BACKUP!

Sulo_Kapedani

Primus registratum
BACKUP!

Pershedetje te gjithve.
Dua nje mendim edhe sugjerim se cfare paisje perdorni per BACKUP ( i pyes ato qe merem ne Servera ne kompani te ndryshme)
1) TAPE
2) Zip Drive
3) CD-R

E di qe TAPE jane me te perhapurat po nese dikush perdor tjeter te me thote ka tentuar te bej RESTORE te BACKUP-it edhe cfare rezultati ka mare?

Shendet e te mira!

P.S DriniS&GuJack ju kam borxh nje dreke;) nese :cool: skeni kundershtim e marrim edhe Mandin /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: BACKUP!

Per backup tek une perdoren tapes (dy tape drivers per dy servera, secili prej tyre ka minimumi 30 GB space). Per to perdoret programi ARC Serve(r) 2000 per te krijuar backup ose per te marre nga "kaseta" ato file apo direktori qe duam.

Per dreken me gjithe qejf (marrim dhe Mandin), por Mandin duhet ta ftosh ti se s'ka lezet ta ftoj une apo Eri qe jemi te ftuarit e tu /pf/images/graemlins/smile.gif

Shtim mesazhi
P.S. nese do mbash backups me CD mund ta kryesh me CR-RW dhe ti ruash duke perdorur Norton Ghost qe ruan gjithe harddiskun ne nje imazh te vetem. Problemi eshte qe imazhi mund te jete me i madh sesa per nje CD, ndaj do te te duhej ta ndaje ne disa pjese me WinRAR, gje qe kerkon kohe.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: BACKUP!

Edhe per mua Tape drive eshte me i miri... vetem se te hraxhon njecike kohe...

Nje mundesi tjeter do ishte te instaloje nje backup program i cili te bente backup te dhenat e serverit ne nje kompjuter tjeter ne LAN dhe ne kete menyre harxhon me pak kohe si per te hedhur te dhenat si per ti rekuperuar nese do te te duhen.
Pervec kesaj mund edhe ti besh Schedule ne menyre qe backup te behet automatikisht ne dite dhe ore te caktuara...

GuJack20.

p.s. Se harrova... :thumbsup: per dreken!!!

p.s.2. Hajt mo, po e marim edhe Mandin /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Felix

Primus registratum
Re: BACKUP!

hey cuna po vij edhe une per dreke /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :eek:
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: BACKUP!

Ju faleminderit per mendimet.
Si cdo here do i mar parasysh ato.
Tani po i bej
F T E S E
publike per Dreke miqsore:
z.DriniS
z.GuJack20
z.Mandit
Me thoni kur te jeni te lire ne axhenden tuaj ( mundohuni te jete e shtune ose e diel /pf/images/graemlins/wink.gif )
Shendet.
 

DriniS

Ecejak
Re: BACKUP!

Une jam per te shtunen ne dreke Tano.

P.S. Me duket se Mandi po ben sikur s'po e sheh temen /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ja dhe trimat e Xha Jahos, Gujack20 dhe Rrebeli, duke u perpjekur per te bere restore te dhenat e nje harddisku /pf/images/graemlins/smile.gif
gujackrrebeli.jpg
 

GuJack20

Primus registratum
Re: BACKUP!

Te shtunen ne dreke (pra sot) me merni ne tel dhe shkojme... /pf/images/graemlins/smile.gif

P.s. Ajo foto s'me pelqen hiç /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: BACKUP!

Rri urte se me mire se kaq s'kishte ku te shkonte, apo do qe ta lija foton te madhe dhe ta merrnin te tjeret per manipulime me montazhe? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: BACKUP!

Djema me Falni po e kam te prishur PC ne shpi keshtuqe spata ku te ta shifja qe te shtunen ishit gati.
Prandaj ju kerkoj Falje te treve por me Kismet do ju mar ne telefon per diten edhe kohen mire ?
Shendet!
 

DriniS

Ecejak
Re: BACKUP!

o Rrebel, mjere ti ku do futesh po s'e mbajte fjalen /pf/images/graemlins/smile.gif Mos u merzit per tani, se sot po bika edhe shi, ishalla ben dite e bukur kur te na marresh ne telefon qe te na thuash te bejme gati stomakun per dreke /pf/images/graemlins/smile.gif
 

engjelli

Forumium praecox
Re: BACKUP!

hey dreken hajeni ne lunder se eshte bukur lire dhe ushqimi eshte i mire... /pf/images/graemlins/wink.gif

edhe te pasurit atje shkoje... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Eri

Primus registratum
Re: BACKUP!

Pershendetje...

Doja te dija...nqs i ben BackUp sistemit...ky file qe krijohet cfare permban brenda. Dmth cfare te dhenash ruan nga sistemi dhe nga softwaret qe ke te instaluar???
Pastaj kur ti ta kesh ekzutuar kete filen BackUp ky file cfare instalon ne sistem????
Kush eshte e mira dhe e keqja e krijimit te nje file BackUp???

Shnet e pare...
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: BACKUP!

Te mirat e BACKUP i kupton shfrytzuesi vetem kur ka te beje vertet me te dhena shume te rendesishme ne organizaten apo kompanine e tij.
Avantazhet e BackUp-it jane te shume por kryesorja eshte se pastaj me nje RESTORe ( ne varshmeri te asaj cfare BackUp ke ber dmth nese eshte Full atehere gati 99 % e softwareve dhe fileve ) do te rikthehen ne poziten para demtimit ose me sakte ne poziten e Kohes kur eshte bere ky BackUP.
Te rekomandoj ta perdoresh nese vertet ke te dhena te pariparueshme ne PC tend por nese ke PC thjesht me ca programe dmth privat nuk eshte e domosdoshem per mendimin tim...
Kaq!
 

Admirali

Primus registratum
Re: BACKUP!

Mgjs me vonese, por me mire vone se kurre thote populli. Per BAckup fare mire mund te perdoresh external hdd, kane avantazhin se i ke me usb apo firewire, ose te dyja. gje qe te jep mundesine qe ti perdoresh ne cdo PC. PEr me shume me mire te vizitosh vete sitet e prodhuesve me te medhenj te hdd si Maxtor, Seagate, IBM etj. Ka dhe nje firme amerikane qe prodhon apostafat te tilla pajisje per backup, dhe ajo eshte Lacie.
Gjithe te mirat.
 
Top