Banka Greke Tirana Bank, Albtelekom-i dhe Dhimitraq Rafti

Tasi

Primus registratum
Banka Greke Tirana Bank, Albtelekom-i dhe Dhimitraq Rafti

Po jap se pari konkluzionet e Kontrollit te Shtetit ne Albtelekom per periudhen janar 2001 deri me 30/6/2002.

... konstatohet se jane kryer veprime te pastra kambizmi ne dem te interesave te shoqerise , duke favorizuar ne menyre te dukshme banken private "Tirana Bank"...

Demi ekzakt vetem per kete ze eshte :414.990.166.000 leke te vjetra. Hap pas hapi do te shikoni edhe tabelat perkatese.

Drejtor i Pergjithshem i Albtelekom ne kete periudhe ka qene Dhimiter Rafti, aktualisht zv. Minister i Transportit dhe i Telekomunikacionit ne qeverine e Nanos dhe nje nga te ftuarit e Nano dhendrit ne Golem. E ka mik personal dhe JO mik shtepie.

Mos u habisni qe media e ndryshme e trajtojne pak kete ceshtje. Tirana Bank dhe Amita paguan per keto media shuma shume te medha per reklama ne keto media.
Pse ngaterohet Amita me Telekomim ? Ketu behet lavazhi i parave te Raftit te Telekomit me Raftin e doganes se Kakavijes. ( Ka qene ky i fundit per nja dy vjet Drejtor i Doganes se Kakavijes, kur Nano ishte kryeminister `97-`98 ).
 

Tasi

Primus registratum
Re: Banka Greke Tirana Bank, Albtelekom-i dhe Dhimitraq Rafti

Sic e shikoni po i rikthehem edhe nje here kesaj teme.( edhe ne ex-forumin kam shkruar per kete )

Me daten 11 une postova shkrimin e mesiperm dhe sikurse mund ta keni marre vesh ne daten 13 ne darke jane bere dy arrestimet e para ne Albtelekom sh.a., por qe nuk kane fare lidhje te drejperdrejte me shifren qe une kam publikuar. Ose te pakten keshtu eshte deklaruar.
Sot me date 15 jane dhene masat e ndalimit.
Shikoni si e ka botuar lajmin nje agjensi web:

<span style="font-weight: bold">Dy ish-funksionaret e lartë të Alb-Telekom kanë ofruar sot 20 mijë $ në sallën e gjyqit në këmbim të lirisë së tyre.Gjykatësi i çështjes ka kundërshtuar këtë propozim të avokatit të të pandehurve, Ylvi Saliaj dhe Bledar Shane duke thënë nuk mund të lejonte lirinë e tyre pasi ekziston mundësia e largimit jashtë atdheut. Menjëherë pas zhvillimit të seancës në Gjykatën e Tiranës, dy ish-funksionarët janë dërguar në dhomat e Drejtorisë së Policisë. Drejtori i Drejtorisë së Shitjes në Telekom Bledar Shane dhe ish-drejtor i Financës Saliaj, akuzohen për &quot;shkelje të barazisë në tendera&quot;, duke shkaktuar një dëm prej 1,2 milionë $</span>

Te sigurte qe nuk mund t`ju hynte gjemb ne kembe, ata qendronin ne Shqiperi dhe nuk kishin ikur sic kishin bere edhe shume prej tyre qe perfliten ne Albtelekom. Kete siguri atyre ja u jepte nje fakt fare i thjeshte por shume domethenes: ish-drejtori i pergjithshem i Albtelekomit nuk ishte larguar dhe kishte kaluar ne nje detyre shume te rendesishme emerim qe kishte ardhur pas nje shkarkimi si Zhukovi nga Meta. Ky ex e ka emrin Dhimiter Rafti dhe mban aktualisht postin e zv.Ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ka qene drejtor nga viti 1997 deri ne vitin 2001, periudha keto qe koncidojne per fatin e tij te keq me VJEDHJET ME SPEKTAKULARE DHE ME TE PASKRUPULLTA TE NDODHURA NE HISTORINE E SHQIPERISE.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Banka Greke Tirana Bank, Albtelekom-i dhe Dhimitraq Rafti

Dhe lajmi mbas 30` pas postimit te dyte perfundon keshtu.

<span style="font-weight: bold">TIRANE (15 Nëntor) - Dy ish-funksionarët e lartë të Tekelomit tashmë do të gjykohen në gjendje të lirë. Këtë vendim e ka dhënë sot Gjykata e Tiranës në përfundim të seancës duke sqaruar se hetimet do të vazhdojnë për drejtorin e Drejtorisë së Shitjes në Telekom Ylvi Saliaj dhe ish-drejtorin e Financës Bledar Shane. Lirimi me kusht erdhi pas depozitimit në bankë të 20 mijë dollarëve garanci për secilin prej tyre. Sipas burimeve zyrtare depozitimi është bërë nga nje person i tretë, emri i të cilit nuk dihet. Saliaj dhe Shane akuzohen për &quot;shkelje të barazisë në tendera&quot;, duke shkaktuar një dëm prej 1,2 milionë dollarësh amerikanë.</span>

Qeveria Nano eshte e angazhuar per te luftuar korrupsionin, eshte angazhuar edhe Mandi qe ka hap nje topik per javen antikorrupsion me ca OJQ-ra. Harxhim kohe.

Atehere kalojme ne nje teme tjeter: Mundohuni te thoni 10 here shpejt, po shpejt ama, Pirdh o prift ne prill. Si del rezultati shkruajeni dhe me Nanon, Berishen e te tjeret takohemi kur te votojme.
 
Top