Autoriteti rregullativ i telefonise ne kosove, heq antenat e operatori

Lenko

Primus registratum
Autoriteti rregullativ i telefonise ne kosove, heq antenat e operatori

Autoriteti Rregullativ i Telefonisë së Kosovës ka nisur heqjen e antenave të operatorit serb "Mobtel", i cili që prej mbarimit të luftës operon në mënyrë të paligjshme në territorin kosovar, duke i shkaktuar humbje prej rreth 100 milionë eurosh në vit buxhetit të Kosovës.
Anton Berisha, kreu i këtij institucioni, i kërkoi disa javë më parë UNMIK-ut të formonte një grup të përbashkët për luftimin e operatorëve të paligjshëm që veprojnë në Kosovë. Ky propozim u miratua nga autoritetet e UNMIK-ut, të cilat u angazhuan në formimin e grupit të punës, ndërsa qeveria e Kosovës akordoi një fond prej 100 mijë eurosh për blerjen e pajisjeve që shërbejnë për zbulimin e antenave të "Mobtel" në zona të ndryshme të Kosovës.
Zyra e shtypit pranë Autoritetit Rregullativ të Telefonisë njoftoi se operacioni ka nisur dhe gjatë kësaj jave, në bashkëpunim me njësitin "Joint Task Force", janë hequr 12 antena.
Me heqjen e antenave të "Mobtel"-it serb, do të mbyllet edhe shërbimi për rreth 100 mijë abonentë të kësaj firme serbe, e cila që nga viti 2004 ka operuar në menyrë të paligjshme në Kosovë.
Këta abonentë do të lidhin kontrata me kompanitë e ligjshme të telefonisë që operojnë në Kosovë, duke evituar humbjen prej 100 milionë eurosh të buxhetit të Kosovës si dhe detyrimeve tatimore që duhet të arkëtojnë institucionet.
Autoriteti Rregullativ i Telefonisë së Kosovës ka vendosur që vitin 2006 ta quajë vit të konsolidimit të telefonisë në Kosovë, fushë kjo më fitimprurëse nga të gjitha fushat e tjera të ekonomisë. Sipas zyrtarëve të institucionit, në fazën e parë të operacionit do të bëhet heqja e antenave, në fazën e dytë konfiskimi i tyre dhe i pajisjeve përcjellëse dhe në fazën e tretë do të nisin procedurat për liçensimin e operatorëve, që duhet t'i nënshtrohen ligjeve përkatëse në Kosovë.
Nëse operatorët e paligjshëm do të liçensohen, atëherë në arkën e buxhetit të Kosovës do të derdhen detyrimet tatimore, një lajm i mirë ky për qëndrueshmëri fiskale në Kosovë dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Autoriteti rregullativ i telefonise ne kosove, heq antenat e operatori

Nuk kame njohuri te mjaftushme rrethe keti operatori serbe e cila e di se ekzistonte ne menyren e pa ligjeshme ne Kosove,por si do qe te jete ky lajem me gezoi shume se me serbin thene drejt po te kisha forcen do ta ndaja edhe qiellin e lere me gjerat te tjera.Me rrespekt nga Flamuri.
 
Top