Diavolessa
Valoris scriptorum
BE jep 101 milione euro per Ballkanin Perendimor
Komisioni Evropian prezanton Programin INTERREG III, nga i cili do perfitojne financime Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia, qe lagen nga Deti Adriatik. Brenda qershorit 2003 do publikohen kriteret e konkurimit per projektet ne turizem, mjedis e infrastrukture
Ministrat e Jashtem te Adriatikut Lindor zyrtarizuan ne Sarajeve nje program te posacem te financuar nga Bashkimi Europian per rajonin transadriatik. Ministrat e Jashtem te Shqiperise (Ilir Meta), Italise (Franko Fratini), Bosnje-Hercegovines (Mladen Ivanic), Kroacise (Tonino Picula) dhe Malit te Zi (Dragisa Burzan) u njohen dje me Programin e bashkepunimit Trans-Adriatik INTERREG III A i Komisionit Evropian, i cili ve ne dispozicion te kater shteteve ballkanike 101 milion euro. Ne konference ishin te pranishem edhe Perfaqesuesi i Larte i Kombeve te Bashkuara per Bosnje-Hercegovinen, Koordinatori per Paktin e Stabilitetit per Evropen Juglindore, si dhe perfaqesuesit e shtate rajoneve italiane qe lagen nga Deti Adriatik.
Nevoja per forma te reja bashkepnimi mes vendeve te Evropes Juglindore eshte qellimi primar i programit Interreg III A, i zyrtarizuar edhe ne deklaraten e perbahket te ministrave te jashtem. "Ky program, - nenvizohet ne deklarate, - synon te moderoje rajonin e Adriatikut, si nje rajon potencial i Evropes, bazuar ne vlerat e pergjegjesite perbashketa". Kater shtetet e Adriatikut Lindor (Ballkani Perendimor) do te bashkepunojne ne kuadrin e programit Interreg me 7 rajonet italiane, per te identifikuar projektet dhe per te mundesuar financimin e tyre nga disa burime, ne menyre qe te shfrytezohen te gjitha burimet e rajonit te Adriatikut Lindor. Ndersa para italiane ka marre persiper koordinimin e programit mes vendeve anetare. Ne dokumentin perfundimtar, te pese vendet njohin vleren e programit INTEREG III si promotor te stabilitetit dhe te prosperitetit ne kete rajon. Me kete konference, programi 6-vjecar hyn ne fazen operative. Brenda qershorit te ketij viti do te publikohen kriteret e konkurimit per projektet e bashkepunimit per entet publike dhe private te 7 rajoneve italiane, Abruzzo, Emilia Romagna, Friuli, Venezia Giulia, Marche, Molise, Puglia e Veneto, dhe 4 shteteve ballkanike. Programi ka dy shina kryesore: zhvillimi e mbrojtja e ambientit, dhe bashkepunimi kulturor; zhvillimi i infrastruktures dhe turizmit ne territorin transadriatik; integriteti ekonomik permes forcimit te sektorit prodhues, vecanerisht te ndermarrjeve te vogla e te mesme. Konferenca e dyte do te mbahet ne tetor-nentor ne Peskara te Italise dhe do t'i kushtohet koordimit te projekteve te paraqitura ne kuader te Interreg.
Nderkohe, ministri Meta u takua pas konferences me homologun e tij italian Franko Fratini. Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Jashtme, Fratini siguroi Meten per mbeshtetjen e Italise per te cuar me tej procesin e stabilizim-asociimit gjate Presidences italiane te BE-se ne 6-mujorin e dyte te vitit 2003. Meta ka kerkuar qe jashte ketij procesi te mos mbetet Kosova, pasi stabilizim-asociimi eshte perspektiva evropiane e te gjithe vendeve te rajonit.
Al.My 29/04/2003
(Marre nga korrieri)