Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu
Albforumi
Primus registratum
Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu
bandiera-greca.jpg
nga Darien Levani
Ka ca ditë në Tiranë të cilat papritmas të ngarkojnë të gjithë peshën e qytetin mbi shpatulla. Miq që i kishe harruar të marrin në telefon për atë muhabetin që ti smban mend fare, femra që deri dje nuk të shikonin me sy të ftojnë për një kafe” Bardhylo, ke humb fare, po mo, kafe te blloku lal, të lej numrin e telefonitë?, e ke numrin? po ke atë të vjetrin ti, kam ndërru numër se ata të rripnin, dhe ndërkohë Tirana blen aq shumë lojtarë saqë e ke të pamundur ti analizosh të gjithë.
Po marr një kafe në një lokal në qëndër dhe është pak a shumë mesditë. Jemi buzë rrugës dhe makinat kalojnë shpejt por jo sepse kanë ndonjë punë, vetëm për të ngritur pluhur kundër meje. Pendohem gjithmonë kur ulem në lokale buzë rrugës sepse zakonisht çohem si një raft i papastruar që nga viti 1945. Por ulem gjithmonë, dua të shikoj se si ndryshon qyteti im, të imagjinoj histori të bukura me femrat e bukura që kalojnë rrugës e histori të shëmtuara me ato të shëmtuarat. Përballë kam një pikë bastesh, një pastiçeri dhe një dyqan që shet pllaka. Një zhurmë që dikush quan muzikë arrin deri këtu por edhe mushkonjat që të vijnë në kokë kur fle gjumë kanë më shumë ritëm se sa muzika që del prej andej. Se di se pse në këtë vend këngëtarët kanë filluar të marrin emra popullorë apo emra modern. Klodi i Rremes, Gjymi i Gimit, Goni i Shpetimit, Soni, Xheni, Xhoi. Mungojnë Xhejmsat e Bobat por do mbërrijnë edhe ata, qyteti jonë ka nevojë për xhejmsa e për boba.
Në këtë qytet, kur të kërkojnë, të kërkojnë të gjithë. Kështu që nga një anë arrin një mesazh nga një mikeshe që më fton për drekë ndërsa nga ana tjetër shfletoj gazetën dhe lexoj “Kërkojmë shtëpi serioze, pa humbje kohe 113 metër katror. Kontakt i menjëhershëm, jo e-mail.”
Natyrisht që nuk ka asnjë adresë e-maili, është një mesazh i fshehur dhe duhet të shkoj në një pallat luksoz në qëndër. Në një kuti poste ka një mesazh për mua. Një tavolinë më tej një vajzë e një djalë zihen me shumë edukatë.
Në një rast tjetër do hidhesha përpjetë nga çudia sepse është e rralle që ata të më kërkojnë dhe duhet të ketë ndodhur diçka shumë e rëndë, por për momentin përtoj. Do doja të porosisja një kafe tjetër, do doja të rrija këtu deri sa bobat e xhejmsat të dalin e të zhduken e derisa Durrësi të bashkohet me Tiranën.
Tani kanë ngritur zërin dhe dëgjoj çfarë thonë. Vajza është e lezetshme por ka një zë gati histerik, sikur nga momenti në moment do fillojë të qajë. Të gjithë në Tiranë kanë dy lloj fytyrash: sikur janë gati të qajnë apo sikur po shkojnë në luftë. Dakord, sështë shumë e saktë po ama tingullon mirë. Vë bast me veten që nëse muhabeti bëhet i rrezikshem vajza do qajë. Është menyra më e mirë për ta bindur që të mos shkojë me shokët, por kur e shikoj përsëri kuptoj që ajo sdo ketë nevojë për këtë truk, do e bindi shumë më shpejt. Anulloj bastin e mëparshëm dhe vë bast me veten time që vajza do fitojë pa qarë fare.
Sikur ta dija. Ky po që është kundërsulm model, jo si ata që bën Tirana kohët e fundit që edhe një sulmus i joni kundër një mbrojtësi kund
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4265
Top