BB le menjane gjuhen diplomatike

komino

Valoris scriptorum
BB le menjane gjuhen diplomatike

Eshte per tu habitur se si drejtuesi i bankes boterore ne shqiperi ka lene menjane gjuhen "as mish as peshk" ne kete prag zgjedhjesh dhe akuzon qeverine si te paafte.
Behet fjale per vleresimin e shkaqeve te krizes energjitike qe ka pushtuar shqiperine (Per ta kuptuar situaten provoni te ulni celsin kryesor te energise ne shtepine tuaj jashte shqiperise per nje jave cdo dite mesatarisht 8 ore)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Efektet e krizes energjitike preferoj ti diskutoj tek forumi i ekonomise. Ne kete teme preferoj te le jashte edhe diskutimet mbi shkaktarin e krizes energjitike aktuale dhe te perqendrohemi tek qendrimi i kreut te bankes boterore per shqiperine.

Pse ku qendrim kaq i hapur ne kete prag zgjedhor?

Cfare duhet te kuptojme?

Behet fjale vetem per identifikimin e fajtorit te krizes energjitike?
 
H

harap

Guest
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

o po kot lodhesh se sado te quash ti qeverine e paafte Edi ska per te fitu ndonjehere.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

S'bohet llaf... Ca Edi mer lla... Gjithe Tirana gdhiu-ngrysu "Forca Koli" i ke...
 

cacol

Forumium maestatis
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

E c'lidhje ka Edi me tere Shqiperine dhe me faktin qe tere vendi nuk ka drita ? BB e quan qeverine te paafte ( mjafton te kesh diplome kopshtore per te kuptuar kaq gje ) dhe jo antari - qe thjesht po sjell ketu fakte reale te situates shqiptare. Mos i beni lemsh gjerat siç e keni zakon, ju vetem te çirreni dini, te bertisni, sidomos kur jeni te zhytur koke e kembe ne faj.


Mendoj se qendrimi i BB eshte real ne permbajtje dhe i dyshimte ne qellime.


PS: Edi ka fituar 2 here deri tani... s'ka 2 pa 3 /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Per mendimin tim, deklarimet e drejtorit rajonal te Bankes Boterore per gjendjen dhe krizen energjitike qe po kalon Shqiperia aktualisht nuk kane lidhje me zgjedhjet lokale po me vet krizen.
Te kritikosh keqmenaxhimin e sektorit energjitik llogjikisht nuk do te thote te kritikosh sektorin e transportit, te ruajtjes se rendit, te pushtetit lokal, te zhvillimit te turizmit.....

Pavaresisht se deklarata e tij vjen ne nje periudhe delikate parazgjedhore ne Shqiperi, ato fakte qe sjell drejtori rajonal i BB-se kane lidhje direkte me realitetin e per hir te transparences duhen thene ashtu si jane.
Gjithesesi, do te ishte gabim qe programi zgjedhor lokal te perzihej me krizen energjitike, pasi jane dy probleme te ndryshme.
Olldashit nuk duhet ti faturohet kriza energjitike ne fushaten e tij per bashkine e Tiranes, pasi ai vet personalisht nuk ka pergjegjesi ne te.
Mosperfishrja e Berishes ne zgjedhjet lokale do te ishte nje ndihme jo e vogel qe mund ti jepte kandidateve te djathte ne zgjet lokale, kjo per faktin se Berisha i harxhi thuajse te gjithe joker-t qe dispononte nepermjet premtimeve te parealizuara ne nje vit e gjysem qeverisje.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

MLK, mos fol per jokera kur i referohesh elektoratit shqiptar, se po te ish per kete pune, Berisha ka djegur te 54-a letrat e nje pale. Eshte e kote qe te pretendosh ndergjegje intelektuale nga elektorati shqiptar, eshte e pamundur qe te kete ndergjegjesime kaq elementare. Militantizmi nuk pyet per rezultate konkrete, logjikimi i tij ndalon ne mbylljen e fjalimeve te mitingjeve. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Per ata qe nuk e dine saktesisht per cfare behet fjale, nje artikull nga www.gazeta-shqip.com. Te tjeret e kane kursorin ne krahun e djathte te ekranit

-------------------------------------------------

Kriza energjetike, BB shuplakë qeverisë dhe KESH-it

Nadir Mohamed: Qeveria anashkaloi paralajmërimet e Bankës Botërore


Qeveria shqiptare dhe Korporata Elektroenergjetike kanë marrë një shuplakë të fortë nga misioni i Bankës Botërore në Shqipëri, i cili ja ka faturuar krizën energjetike që po kalon vendi keqmenaxhimit që i është bërë situatës, si nga autoritetet politike ashtu edhe ato administrative. Kreu i BB-së, Nadir Mohamed, në një konferencë të hapur për shtyp, ka vënë gishtin veçanërisht mbi drejtuesit e Korporatës, duke dhënë versionin e tij për shkaqet dhe arsyet që sollën krizën energjetike në Shqipëri. Ai ka zbuluar ndër të tjerash se qeveria dhe KESH-i ishin paralajmëruar nga Banka Botërore për problemet që mund të haste vendi, duke deklaruar se rekomandimet e specialistëve të misionit u anashkaluan nga qeveria shqiptare.


Zoti Mohamed cili është këndvështrimi juaj për krizën energjetike që ka kapur Shqipërinë dhe ç‘mund të na thoni për gjendjen aktuale të KESH-it?


Energjia është një nga sektorët më të rëndësishëm për vendin dhe ka ndikim në të gjithë sektorët e tjerë, prandaj dhe Banka Botërore i ka dhënë shumë prioritet këtij sektori, si në financimin e projekteve, dialogut të politikave etj. Interesat tona lidhen pikërisht me faktin se sektori është i reformuar dhe kontribuon në rritjen ekonomike. Janë disa faktorë të rëndësishëm në sektorin e energjetikës, brenda të cilëve do të doja të veçoja tre aspekte, situatën afatshkurtër, atë afatmesme dhe atë afatgjatë. Kur bëhet fjalë për periudhën afatshkurtër, mund të themi se moti dhe situata energjetike në rajon janë jashtë varësisë së qeverisë shqiptare dhe KESH-it. Këtë sezon nuk ka pasur reshje të mjaftueshme dhe kjo është një nga arsyet e krizës energjetike. Po ashtu, edhe situata në rajon ka qenë jo e mirë. Për të gjetur zgjidhjen në një periudhë afatshkurtër nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi që të bjerë shi ose të merren masat maksimale që të rritet sa më shumë importi i energjisë.

Nga pikëpamja e periudhës afatmesme dhe afatgjatë, problemet e energjisë duhen trajtuar hollësisht për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.


Mendoni se kriza që po kalon vendi ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e KESH-it?


Menaxhimi i KESH-it është edhe përgjegjësi e qeverisë shqiptare, sepse ajo është një ndërmarrje publike. BB dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që KESH-i të plotësojë disa objektiva 3-mujorë ose njëmujorë. Ndër objektivat kryesorë është ulja e humbjeve teknike, ndërsa objektivi i dytë ka të bëjë me arkëtimet energjetike. Këto dy tregues janë shumë të rëndësishëm për gjendjen ekonomiko-financiare të Korporatës. Për vitin e kaluar, KESH-i nuk i ka plotësuar këto objektiva. Për 4 vjet (2001-2005) KESH-i i kishte përmbushur këto objektiva dhe tani për një vit ka përmbysur gjithçka, duke mos i plotësuar këto objektiva. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar gjashtëmujorin e dytë të vitit 2006. Këto masa janë 100 për qind përgjegjësi e KESH-it dhe duhet shumë punë për të ndryshuar situatën. Importi i energjisë në kohën e duhur është sërish përgjegjësi e KESH-it, instalimi i matësve është gjithashtu përgjegjësi e KESH-it. Hapi i zbatimit të projekteve është sërish përgjegjësi e KESH-it. KESH-i është agjencia kryesore e zbatimit të 3 projekteve të Bankës Botërore dhe ne duam që korporata të ketë kapacitetet e duhura për zbatimin e këtyre projekteve. Mendoj se KESH-i duhet të bëjë më shumë për sa i përket menaxhimit financiar të vetvetes.


Çfarë ka bërë Banka Botërore si monitoruese e drejtpërdrejtë e projekteve energjetike në Shqipëri për të parandaluar krizën dhe a janë zbatuar rekomandimet e specialistëve të saj nga ana e KESH-it?


Për të qenë sa më të saktë, një pjesë e faktorëve që ndikuan në krizën energjetike nuk kanë qenë në dorën e KESH-it. Në Shqipëri paguhet vetëm një e treta e energjisë, ndërsa dy të tretat ose vidhen, ose nuk paguhen. Kjo është tërësisht përgjegjësi e KESH-it dhe e konsumatorëve. Energjia elektrike nuk është më një mall pa para dhe në një situatë normale vendi duhet të importojë gjysmën e energjisë që prodhon me çmime dy ose tre herë më të larta dhe kështu që dikush duhet të paguajë këtë energji. Për ne, kanë qenë shumë zhgënjyese treguesit e KESH-it, prandaj dhe kërkojmë një punë më të mirë nga KESH-i dhe një ndërgjegjësim nga ana e konsumatorëve. Disa rekomandime teknike nuk janë ndjekur deri në fund. E kemi paralajmëruar KESH-in për këtë situatë dhe masat duhet të ishin marrë me kohë, si për sigurimin e importit ashtu edhe në menaxhimin më të mirë të rezervave hidrike.


A ka ndonjë zgjidhje që duhet adoptuar nga qeveria shqiptare dhe KESH-i në mënyrë që të mos mbetemi vetëm në premtime, të cilat janë bërë edhe në të kaluarën?


Qeveria duhet të ecë më shpejt për sa i përket privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në KESH. Ajo duhet të liberalizojë tregun e burimeve prodhuese të qeverisë. Po ashtu, qeveria duhet të shlyejë të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj KESH-it. Është e papranueshme që ndërmarrjet publike nuk paguajnë detyrimet e veta, duke akumuluar borxhin shtetëror ndaj KESH-it. KESH dhe qeveria duhet të bashkëpunojmë që çdo familje të ketë matësin e saj. Gjithmonë ka kërkesa të vazhdueshme për matës dhe kjo situatë duhet zgjidhur, duke bërë një studim të situatës për t‘u zgjidhur njëherë e mirë problemi. Qeveria ka ndeshur në probleme me importin e energjisë që vijnë nga ligji i prokurimeve dhe ne i kemi sugjeruar asaj, të fus një ligj të ri për sa i përket rregullave të eksport-importit të energjisë.


Si po ecin punët në zhvillimin e projekteve për ndërtimin e burimeve termike apo hidrike, në të cilat Banka Botërore ka marrë pjesë e projekteve?


Për ne është me rëndësi që të përqendrohemi në ato çfarë duhen bërë dhe çfarë mund të bëhen. Ka një sërë projektesh që pritet të fillojnë zbatimin dhe TEC-i Vlorës është një nga ata. Ka shumë projekte të tjera, që kanë të bëjnë me linjat e transmetimit dhe intrekoneksionit dhe implementimi me shpejtësi i tyre është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe e agjencive zbatuese të tyre. Këto natyrisht që nuk do të zgjidhin krizën aktuale, sepse ndërtimi i një TEC-i kërkon 18 muaj kohë, ndërsa për ndërtimin e një hidrocentrali duhen 3 vjet. Pra, duhet filluar që tani për të mos pasur krizë në të ardhmen e afërt. Vendi ka potenciale të shumta në Bushat, në Skavicë në Kalimash dhe nëse do të kishte një sistem të mirë për sa i përket tërheqjes së investitorëve të huaj, qeveria mund të përshpejtonte hapin edhe për sa u përket hidrocentraleve të vegjël. HEC-et e vegjël nuk e zgjidhin problemin, por nëse do të kishte shumë, bashkërisht ato mund të përbënin një burim të rëndësishëm.

----------------------------------------
 

MLK

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Do te ishte akoma me interesante per lexuesin, nese Muhabem Nadir, krahas kritikave te tij qe shtron per keqmenaxhimin e situates energjitike tu pergjigjej pyetjeve te meposhtme qe kane lidhje drejtperdrejt me Banken Boterore dhe kopetencat e saj ne Shqiperi per energjitiken.


1- Perse Banka Boterore ka bllokuar Kesh-n te ndertoje burime te reja prodhimi qe nga viti 1995?!

2- Perse Banka Boteroe ka rrefuzuar qe te behet projekti i Optimizimit te kaskades se lumit Drin ku prodhohet sot rreth 85% e energjise elektrike shqiptare, prjekt ky qe finacohej nga Banka e Detit te zi e duhej te realizohej nga Aerospatiale Matra (sot EADS, grupi numer 1 ne bote i aeronotikes).

3- Perse Banka Boterore bllokon projektet e Bratiles, Kalivaçit, Skabvices qe te behen me BOT ( forme koncesioni )

4- Perse Banka Boterore kalon kopetencat e saja e bllokon bankat private te financojne projekte ne tregun shqiptar?

Pra ne nje pjese te atyre qe thote Muhamed Nadir ka shume te drejte, por harron te permendi gabimet e vete organizmit ne Shqiperi, si dhe qellimet e verteta te Bankes Boterore ne vendin tone.

Banka Boterore ka monopolizuar tregun shqiptar te investimeve ne energjitike, dhe ka bllokuar sistematikisht çdo projekt ( e perseris çdo projekt ) qe nuk financohej nga vete ajo, po finacohej nga nje banke private.

Eshte kollaj te lesh dike te bej monolog neper gazeta e te flasi ç'fare te doje, pasi te kritikosh pa aftesite e tjetrit eshte ushtrim me i thjeshte se sa kur duhet te pergjigjesh per pa aftesite e tua (per te mos thene interesa te çuditeshme qe mbeten akoma pa shpjegim per lexuesin shqiptar).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

vecoj disa shpreheje

-ndikim ne shume sektore te tjere

-kishim paralajmeruar

-pergjegjesi e kesh dhe e qeverise
------------------------------------------

Tani
Olldashi nuk zbriti nga hena per tu kandiduar kryetar i bashkise se tiranes dhe ata te bb e dine kete. Olldashi (se per tiranen po behet lufte) ishte pjesetar aktiv i premtimeve elektorale, i planifikimeve kur ndodhej ne opozite, i vendimeve te keshillit te ministrave kur ish minister i berishes. Dhe kam pershtypjen se edhe bb (ashtu si nje injorant i thjeshte kafenesh) e ka parasysh kete "curriculum vitae" kur ben deklarata ne prag zgjedhjesh (aq me shume ne KETO zgjedhje).
 

MLK

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

BB-ja nuk ka asnje lloj mandati te merret me zgjedhjet lokale ne Shqiperi. Kopetencat e BB-se jane ato te nje bankieri dhe vetem kaq, pavaresisht se qeveritaret tane kane bere servilin prej vitesh dhe i kane lejuar fuqi shume me te madhe nga çu takon!!
Ne vende te tjera i kan nxjerr me shkelma e jane persona "non grata"!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Ti ke te drejte po ne po flasim per realitetin shqipetar.

Po deshe ta riformuloj temen qe ta kemi me te thjeshte

DUKE DITUR INFLUENCEN QE KA NE JETEN POLITIKE SHQIPTARE, pse banka boterore ben deklarata te tilla ne prag zgjedhjesh????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
 
H

harap

Guest
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

po normal e burre qe kerkon te ndihmoj sado pak Edi Rame nga shkaterrimi total qe do pesoj
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

c'do te thote "i vjen keq" harap?

A ka rama mbeshtetjen e bb apo jo?
 

ujku81

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

BB nuk mbeshet asnjeri Gene, ajo sheh thjesht interesin e vet.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

DUKE DITUR INFLUENCEN QE KA NE JETEN POLITIKE SHQIPTARE, pse banka boterore ben deklarata te tilla ne prag zgjedhjesh????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

[/ QUOTE ]
Banka Boterore nuk po shfrytezon momentin para zgjedhjeve per te bere kete deklarate, por po shfrytezon momentin e krizes energjetike qe po kalon Shqiperia, ku ajo konsiderohet nje nder shkaktaret kryesore te saj.
Fakti qe me shume se kurre ajo eshte vendos nen sulmin mediatik te specialisteve te energjetikes e ka vene Banken para nje trysnie ne rritje qe po i rrenon imazhin.

E ndodhur ne kete situate ajo eshte e detyruar ta delegoje fajin tek Qeveria dhe strukturat e saj.
"O le le koka ime" - ky muhabet. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: BB le menjane gjuhen diplomatike

Me duket se po harroni cpo ndodh me zgjedhjet ne shqiperi!

Krize energjitike ka patur gjithmone dhe ne fakt ne intervisten me lart flitet per AFATIN E MESEM DHE TE GJATE gje qe mund te priste te diskutohej pas dates se votimeve.

PS: sigurisht qe bb do te mbeshtese njerin apo tjetrin per interesin e VET! cilin po mbeshtet?
 
Top