Bëhen publike imazhe të reja të Tesla Model S

Albforumi

Primus registratum
Bëhen publike imazhe të reja të Tesla Model S

TeslaModel_S.png
Tesla Motors ka shpalosur disa imazhe të reja të modelit më të ri Model S, që është një sedan tërësisht elektronik. Bashkësia e fotografive të publikuara tregojnë veturën që bënë disa testime rreth në shtegu me dizajnerin udhëheqës të Tesla-s, Franz Von Holzhausen.

Zyrtarë të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se deri më tani janë vendosur më shumë se 1.000 porosi për këtë sedan të ri, ndërsa në anën tjetër dihet se kjo kompani gjithashtu prodhon edhe një model tjetër Tesla Roadster që veçse gjendet në treg.
Model S ka peshë prej 1735 kg dhe 5 ulëse ndërsa është i gjatë 4.98 metra.

Tesla thekson se Model S do të mund të arrijë një kilometrazh me një mbushje prej 483 km dhe mund të arrijë start prej 0 – 100 km/h për 5.6 sekonda. Shpejtësia maksimale do të limitohet në 210 km/h. Mbushja do të mund të bëhet nga portet 120v, 208v ose 240v, të cilat do të kërkojnë kohë të gjata pritjeje.

Pritet që vetura të debutojë në mesin e vitit 2011 dhe të shitet për një çmim prej 35.000 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=423. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=423

Top