BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë

Albforumi

Primus registratum
BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë

Sezoni i ri i punëve në BE do të nisë me diskutime të nxehta për Kosovën. Bashkimi Evropian pajtohet që misioni i vet në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, raporton agjencia beogradase e lajmeve Beta.

Sipas kësaj agjencie, burime në Bruksel i kanë thënë se është vetë Kushtetuta e Kosovës që i mundëson një gjë të tillë EULEX-it. Zyrtarë të BE-së i referohen pikës së Kushtetutës që flet për pakon e Ahtisaarit dhe prezencën civile ndërkombëtare në Kosovë, për të justifikuar vendimet e EULEX-it.

Në kryeqytetin evropian e vlerësojnë si kruciale arritjen e kësaj marrëveshje si parakusht për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu atje thuhet se marrëveshja e tillë duhet të shikohet në prizmin e luftës kundër krimit të organizuar.

I dërguari i posaçëm i BE-së në vend, Pieter Feith, është nisur në Bruksel për këtë çështje. Ai nesër do të raportojë refuzimin kosovar në raportin që do tia paraqesë anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Kjo do të jetë hera e parë që Feith raporton, pas ndërrimit të legjislaturës evropiane.

Feith e Kermabon javën e kaluar e morën JO-në përfundimtare për protokollin nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, që thanë se e mbyllin çdo diskutim për çështjen.

Prezenca evropiane në Kosovë tha se për hapat e ardhshëm pritet vendimi i Bashkimit Evropian në Bruksel. Protokolli i bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë është kundërshtuar nga e gjithë skena politike kosovare, si dhe nga lëvizja Vetëvendosje që demoloi 28 vetura të misionit evropian, për çgjë aktivistët e saj u dënuan me 30 ditë paraburgim. /ktv/

Ky artikull eshte marre nga: http://goforit.blog.al/?p=18. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://goforit.blog.al/?p=18

Top