BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Mario Balotelli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave angleze.

Këtë hërë, sulmuesi i ri i Liverpoolit ka dalë në faqet e para të gazetave britanike për shtëpinë e re, ku ai do të jetojë në Liverpool, e cila ka kushtuar 4.75 mln paund, ose 6 milionë euro.

Bëhet fjalë për një supervilë, e cila ka 5 dhoma, 10 banjo, një pishinë të brendshme, një fushë futbolli dhe një vend, ku mund të zbresë një helikopter.

Sipas mediave, SuperMario do të përdorë helikopterin për të shkuar në stadiumin e Liverpoolit, “Anfield Road”, i cili ndodhet 45 km larg shtëpisë së tij. Shtëpia është e vendosur në fshatin Helsby, larg zhurmave dhe tundimit të qytetit, rreth 35 minuta larg qendrës sportive të Melwoodit, ku stërvitet skuadra e Liverpoolit.

Supermario ka vendosur të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për të patur të gjithë komoditetet dhe luksin e mundshëm. Një ambient ku mund të kalojë pa shumë vështirësi edhe largësinë nga familja dhe miqtë e tij më të ngushtë, që ndodhen në Itali.




