Avull

Albforumi

Primus registratum
Avull

avull.jpg

S’ishe aq e zonja me këndimin, s’arrije të bëje notat e larta. Kur ishe në dush, hyja për të dëgjuar, lije gjithmonë derën mbështetur, pa e mbyllur. Nuk vije re që isha dhe unë sepse rrija pa lëvizur dhe në qetësi. Fshihesha midis avullit, dhe të shikoja nga tenda e tejdukshme.

Këndoje nga të gjitha, por kur duhet të bëje notat e larta, filloje zgjasje zërin, dhe unë qeshja me veten.

Pastaj fytyrat te pasqyra. Bëje vizatime të bukura, me gjithë veçantitë bilez: veshët, hunda, dhe gjuha ndonjëhere, varej nga qefi. E dije që do shkoja për ti parë më vonë.

Ndonjëhere të regjistroja, kisha menduar që ti dëgjonim bashkë për të qeshur të dy.

Një ditë u nis njëra nga ato regjistrimet, dhe nuk e di pse, vrapova për të parë se ishe në dush. Hapa ujin e ngrohtë dhe ndenja aty, duke pritur që avulli të mbështillte gjithçka. Vajta para pasqyrës, dhe bëra një nga ato fytyrat e tua. Po unë s’jam aq i mbarë në vizatim.

Mami atë ditë kur hyri në banjë qau.

Archiviato in:Lart & Poshtë Tagged: mateo çili, tregi
3734
3734
3734
3734
3734
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3734

Top