Re: BB le menjane gjuhen diplomatike
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per mua eshte thjesht presion per fillimin e TEC-it te Vlores. Nuk eshte cudi qe te miratohet si projekt dhe neser te degjojme levdata per qeverine.
[/ QUOTE ]
Ujk po te citoj nje pjese nga artikulli i Gazetes Shqip i dites se sotme ku jep pergjigje te kundert per kete hamnedesine tende.
TEC-i i Vlorës do të realizohet me një financim prej 92 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 24 muajsh. Pikëpyetja e vetme është zhbllokimi i fondeve nga tre bankat financuese, ndër të cilat peshën kryesore duket se e ka Banka Botërore. Por deklaratat më të fundit të ardhura nga misioni i BB-së në Shqipëri, kanë lënë të nënkuptohet se përkeqësimi i treguesve ekonomikofinanciarë të KESH-it gjatë gjysmës së dytë të vitit 2006, ka lëkundur besimin e BB-së, për kapacitetet investuese të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, gjë që do të thotë se Banka Botërore mund të shtyjë edhe për ca kohë lëvrimin e parave për fillimin e punimeve të TEC-it. Kreu i BB-së në vendin tonë, Nadir Mohamed, ka theksuar para pak ditësh se "KESH-i është agjencia kryesore e zbatimit të 3 projekteve të Bankës Botërore dhe ne duam që korporata të ketë kapacitetet e duhura për zbatimin e këtyre projekteve".