Basha: Vota e 21 qershorit është ligj për uljen e taksave dhe çmimin e energjisë

Universal

AnonymouS
Basha: Vota e 21 qershorit është ligj për uljen e taksave dhe çmimin e energjisë

Basha-21.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, në Bathore të Kamzës dhe në Divjakë. Në Lushnjë, Basha ka garantuar qytetarët se me votën e bashkuar, në 21 qershor të majtë e të djathtë do të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe – Rama, që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.
Me Dariel Xhindolin, tha zoti Basha, bashkia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të qeveritarëve. Në Bathore, Basha theksoi se punësimi është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike dhe i kandidatëve të saj. Shumica e shqiptarëve sot marrin borxh për bukën e fëmijëve, ndërsa qeveritarët janë zhytur në afera korruptive nga investimet e luksit deri tek vjedhja e miliona eurove në dispozicion të rimbursimit të ilaçeve.

Kryetari i opozitës u ndal edhe në Divjakë, aty ku fermerët nuk kanë përfituar asnjë subvencion edhe pse iu premtuan dy vjet më parë, u janë rritur kostot e prodhimit si rezultat i rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë. “Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t’u ardhur në ndihmë fermerëve”, tha Basha
g.shqip
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
Demokratet si kuptoj, presin te vijne ne krye te bashkise te bejne dicka? Po tani sjane?
Ky do te thote votoni Dr.Kosoven se eshte me i mire se une?
Nje kryetar bashkie ne fuqi qe nuk konkuron per bashkine dmth qe nuk ka vlersuar punen e tij ose e ka vlersuar si te deshtuar.
 

Mirabel

Locus omnem
Nje gje nuk kuptoj une tani...ky Halim Kosova thote qe do pastroj Tiranen, do shtroj rruget, trotuaret, etj etj, tani si i bie, ky po ben anti-fushate per Bashen, qe ka qene kryetar 4 vitet e fundit dhe nuk i paska bere keto? Se nuk eshte se po permend ndonje gje qe ka bere Basha psh, dhe te thote une do vazhdoj ta bej kete gje...mah
 
Top