Re: Barometrin duhet te dish ta perdoresh Transparency
le te nisim me mediat
---------
"Do shkoni në Shqipëri, bëni gati paratë e ryshfetit"
Gazeta prestigjioze amerikane "New York Times" shkruan për Eurobarometrin
Gazeta prestigjioze amerikane "The New York Times", shkruan për sondazhin e fundit të "Transparency International", ku Shqipëria cilësohet si vendi ku qytetarët japin më shumë ryshfet për nëpunësit e shtetit. Gazetari Tom Zeller Jr. E titullon artikullin e tij: "Nëse mendoni të jetoni në Shqipëri...ndani veç paratë e ryshfetit". Duke raportuar në lidhje me Barometrin Global të korrupsionit 2006, "The New York Times", thekson se "Fituesi apo humbësi më i madh në këtë sondazh, nuk ndodhet as në Afrikë, Azi apo Amerikën Latine, por në Evropë. Në Shqipëri, 66% e të pyeturve kanë deklaruar se paguajnë rregullisht nëpunësit e shtetit. Gjetiu në kontinentin evropian, edhe Republika Çeke dhe Greqia, të dyja anëtare të Bashkimit Evropian, janë të prekura nga dhënia e ryshfetit. Po ashtu, edhe Rumania e Bullgaria që hyjnë në BE në muajin janar, 20% e qytetarëve të këtyre vendeve deklaruan se paguajnë ryshfet në administratë".
Shqipëria, e para në listën e vendeve ku ryshfeti është instrument kryesor në marrëdhëniet e qytetarët me shtetin. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer në 63 vende të botës nga Barometri Global i Korrupsionit 2006, i cili është hartuar nga organizata prestigjioze "Transparency International" dhe i publikuar para dy ditësh nga partnerja e saj shqiptare Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve. Kryetari i ZMQ-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi se Shqipëria vazhdon të mbetet republika e ryshfetit". Spahiu tha se "ZMQ vëren me shqetësim se Shqipëria zë vendin e parë në botë në përdorimin e ryshfetit, ku 2/3 e shqiptarëve pohojnë se kanë dhënë ryshfet të paktën një herë gjatë 12 muajve të fundit. Fatkeqësisht, deklarojmë se ryshfeti është kthyer në një gangrenë shoqërore, e cila vendos Shqipërinë në rekordin më negativ botëror". Sipas studimit të "Transparency International", rreth dy të tretat e popullsisë shqiptare, kanë deklaruar se paguajnë ryshfet në administratën shtetërore. Sipas sondazhit, Shqipëria lë prapa, ose është më keq sesa vende të tilla si Kameruni, Gaboni dhe Maroku. Ndërkohë, në krahasim me vende të rajonit, Shqipëria është shumë larg, pasi fqinjët tanë si: Kosova, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania janë në një nivel më të lartë, apo qytetarët e këtyre vendeve deklarojnë se paguajnë më pak ryshfet sesa vendi ynë. Ndër sektorët ku sipas sondazhit të "Transparency International" paguhet ryshfet në vend, janë shërbimet shëndetësore, policia dhe gjyqësori.
www.gazeta-shqip.com
-----------------------------Ekspertët e huaj, të shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit në drejtësi
Liderman: Gjyqtarët të denoncojnë rastet kur u ofrohet ryshfet
Raporti i dy ditëve më parë i Transparency International, i cili e rendit sërish gjyqësorin shqiptar ndër më të korruptuarit në botë, ka nxitur reagimet e ekspertëve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët kanë dhënë rekomandimet e tyre për zgjidhjen e kësaj situate. Kësaj radhe, reagimi ka ardhur nga vetë ekspertja e Komisionit Europian, Kristen Liderman, e cila ka kundërshtuar qëndrimin e Moisiut, i cili është munduar sërish të largojë përgjegjësinë nga sistemi gjyqësor për këtë nivel të lartë korrupsioni. Ndonëse pranoi se gjyqësori nuk mund ta luftojë i vetëm këtë fenomen, ajo theksoi se gjyqtarët mund të bëjnë punën që u takon në këtë drejtim. Sipas Liderman, gjyqtarët duhet të denoncojnë vetë rastet kur u ofrohet ryshfet, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë qytetarët se ajo që po bëjnë, është diçka e paligjshme dhe e rrezikshme. "Jam dakord që gjyqësori nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem, por ai mund të kontribuojë për sa i takon. Gjyqtarët nga ana e tyre duhet të denoncojnë çdo hap kur u jepet ryshfet dhe ky është një rast i mirë kundër korrupsionit. Nëse dikujt i ofrohet ryshfet, secili duhet të denoncojë, në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë se ajo që po bëjnë, është diçka shumë e rrezikshme", nënvizoi Liderman. Ndërsa përfaqësuesi i misionit ERALIUS sheh si një hap të rëndësishëm në uljen e nivelit të korrupsionit rritjen e pagave të gjyqtarëve. Niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë është bërë shpeshherë shkak për renditjen e Shqipërisë në listën e vendeve të korruptuara. Nevoja për reformimin e këtij sistemi është vënë në dukje pothuajse nga të gjitha raportet e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, por nismat e qeverisë shqiptare për realizimin e këtij reformimi kanë hasur rezistencë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me botën kriminale, me qëllim ruajtjen e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme. Zërat kundër reformës janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët, për shkak të ndikimit politik që kanë instaluar në gjyqësor gjatë tetë viteve të qeverisjes së tyre, e konsiderojnë reformën si një humbje të këtij kontrolli. Megjithatë, të dyja grupet që e kundërshtojnë këtë reformë, e justifikojnë qëndrimin e tyre me pretendimin se reformimi i sistemit të drejtësisë sipas parametrave europianë, cënon pavarësinë e gjyqësorit.
Ylber Drazhi
www.rilindjademokratike.com
-----------
Merrni para te paguani... Berishen
Data e Publikimit: 08/12/2006
Autori i Lajmit:
Mo.Ro.
"Transparency International,
ka publikuar raportin e katërt "Barometri global i korrupsioni", që është në thelb një sondazh botëror në njerëz, i cili mat pretendimet e tyre se sa të ekspozuar janë ndaj rryshfetit. Dhe ashtu sic mund të pritej, një nga pengesat kryesore ndaj zhvillimit në botë është korrupsioni. "Kur drita elektrike i mohohet të varfërve sepse këta nuk kanë të paguajnë një rryshfet sado të vogël- është shprehur Hugette Labelle, kryetari e grupit, në hapjen e raportit- nuk ka dritë në shtëpi, as ngrohje për fëmijët, ndërsa qeveria nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë së saj për të marrë masat" . Ata që i janë nënshtruar këtij sondazhi, pyeten thjesht "nëse në këto 12 muajt e fundit, ju apo familjarët tuaj kanë paguar rryshfet në ndonjë formë". Afrika kryeson listën me 36% të të pyeturve që janë përgjigjur "po". Vecanërisht marokenët kanë rezultatin më të lartë, 60% janë shprehur se kanë paguar rryshfet. Ndiqen nga Kameroni jo shumë larg nga Maroku, me 57%. Azia dhe Pacifiku duken krahasimisht më mirë, me Indonezinë që prezantohet me përqindjen më të keqe: 18% janë përgjgijur se kanë paguar rryshfet. Ndërkohë, mbase akuzat e komandantit ushtarak të Fixhian, Frank Bainimarama, kundrejt kryeministrit të vendit se përhapi gjerësisht politikat e korrupsionit një javë më parë, ky vend është i dyti për nivelin më të ulët të korrupsionit, me vetëm 3 përqind të popullsisë që pranojnë se kanë paguar rryshfet. E njëjta gjë edhe në Kanada.
Por fituesi më i madh, ose humbësi më i madh nuk është në Afrikë, apo Azi dhe as në Amerikën Latine. Ai është në Europë-Shqipëria- ku 66% e përgjigjeve kanë qenë se "kanë paguar zyrtarë për të mbaruar punë". Kudo tjetër në Europë, Republika Ceke dhe Greqia ( të dyja anëtare të Bashkimit Europian) dhe Rumania ( që do t'i shtohet këtij grupi në Janar) tregojnë se rryshfeti ka qenë pjesë e sistemit, deri afërsisht 20 përqind. Shtetet e Bashkuara? Mezi arrijnë deri në 2 përqind".
www.zeripopullit.com
----------------------------
mjafton edhe te lexoni njerin se te tjerat i merrni me mend vete.