BB: Matni efektin e çmimit të energjisë te të varfrit

Albforumi

Primus registratum
BB: Matni efektin e çmimit të energjisë te të varfrit

Banka Botërore i kërkon qeverisë shqiptare të studiojë pasojat te popullata vulnerabël

Banka Botërore sugjeron që qeveria shqiptare ti kushtojë vëmendje të veçantë analizimit të ndikimit të reformës në sektorin e energjisë elektrike te të varfrit.

Është shumë e rëndësishme që të monitorohet impakti i reformave të sistemit të ujit dhe energjisë elektrike mbi popullatën, veçanërisht te të varfrit”, thotë BB në konkluzionet e një projekti, përmes të cilit ndihmoi qeverinë në vlerësimin e varfërisë. Shqipëria e ka rritur vazhdimisht çmimin e energjisë elektrike gjatë dekadës së fundit, në përpjekje për të mbuluar koston e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe garantimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike. Por, pavarësisht se çmimi është dyfishuar në krahasim me vitin 2002, as kapacitetet prodhuese nuk janë rritur dhe as furnizimi i rregullt nuk është garantuar. BB është njëkohësisht kreditori më i madh i kompanive të sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri dhe ka kërkuar vazhdimisht që çmimi i energjisë të pasqyrojë kostot, pra të rritet. Por, në të njëjtën kohë ka sugjeruar që të varfërve tu subvencionohet me paratë e buxhetit një pjesë e faturës së energjisë. Procesi i identifikimit të të varfërve që duhet të përfitojnë subvencionim vlerësohet si i mangët, ndërkohë që zonat e varfra të vendit vuajnë më shumë nga ndërprerjet e dritave dhe nga tensioni i ulët. Në shtator, pritet që pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të kërkojë ndryshimin e radhës të çmimeve të energjisë, të vlefshme për vitin 2010.

Shqipëria ka bërë përmirësime të dukshme në identifikimin e të varfërve dhe në ndihmesën e një pjese të tyre për të dalë nga pragu i minimumit jetik, por në këto kohë krize duhet të studiojë në thellësi pasojat e krizës ekonomike botërore në nivelin e jetesës së pjesës më vulnerabël të popullatës, bën të ditur Banka Botërore në prezantimin e konkluzioneve të një projekti që ndihmoi qeverinë shqiptare në këtë fushë.

“Monitorimi i ndikimit të krizës financiare botërore në Shqipëri ngre sfida të reja”, thotë BB.

Identifikimi i të varfërve dhe kuptimi i nevojave të tyre konsiderohet në të gjithë botën si hapi i parë në luftën kundër varfërisë. Studimet në këtë fushë në përgjithësi tregojnë se varfëria në vendin tonë nuk shfaqet me kequshqyerje, por me mungesën e shërbimeve publike bazë dhe me degradimin ambiental e infrastrukturor. Në disa zona të vendit, qeveria nuk është në gjendje të ofrojë shërbim shëndetësor e arsimor bazë, ndërsa zonat e varfra vuajnë më shumë nga mungesa e rrugëve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Të varfrit në Shqipëri vuajnë në veçanti nga mungesa e të ardhurave në para, gjë që nuk i lejon të paguajnë për të mira të tjera të domosdoshme si ilaçe apo energji elektrike. Gjatë dy dekadave të fundit, numri i të varfërve në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kryesisht për shkak të moshës së re të popullatës dhe mundësive për emigrim. Por, sipas studimit të Bankës Botërore, ende më shumë se gjysma e të varfërve të identifikuar nuk përfitojnë nga shërbimet publike. Qeveria financon ndihmë ekonomike për 90 mijë familje, (rreth 13-14 për qind e totalit të popullatës), por ndihma ekonomike vlerësohet se është e pamjaftueshme për ti nxjerrë mbi pragun e minimumit jetik, që në Shqipëri llogaritet në 5700 lekë për frymë në muaj.

Për sa i përket pyetjes se si mund të lehtësohet varfëria, qeveritë shqiptare nuk kanë pasur ndonjëherë ide të qarta, ndërsa me ndihmën e Bankës Botërore një strategji për reduktimin e varfërisë sugjeronte investime më të mëdha publike në arsim, shëndetësi e infrastrukturë bazë.(Shqip)

UfNY3t6-4B0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22281. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22281

Top