Re: Bac u kry!
Mos u merzit or burre.gjanat e mira behen ngadale.Ne pritem 100 vjet,le te presim edhe nje dekade.Lirine nuk e fituam vetem me armet tona,por edhe me ato te kombeve europiane dhe USA.Do vij nje dite kur ne Kosove nuk do kete me diktat dhe nuk na pengon asgje qe anembane te valoj ai flamur per te cilin na dridhet zemra.Nuk e besoj qe mos te kish shqiptar te dehur nga gezimi per ate dite aq te enderruar.Ne Shqiperi,varferia e ka bere popullin te jete indiferent karshi patriotizmite manifestimeve,por kur shikoje gjithe Kosoven kuq e zi mendoj se ndjenja e patriotizmit shpertheu edhe atje.Trojet shqiptare nuk kishin pare aq shume flamuj sa diten e 17 shkurtit 2008.Nga jugu ne veri te trojeve,nga lindja ne perendim shpertheu fuqishem dashuria per flamurin me shkaben e zeze dy krenare.Mos harro djalosh se ne jemi nje komb shume stoik e i pamposhtur.Po te kujtoj vargjet e Samiut te madh:
Per Shqiperine,
ditet e mira
pasketaj vijne
lum kush te rronje
ta shohe zonje
Ne duhet te jemi te lumtur qe ja arritem kesaj dite,per te cilen jane derdhur lumenje gjaku nga kosovaret e nga shqiptaret ne pergjithesi.Faktikisht ne jemi te bashkuar,ne nuk na ndalon kush tani me qe ne nje te ardhme te afert te jemi bashke edhe politikisht e gjeografikisht.Duhet te jemi optimist kurdohere duke thene:''Do te fitojme,do te kryhet!''
Te pershendes