ballo me maska!

S6T6N6

Forumium maestatis
ballo me maska!

te gjithe jane nisur per atje... ne nje mori ngjyrash qe do i jape jete nje kombinacioni te madh karakteresh. te gjithe se bashku, te gjithe per te vallezuar ne mbremjen me te bukur dhe me te cliret te jetes se tyre. te gjithe kane veshur mbi trup ate qe nuk jane, por qe enderrojne te jene. ne kete teme, papritmas gjendemi shume prane dhe shume larg njeri-tjetrit.
pershkruani masken tuaj ne mbremjen e magjishme te ballos.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: ballo me maska!

Ej S6-ta cfare maskash te tjera perveç ketyre identiteteve qe kemi krijua pas nick-name qe kemi krijuar secili ketu brenda... /pf/images/graemlins/shrug.gif
Te gjithe ketu kane hyre dhe postim mbas postimi kane treguar se si duan te tjeret ti shohin dhe ti njohin pa llogaritur ketu njohjen personale qe mund te kesh me dike qe eshte ketu brenda dhe ketu detyrohesh ti flasesh nje maske qe ai/ajo e ka krijuar me kalimin e kohes... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: ballo me maska!

Nuk ka magji... Dikush po afrohet me masken e viktimes urbane qe kompetitiviteti kaotik modern e ka harruar ne shperfillje te plote ne cepat pa diell te dhomes me mbishkrimin te dera "Prone e te deshtuarve deri ne paranoje totale". Ka nje maske daltonikisht gri, pa nje forme gjeometrikisht llogjike dhe pa nje mision sociologjikisht te kuptimte. Ai mban maske sepse diku,dikur, dicka ka arritur te interferoje brenda hermetizmit te intimitetit te tij konceptual duke i percjelle mesazhin :

"I shemtuar deri ne vdekje"- Bej dicka qe te mos jesh i tille...

Dhe ai zgjodhi t'i bindet mesazhit me menyren me te keqe te mundshme... U shemtua me shume duke fituar me merite titullin "Mbeturine e pa riciklueshme me teknologjine e shek. XXI"....

........

Le te hyje... I eshte permbajtur rregullave. Pjesa tjeter eshte ceshtje shijesh...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ballo me maska!

Cleopatra
cleopatra.jpg


ose
Lady Vamp
lady_vamp.jpg


ose ose
Morticia Adams
morticia.jpg
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: ballo me maska!

Ballo maskash? Te gjithe veshin mbi trup ate qe nuk jane, por qe enderrojne te jene? Atehere une do te shkoja lakuriq!!!
 

Speed_11

Primus registratum
Re: ballo me maska!

ballo me maska, mua sme pelqejn aspak, imagjino sikur te jesh ne nje ballo me maske dhe shef nje femer me nje maske qe te pelqen e fton ate per te kercyer dhe i thua qe ke shum gjera dhe ne funde e pyet nese ke deshire te flejm bashke ne nje shtrat, ok ajo pranon, pas shfaqes shkon per te fjetetur, ndersa ajo heq masken gjithash dhe ti, menjda te shkon kush eshte poshte kesaj maske dhe po sikur te jet e dashura jote!! A nuk eshte kjo nje cmenduri ? a nuk te con kjo drejt zhgenjimit? ehhh pale si do te ishte reagimi ne ato momente....
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: ballo me maska!

nuk me shkon asnje maske me teper se sa ajo qe shoh perdite ne pasqyre...cuditerisht merr formen edhe sipas deshires...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: ballo me maska!

Ti ishe veshur shume bukur,kishe nje maske aq te bukur sa sta dalloja dot se te shkonte per bukuri.Edhe vete natyra sdo te ta pershtaste aq bukur me fytyren qe ke.Une dashurova masken tende dhe jo ty,se dija qe ti nga ana tjeter e maskes ishe thjesht bosh.Nuk pres te me thuash te kunderten ,ti e di me mire se une qe ishe fallco.Po une si rashe pre e maskes tende,kte se kuptova dot?!!
Ndonjehere bej mire mos te jem as per veten time.Ne ate ballo mu duk vetja shume e vogel,se ti vallen ma hidhje me te tjere njerez.E bete bukur po kaq bukur ate valle mor i dashuri im,sa dhe Zoti do ju kish zili,dhe une qe ju veshtroja e ulur nenbyth mes jush.
Ju veshtroja,pastaj te veshtroja ty,qe syte ishin lakmitare,te vetmet qe si kishe mbuluar dot.Po sti pata zili hic fare ato sy,se me vete mendoja mjere ajo qe do genjehet dhe te misherova.Si me njohe qe isha une?Po ti cfare dashurove te une,masken qe spata kurre apo ate qe do doje te kisha?? Me cguxim mu prezantove me emrin e aktorit qe do doje te ishe? Paturpersia per te qene i bukur ku era te mori trute e te la bosh.Me kot kerkova identitetin tend,me kot kerkova adresen tende,se jo per gje ,po ti na dole Fantazem!
 
Top