Politika Basha: Erdhi Koha Për Mosbindje Civile. Tahiri Eshtë Pinxho I Krimit

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
basha-c1200x600.jpg
Partia Demoktratike pritet të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar. Të paktën kjo kuptohet nga ajo cfarë tha so kryetari, Lulzim Basha. Kreu i opozitës u shpreh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se po afron ora e mosbindjes civile.

“Nuk mban më ky vend, revolta po derdhet, dhe shkaktari është kryeqeveritari i standarteve të dyfishta, një për berberët dhe të pamundurit e tjerë e një tjetër për sajmirin dhe habilajt. E vetmja gjë normale sot në vend, do të ishte mospajtimi i qytetarëve me këtë spirale krimi e paligjshmërie, që ka hedhur në tokë legjitimitetin e qeverisë. E vetmja gjë normale sot në vend do të ishte një reagim i fortë qytetar. Ora ka ardhur. Mosbindja civile po thirret me forcë, si e vetmja pergjigje e drejtë, nga zullumi e krimi qeveritar”- tha Basha.

Më tej lideri i opozitës iu rikthye akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, lidhur me trafikun e drogës. Basha e ka etiketuar Tahirin si “pinxho i krimit”, ndërsa e ka cilësuar aksionin kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi si një show, raporton Lapsi.al

“Këtë stuhi çnjerëzore që nuk kursen as berberët, por kursen klientelën qeveritare, miqtë e Edi Ramës, bizneset e mëdhaja, e drejton Saimir Tahiri. E drejton njeriu që rreh gjoksin në publik duke pranuar se në të zezë paska shitur makinën e tij. Del ky pinxho i krimit, ky taksist i drogës dhe thotë se atij po, i lejohet informaliteti. Ndërkohë që u merr shpirtin shqiptarëve për një kupon. Inkriminimi dhe padrejtësia shoqërore me këtë ka kaluar Rubikonin”- u shpreh Basha.
 
Top