admin
Administrator

Rruga që duhet ndjekur...
Për ata që kanë qenë pjesëmarrës në eventin e organizuar me 2-4 dhjetor 2011 s’ka çfarë të thuhet sepse ata e dijnë tërësisht se çfarë ndjenje e jashtëzakonshme është tërë kjo punë rreth Startup Weekend, e për ata që nuk kanë marr pjesë deri tani ajo që ia vlen të thuhet është:
MERRNI PJESË, mos e humbisni rastin!
E tëra nisë ditën e premte, kur pjesëmarrësit arrijnë në orët e mbrëmjes dhe ata që kanë një ide, e prezantojnë shkurtimisht atë para pjesëmarrësve tjerë. Projektet më interesante më pas përzgjidhen prej pjesëmarrësve tjerë, dhe ata që kanë ekipe ecin tutje me ekipin e tyre, kurse ata që skanë falë recetës së magjishme të Startup Weekend bëhen pjesë e ekipeve që formohen aty për aty dhe nayrisht në varësi të nevojave të secilit mbi programimin, marketingun në ueb, PR, dizajn, etj.
Pjesëmarrësit më pas duhet të zhvillojnë projektet e tyre gjatë vikendit, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe janë nën mentorimin, këshillimin dhe udhëheqjen e mentorëve vendor e të huaj. Gjatë tërë kësaj kohe, shfaqen mundësitë për mini-konferenca mbi ndërmarrësinë, prej të cilave maksimalisht fitojnë ndërmarrësitë. Të dielën në mbrëmje, ata që dëshirojnë të prezantojnë projektin e tyre para një paneli të përbërë prej ndërmarrësve me përvojë, specialistëve dhe investitorëve, mund ta bëjnë këtë dhe projektet më të mira përzgjidhen dhe fitojnë disa çmime intersante që iu mundëson atyre zhvillim të mëtutjesheëm.
Ajo çka mund të them është se këtë vit ngjarja do të jetë edhe me e madhe dhe më e jashtëzakonshme dhe me emra të njohur të industrisë së ndërmarrësisë për të ngjallur tek ju ndjenjën e vërtetë të ndërmarrësit dhe të krijuesit të bizneseve, e jo të ndjekësve të granteve.
Po me bjen ta theksoj shpesh por më duhet ta them sërish që të fitosh para duke shkruar një biznes plan është mundësi e mirë, por çka pas kësaj? Kush po fiton me të vërtetë? Ndërmarrësit nuk mendojnë si “gjahtar të grantave” por si “gjahtar të tregut”, prandaj siç ka qenë në dhjetor, ashtu do të jetë edhe tani.
ARENË E HAPUR PËR NDËRMARRËS,

Lexo tek faqja e tij...