BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

nik nika

Primus registratum
BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

Megjithese camet nuk kane as ndihmen me te vogel nga shteti shqiptar, per ta shpresa nuk ka humbur dhe nuk do te humbe deri ne zgjidhje te ketij problemi.Lajm pozitiv ka ardhur nga BE . Ka qene funksionari Dirk Lange, i ngarkuari i komisionerit per zgjerim i BE-se Olli Rehn qe nepermjet nje letre derguar krereve te partise per drejtesi dhe integrim sqaron pozicionin e europianeve per ceshtjen e popullsise came.
"Komisioni e njeh ceshtjen relative te popullates came dhe aq me shume eshte i informuar per ceshtjet qe i perkasin te drejtave te anetareve, ne vecanti te drejtave te pronave te paluajtshmete konfiskuara ne fund te luftes se dyte boterore. Komisioni konsideron se kjo ceshtje eshte esencialisht e natyres se marredhenieve dypaleshe midis shqiperise dhe greqise" - thuhet ne pergjigje derguar ne adrese te partise per drejtesi dhe integrim.
Ne leter sqarohet me tej " se komisioni do te vazhdoje te ndjeke me kujdes zhvillimet e situates dhe do te vazhdoje gjithashtu te mbeshtese nje perparim te dialogut midis dy vendeve derisa te gjendet nje zgjidhje adekuate e kesaj ceshtje"

Ndersa minoriteti grek gezon te gjitha te drejtat e me shume se ci takon , popullsia came nuk ka as nje lloj perkraje nga shteti shqiptar qe ne kete rast te turpshem nuk zbaton as kushtetuten , per kerkimin e te drejtave te gjithe shqiptareve kudo qe jane.
 

eddantes

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

askush ste fal gje po s ja more or njerez......
 

MLK

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

Greqia: “Çështja çame nuk ekziston”


Altin Metaj

Athinë - “Çështja çame nuk ekziston” kjo është deklarata e bërë dje nga zëdhënësi i qeverisë greke Andonaros. Deklarata u bë dje në Athinë pas pyetjes së gazetarëve grekë në lidhje me protestat e çamëve në kufirin ndërmjet dy vendeve. Pyetjes së gazetarit grek se si i “komentoni provokimet e çamëve, të cilët kërkojnë dhe pretendojnë shtëpi dhe prona inekzistente në Greqi ai u përgjigj se: “Pozicioni grek në lidhje me këtë çështje është i njohur: çështja e pasurive që ngrenë disa, duke paraqitur disa argumente, është rregulluar me një sërë ligjesh të shtetit grek dhe vendime të drejtësisë greke. Për shtetin grek çështja “Çamëria” nuk ekziston”. Kjo nuk është hera e parë që qeveria greke bën një deklaratë të tillë. Çështja çame është hapur për herë të parë më 1999, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar të asaj kohe në Athinë, Ilir Meta. Kryeministri grek, Kosta Simiti, deklaroi atëherë se për Greqinë kjo është një çështje e mbyllur. Pronat e çamëve janë shtetëzuar me një vendim të shtetit grek të vitit 1940, sipas të cilit, nëse një pronë mbetej e braktisur për më shumë se 20 vjet, shteti kishte të drejtë ta shtetëzonte atë. Vendimi më i fundit i një gjykate greke për pronat e këtij lloji është dhënë në shkurt të këtij viti. Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë përfundimisht të drejtë shtetit grek që të shesë pronat e shtetasve grekë, por që kanë nënshtetësinë shqiptare. Sipas një vendimi, kjo gjykatë në shkurt të 2006-ës me vendimin e saj me numër 5/ 2006, i jep të drejtë shtetit grek që të shtetëzojë dhe më pas të shesë të ashtuquajtura “prona të armikut”, në qoftë se pronarët e tyre i kanë lënë ato të braktisura për një periudhë mbi 20-vjeçare.
 

MLK

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

Kjo qe ka bere shteti grek, shkel hapur te drejtat e njeriut pasi kemi te bejme me nje denim kolektiv e jo individual!
Mbi çfar baze mund te konsiderohet nje komunitet armik?!
Shteti amerikan rikuperoi token ne te cilen ndodhet sot ndodhet Ambasada amerikane ne Tirane, pasi kjo toke ishte konfiskuar e shtetezaur nga shteti shqiptar pas 1946!
Pra nje shkelje e rende e te drejtave te pronesise u vu ne vend.
Komuniteti çam duhet te padise shtetin grek ne gjykaten e Strasburgut pasi argumenti i dhene se ka pas vendim te shtetit grek juridikisht eshte i rrezueshem se shkel hapur te drejten e prones.
Nese shteti grek ka mare nje vendim i cili ka sjelle deme te renda financiare per nje komunitet, atehere kete duhet ta demshperbleje e kjo arrihet vetem nepermjet gjykatave nderkombetare.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Komuniteti çam duhet te padise shtetin grek ne gjykaten e Strasburgut pasi argumenti i dhene se ka pas vendim te shtetit grek juridikisht eshte i rrezueshem se shkel hapur te drejten e prones.

[/ QUOTE ]

interesante po kush do ta boj Lesi...? Berisha...? Nano...?

kush...?

per mendimin tim Parlamenti Shqiptar duhet te bashkohet si asnjeher per çeshtjen çame... te dergojn nje delegacion ne Strasburg te perber nga te gjith Partit Shqiptare aktuale qe sot jan ne Parlament dhe te ngrejn çeshtjen çame atje

mos harroni se ne tokat çame nuk lejohen ndertime kushtetuta Greke nuk e lejon kshuqe dhe kjo esht diçka pozitive per mendimin tim... kjo do t'thot qe heret apo von kto toka do te dorzohen

po kshu esht kur ke Parlamentar siç ka shteti Shqiptar mizerje te lind
 

MLK

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

Me pak zgjuarsi ka mundesi zgjidhjeje /pf/images/graemlins/wink.gif Nje avokat te mire apo kabinet avokatesh qe kane dhe lobby neper institucione (sigurisht duke u premtuar nje perqindje te pronave te kthyera) duke e mediatizuar me pas dosjen neper media evropiane (ka shume te tilla qe bejne reportazhe investigimi per probleme te ketij tipi e ndofta shume me delikate se ky).
Mos harrojme se individe shqiptar kane fituar gjyqe kundra shtetit grek ne Strasbourg, keshtu qe nje komunitet mund te arrije te njetin rezualtat.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

shtoj

qe te mos kerkojn demshperblim per kto vite qe kan kaluar

por thjesht pronar me plot kuptimin e fjales te pronave qe kan dhe nenshtetsin Greke do ishte zgjidhje shum e mir per Greket, Shqiptaret dhe mbi t'gjitha x çamet /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: BE pergjigje mbas greqise : Problemi Cam egziston

Njohja e prones eshte baza e çdo sistemi qe pretendon te jete sadopak demokratik. Si mund te ndeshkosh dike edhe me burg, edhe me konfiskim prone kur ate prone e ka te trasheguar?!
Shteti grek nuk mund te prtendoje qe keto prona jane konfiskuar nga shteti se çemerit kane qene armiq /pf/images/graemlins/laugh.gif pasi nese problemi pronave pretendohet te zgjidhet ne kete menyre, i bije qe shteti grek tu jepte prona ne 1840 gjate revolucionit grek, ku çemerit luftuan perkrah grekerve gjate revolucionit grek e dhane jeten per shtetin grek /pf/images/graemlins/booki.gif
 
Top