Ballit Kombetar: Intervistë me Komandant Abazin

prespari

Primus registratum
Ballit Kombetar: Intervistë me Komandant Abazin

Objektivi ynë - lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar
01 Gusht 2007
Intervistë me Komandant Abazin


1. Cfare eshte Garda Kombetare e Ballit Kombetar?

Komandant Abazi : Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar është një Organizat ushtarake që bazohet në të drejtën nderkombëtare për të mbrojtur atdheun në këto momente kaq kritike për vendin.


2. Cilat jane aresyet qe çuan ne krijimin e Gardes Kombetare?

Komandant Abazi : Pushtimi i gjysmës së Kombit nga sllavët qoj në formimin e Gardës ose më mirë të them se jemi duke vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan për çlirim dhe bashkim Kombëtar qysh prej Lidhjes së Prizerenit.Garda në vitin 1998 duke parë që Kosova gjindej para kasapve të Ballkanit filloj ushtrimet ushtarake për të hyrë në luftë.Mirpo duke dashur ti ikim vëllavrasjes në Maj të 98 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm kaluam në luftë nën emrin e UÇK/së.




3. Cilat jane objektivat e Gardes Kombetare?

Komandant Abazi: Objetivi i vetëm i Gardës është lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar sepse idealet tona të shenjëta u tradhtuan nga disa sahanlpirës të cilët për interesa të ngushta po coptojn edhe njiher Kosovën . Jemi për paqë dhe tolerancë por as një milimetër e tokës së Shqipërisë nuk do lejohet të coptohet.U bëjmë me dije faktorit Ndërkombëtar e posaqërisht Natos se i kemi aleat dhe i falenderojm për ndihmën e madhe që kanë dhënë për ne,por nëse vazhdon të luhet me popullin Garda nuk do të rrij duarkryqë.


4. Cfare fuqie ka Garda Kombetare per realizimin e objektivave te saj?

Komadant Abazi: Garda ka filluar mobilizimin e përgjithshëm,qysh ne muajin e parë kemi pasur diku rrthë 700 kërkesa për ti sistemuar në Gardën tonë.Kemi diku rrethë 2000 ushtarë aktiv që janë nën armë dhe duke vazhduar ushtrimet ushtarake në malet e lira të Kosovës dhe në Shqipëri ky është potenciali ynë vullneti i fuqishëm për të quar në vend amanetin e Mithat Frashërit,Adem Jasharit,Zahir Pajazitit e shumë e shumë dëshmorëve të Kombit

5. Ne cilat krahina te Shqiperise Etnike vepron Garda Kombetare?

Komandant Abazi: Tiranë,Prishtinë, Drenicë, Llap,Dugagjinin,Tetovë,Tropojë,Preshevë dhe jemi duke konsoliduar radhët tona në Çamëri.


6. A ka gjetur perkrahje Garda Kombetare ne popullsine e zonave ku vepron?

Komandant Abazi: Po si jo Luftarët e Ballit Kombëtar gjatë luftës së dytë botërore na kanë lënë bagazh të fuqishëm kombëtar dhe ne jemi vetëm djemt e Mithat Frashërit,Xhem Gostivarit,Luan Gashit,Abaz Ermenjit,Hysni Lepnicës,Ibrahim Lutfiut,pra populli na ka pritur krahëhapur duke na ndihmuar me të gjitha mundësit që ka.


7. Serbia ka kercenuar se do te nderhyje me trupa ushtarake, nese Kosova shpall Pavaresine. Si do te reagoje Garda Kombetare ne nje rast te tille?

Komandant Abazi: Garda është duke përcjellë situatën dhe në rast të tillë do të reagojm me njisit e tona elite dhe do të hymë në luftë jo vetëm në Kosovë por do ta sulmojm sërbin edhe në zemër të saj dhe nuk do lejohet që dikush të vritet e dikush të bëjë sehir,pra do të hymë në luftë si Komb.


8. Si do te reagonte Garda Kombetare nese komuniteti nderkombetar perfundimisht nuk arrin te bjere dakord per Pavaresine e Kosoves?

Komandant Abazi: Do tu shpallet luftë e hapur të gjithë atyre që pengojn realizimin e aspirateve të popullit për liri dhe Pavërsi.Dhe kur të shihet se Shqiptarët me të vërtet janë të vendosur për të vdekur për atdhe besoj se edhe çështja e Kosovës do të trajtohet ndryshe.


9. Cili eshte reagimi i Gardes Kombetare ndaj hipotezes per ndarjen e Kosoves?

Komandant Abazi: Po shihni elita politike Kosovare është e dështuar dhe ajo ka bërë pazare me gjysmën e kombit kjo po shihet qartas kur tash vetum do të fillojn negociatat e reja që do të thot në gjuhën politike të fillojn te bisedojn për ndarje.Kjo mund vetëm të mendohet për ndryshe ndarja është definitivisht luftë.


10. Cfare pret Garda Kombetare nga politikanet shqiptare?

Komandant Abazi: Spari përshëndesim Presidentin e ri Zotin Bamir Topin që është një njeri me ndienja të fuqishme kombëtare që të kërkoj hapur bashkimin kombëtar kjo do të ishte në interes të gjithëve.Nga politikanët në Kosovë do të kërkonim mos të luajn me fatin e Kombit se do kenë fatin e Esat Pashës.

11. A keni një mesazh që Garda Kombetare deshiron t'ua percjell Shqiptarëve?

Komandant Abazi: Ju bëjmë thirrje që të kërkojn bashkimin kombëtar se vetëm të bashkuar mund të jemi të fuqishëm dhe të pathyshëm.



Korresp. i "Balli i Kombit"
 
Top