c'ka do te thote se u be rrumpalle qellimisht per t'u vjedhur gjithcka dhe qe prona te mos shkoje tek i zoti por tek me i forti, servili dhe militanti qe i sherbeu partise-pushtet. Njerezit e ndershem jane me te persekutuarit pas 24 vitesh. Kjo eshte supa qe ju te gjithe gatuat si klase politike. Z. Berisha, Rama. Meta e te tjere, ndergjegjesohuni nje here te pakten dhe largohuni nga skena politike. Populli eshte ne grahmat e fundit te varferise. Koha tregoi se keto 24 vjet u pasuruat vetem ju dhe kasta juaj. Nuk kerkojme as hakmarrje, as burgje per ju, vec largohuni. Mjafte me! Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret.

Edi.
 

sohapearl

Primus registratum
Parti ordineresh PD-ja n vend qe te punoje per interesat komtare,intrigon e merret me qeshtje private te nje ministri. Sa shume paska vuajtur kjo parti per te bere SHOW para médias !e kan kthy edhe kuvendin, si kshilli lagjes si dikur n komunizem.vetem atje te behej biografia apo numerimi i lugeve dhe pirunjeve, qe ti kishe n shtepi.
 

Al-Punk

Still here
Parti ordineresh PD-ja n vend qe te punoje per interesat komtare,intrigon e merret me qeshtje private te nje ministri. Sa shume paska vuajtur kjo parti per te bere SHOW para médias !e kan kthy edhe kuvendin, si kshilli lagjes si dikur n komunizem.vetem atje te behej biografia apo numerimi i lugeve dhe pirunjeve, qe ti kishe n shtepi.
Epo e kanë kuptuar që në një vend injorantesh, duhet SHOW politik, shpifje, e lavazh truri
 

scadarsko

Locus omnem
Ku ka bere dnoncim sali berisha, ne policine e shtetit?po face book nuk zgjidh problème te tilla.sa mire berisha, se dija qe fotografoka kaq mire. Tani e tutje berisha te antarsohet tek shoqata e paparazi.
 
Top