Ballafaqimi me punonjes jokorrekt
Pothuajse të gjithë menaxherëve u ka ndodhur që të kenë punë me punonjës me të cilët është vështirë të bashkëpunosh. Ekzistojnë dy lloje punonjësish “të vështirë” – ata të cilët rëndom janë të vështirë për bashkëpunim, dhe ata të cilët sillen keq në situata të caktuara. Sidoqoftë, puna e menaxherëve është që të udhëheqin me njerëz, kështuqë ata nuk duhet t’i injorojnë ose të heqin dorë nga punonjësit e komplikuar.

Me siguri ju ka ndodhur që të takoni fëmijë në shitore, dhe kur duan ndonjë çokollatë ata fillojnë të bërtasin, shkarraviten përtoke… deri në momentin kur ta arrijnë qëllimin e tyre. Situata e njejtë është edhe me ata punonjës që ngrisin kokën saherë që dikush shpreh një mendim ndryshe nga se ata mendojnë. Kur tua lëshosh rrugën, ata thjesht ndalen sikur të mos ketë ndoshur asgjë.

Menaxherët patjetër e kanë të reagojnë shpejt ndaj problemeve të krijuara nga këta punonjës. Mëgjithatë, para se të reagojnë, menaxherët duhet të mendojnë për pasojat. Shpejtësia e reagimit varet edhe nga situata në të cilën ndodheni. Për shembull nëse një punonjës i juaj sjell në punë pistoletë, normal që ju duhet të reagoni më shpejt sesa kur dikush është kthyer me vonesë nga pushimi i drekës. Kohëpaskohe menaxherët duhet ta rishikojnë listën me të punësuarit dhe t’i identifikojnë situatat kur një i punësuar është sjellur në mënyrë jokorrekte.

Menaxherët nuk duhet të bien pre e thashethëmeve. Në fakt, punonjësit që shpërndajnë thashëtheme duhet të jenë të parët në listën e jokorrektëve. Megjithatë, duhet të ndani kohë për të vërtetuar (pa)vërtetësinë e atyre thashethëmeve. Merrni vendime në bazë të fakteve.

Planifikoni konfliktet me punonjësit “e vështirë”. Në këtë moment, shfrytëzoni të dhënat nga lista që e bëtë për ata që sillen në mënyrë të pakëndshme. Ndonjëherë jeni të detyruar të merrni vendime për të cilat jeni të vetëdijshëm se do të ndikojnë negativisht në sjelljen e atyre punonjësve, prandaj është mirë që të jeni të gatshëm kur të ballafaqoheni me ta.

Gjykoni sipas sjelljes, jo sipas individit
Qëllimi juaj nuk është që t’i sulmoni të gjithë ata që nuk sillen mirë, mirëpo të krijoni atmosferë në të cilën njerëzit nuk do ta ndjejnë nevojën e një intervenimi të rreptë. Mos bëni me gisht direkt ndaj tyre. Do të kishte qenë më mirë të shpreheshit duke thënë: “Dua që secili prej jush të vijë në kohë” sesa “Ti gjithmonë vonohesh”.

Sjellja e keqe nuk është rezultat i qëllimit të keq. Ndodh që sjellja e tillë të jetë si pasojë e frikës, mungesës së motivimit, probleme personale dhe ngjashëm. Jipni rast vet personit në fjalë që vet të gjejë zgjidhje për problemet e tilla! Punonjësit janë shumë më produktiv nëse edhe ata marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve. Ndonjëherë ndërtimi i mirëqenies në kompani shkon më ngadalë, mirëpo punët mund të përmirësohet vetëm me ndryshime drastike.

Është e qartë se sjellja e pahijshme mund të shmanget vetëm me marrëveshje të dyanshme. Për tu përmirësuar sjellja, punonjësi patjetër duhet të pajtohet me menaxherin rreth situatës së re. Ai duhet ta kupton se çfarë nuk funksionon tek sjellja e tij, dhe të shqyrton së paku një sjellje të mirë. Gjithmonë kur mundoheni t’i shpjegoni dikujt se diçka nuk është në rregull, mbështetuni në ndonjë shembull që reflekton diçka të mirë.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=3035