australia

komino

Valoris scriptorum
australia

e gjeta kete material rastesisht e mendova se mund ti hyje ne pune dikujt


Mirëse Vini në
Western
Australia
Shqip
Albanian
WESTERN AUSTRALIA
1/11/2002
Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs
2002
1
Parathënie.
Mirëse erdhët në Western Australia!
Qeveritë e Komonuellth-it, Shteteve, Territoreve dhe ato lokale të Australisë, së
bashku me agjensitë joqeveritare u sigurojnë banorëve Australianë një sërë
shërbimesh. Kjo broshurë ju jep informacion lidhur me llojet e shërbimeve dhe
ndihmën që ju jepet, dhe se ku mund të shkoni dhe të merrni këshilla. Ato që hyjnë si
refugjatë apo me mënyra humanitare duhet t’i përmbahen edhe informacionit të
dhënë posaçërisht nga Department of Immigration and Multicultural and Indigenous
Affairs (Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene).
Ju lutemi të gjeni kohë dhe ta lexoni këtë broshurë me kujdes. Ne besojmë se do t’ju
ndihmojë ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi. Ju duhet të përdorni botimin
e fundit, që gjendet në shumicën e zyrave të shërbimeve të vendosjes dhe përmes
faqes së rrjetit website ‘Settling in Australia’ www.immi.gov.au/settle. Ne ju
sugjerojmë që në fillim të lexoni kapitujt 1-4. Këta merren me çështjet e rëndësisë së
veçantë që lindin gjatë javëve të para të qëndrimit.
Problemet që do t’ju duhet të përballoni ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi
janë komplekse dhe në ndryshim. Do të ketë sfida por edhe shpërblime. Në fund,
suksesi juaj do të varet nga vetë përpjekjet tuaja, si dhe nga vullneti i atyre që
dëshirojnë t’ju ndihmojnë. Mirëse erdhët dhe fat të mbarë!
Nëse keni nevojë më çështjet e imigracionit, qendra e pyetjeve ndodhet në katin e
parë të Zyrave të Departamentit në adresën e mëposhtëme. Nëse është e
nevojshme, personeli ynë ju siguron edhe përkthyes.
Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs
411 Wellington Street
PERTH, WA, 6000
Tel: 13 1881
Data e botimit: 1 Nëntor 2002.
Numrat e Telefonit: Numrat e telefonit që fillojnë me 1800 janë falas në se kryhen
nga një linjë private dhe kushtojnë sa një telefonatë lokale në se kryhen nga telefonat
publikë. Numrat që fillojnë me 13 ose 1300 kushtojnë sa një telefonatë lokale. Disa
numra 1300 dhe 1800 mund të përdoren vetëm nga jashtë kryeqytetit. Thirrjet nga
telefonat celular u përmbahen kostove të telefonave celularë.
Për numrat që nuk fillojnë me 13, 1300 ose 1800: Nëse telefononi nga jashtë
Australisë, bjeri prefiksit 61, pastaj Kodit të Qytetit pa 0-n, dhe pastaj numrit. Nëse
telefononi brenda Australisë por jashtë Shtetit ose Territorit, bjeri Kodit të Qytetit,
pastaj numrit.
Përgjegjësitë: Megjithëse Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs
(Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene) dhe bashkëpunëtorët e tij janë
përpjekur që materiali i shënuar në këtë broshurë të jetë sa më i saktë në kohën e shtypjes, broshura
përmban një sërë temash të cilat mund të ndryshojnë rregullisht. Departamenti apo bashkëpunëtorët e
tij nuk mbajnë përgjegjësi për neglizhencë, në se dikush vuan apo pëson humbje si rezultat i zbatimit të
informacionit të dhënë në këtë broshurë.
2
Përmbajtja.
Parathënie. .......................................................................................... ....................................... 1
1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes..................................................................... 5
A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)..................................................... 5
B. Regjistrohuni në Medicare dhe/ose me sigurimin shëndetësor privat. ............................ 6
C. Hapni një llogari bankare .......................................................................................... ........ 6
D. Regjistrohuni me Centrelink (Shërbimin Social) ............................................................... 6
E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze........................................................................ 7
F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë. .................................................................................... 7
G. Merrni patentën e shoferit.................................................................................. ............... 7
2 Ndihmë me Anglishten .......................................................................................... ............. 8
Shërbimet e përkthimeve me gojë dhe me shkrim ................................................................ 8
Mësimi i Gjuhës Angleze për të Rriturit ................................................................................. 9
3 Shërbimet e Urgjencës .......................................................................................... ........... 10
Policia................................................................................... .............................................. 10
Ambulanca .......................................................................................... ................................ 10
Zjarri .......................................................................................... ......................................... 10
Numra të tjerë të urgjencave .......................................................................................... ..... 11
4 Ku të shkoni për ndihmë .......................................................................................... ........ 12
Adult Migrant English Program (AMEP) (Programi i Anglishtes për Emigrantët e Moshës
së Rritur)................................................................................... .......................................... 12
Qendrat Përkrahëse për Emigrantë dhe Agjensitë e Shërbimit për Emigrantë................... 12
Organizatat etnike dhe të komunitetit............................................................................... ... 12
Këshillat Lokale .......................................................................................... ......................... 13
Shërbimet Financiare .......................................................................................... ................ 13
Ndihma Ligjore .......................................................................................... .......................... 14
Të Drejtat e Konsumatorit .......................................................................................... ......... 14
Lehtësim në rast Urgjence .......................................................................................... ........ 15
Gjetja e të afërmve .......................................................................................... .................... 16
Byroja e Këshillimit të Nënshtetasit ..................................................................................... 16
Telefoni për këshillim në kriza .......................................................................................... ... 16
Crisis Care (Kujdesi në Kriza) .......................................................................................... ... 16
Këshillime për njerëz që janë torturuar dhe traumatizuar.................................................... 16
Shoqata e Planifikimit Familjar të WA ................................................................................. 16
Infolink .......................................................................................... ...................................... 17
Commonwealth Regional Information Service (CRIS) ........................................................ 17
Parent Help Centre (Qendra e Ndihmës për Prind) ............................................................ 17
Seniors Information Service (Shërbimi i Informacionit të moshave të vjetra) ...................... 17
Qendra e Rreferimit të Dhunës Seksuale............................................................................ 17
Women’s Multicultural Support and Advocacy Centre Inc (Qendra Multikulturore për
Mbështetjen dhe Mbrojtjen Ligjore të Grave). ..................................................................... 18
Martesa dhe marrëdhënjet e tjera të afërta. ........................................................................ 18
Punonjësit për të rinjtë.................................................................................... ..................... 18
Tax Help (Ndihmë për Taksën) .......................................................................................... . 18
3
5 Ligji dhe zakonet Australiane............................................................................... .............. 19
Takimi dhe komunikimi me njerëzit ..................................................................................... 19
Sjellja e paedukatë .......................................................................................... .................... 19
Barazia .......................................................................................... ..................................... 20
Dhuna..................................................................................... ............................................ 20
Kafshët .......................................................................................... ..................................... 21
Duhani dhe Pijet .......................................................................................... ........................ 21
Drejtimi i Automjeteve .......................................................................................... ............... 21
Mjedisi .......................................................................................... ...................................... 21
Zhurma.................................................................................... ........................................... 21
6 Strehimi .......................................................................................... .................................... 22
Qiramarrja e shtëpive private ose apartamenteve .............................................................. 22
Të drejtat dhe përgjegjësitë e qiraxhinjëve.......................................................................... 22
Blerja e shtëpive private ose apartamenteve ...................................................................... 22
Banesat Shtetrore .......................................................................................... ..................... 23
Strehimi Urgjent................................................................................... ................................ 23
Shërbimet shtëpijake të Domosdoshme.............................................................................. 23
7 Punësimi .......................................................................................... .................................. 25
Kërkimi i punës..................................................................................... ............................... 25
Job Network services (shërbime të Rrjetit të punës)........................................................... 25
Shërbime të tjera të Centrelink-ut............................................................................. ........... 26
Department of Employment and Workplace Relations (DEWR) (Departamenti i
Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Vendin e Punës) ........................................................... 26
Kualifikimet .......................................................................................... ................................ 26
Kushtet e punës (të drejtat e punëdhënësit/ punonjësit) ..................................................... 27
Superannuation (Pagesat e Detyruara nga Punëdhënësi për Pensionim).......................... 28
Taksimi .......................................................................................... ..................................... 28
8 Sigurimi Social .......................................................................................... ........................ 30
Periudhat e pritjes për pagesat e Centrelink ....................................................................... 30
Pagesa me drejtë takse për familje ..................................................................................... 31
Më shumë informacion .......................................................................................... .............. 31
9 Transporti................................................................................ .......................................... 32
Transporti Publik .......................................................................................... ....................... 32
Automjetet private .......................................................................................... ..................... 32
10 Arsimi dhe çerdhet................................................................................... ......................... 34
Çerdhet/Kopshtet .......................................................................................... ...................... 34
Shkollat.................................................................................. ............................................. 34
Fëmijët që nuk flasin Anglisht.................................................................................. ............ 35
Përkthyesat .......................................................................................... ............................... 35
Regjistrimi............................................................................... ............................................ 35
Arsimi Profesional .......................................................................................... ..................... 35
Universitetet .......................................................................................... .............................. 36
11 Sistemi Shëndetësor............................................................................... .......................... 37
Medicare.................................................................................. ........................................... 37
Centrelink Health Care Card (Karta e Kujdesit për Shëndetin e Centrelink)....................... 37
Sigurimi Shëndetësor Privat.................................................................................... ............ 37
Ndihma Mjekësore .......................................................................................... .................... 38
Qendrat Shëndetësore të Komunitetit ................................................................................. 39
Shëndeti Mendor .......................................................................................... ....................... 40
Shërbimet për njerëzit me prejardhje të ndryshme kulturore dhe gjuhësore....................... 40
Imunizimi (Vaksinimi) .......................................................................................... ................ 40
Shërbimet Stomatologjike .......................................................................................... ......... 40
Më shumë informacion .......................................................................................... .............. 40
4
12 Argëtimi dhe Media .......................................................................................... ................. 41
Aktivitetet në natyrë.................................................................................... ......................... 41
Ngjarje të veçanta .......................................................................................... ..................... 41
Media..................................................................................... ............................................. 41
Interneti .......................................................................................... ..................................... 42
13 Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene........................ 43
Nënshtetësia .......................................................................................... ............................. 43
Vizat e kthimit për banorët................................................................................... ................ 43
Vizitat Familjare në Australi.................................................................................. ............... 43
14 Shërbimet e qeverisë dhe komunitetit Lokal ................................................................. 45
Funksionet kryesore .......................................................................................... .................. 45
Shërbimet e Komunitetit .......................................................................................... ............ 45
Shërbime Multikulturore .......................................................................................... ............ 45
Bibliotekat............................................................................... ............................................ 45
Më shumë informacion .......................................................................................... .............. 46
5
1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas
mbrritjes
Lista e mëposhtëme ju tregon disa nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni sa
më shpejt që të jetë e mundur. Shënojini me √ pasi ti keni bërë.
LISTA E KONTROLLIT
A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)
B. Regjistrohuni në Medicare dhe/ose me sigurimin
shëndetësor privat.
C. Hapni llogari bankare
D. Regjistrohuni në Centrelink (Shërbimin Për Ndihma Sociale)
E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze
F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë
G. Aplikoni për patentën e shoferit
Për informacion lidhur me shërbimet e përkthimit dhe për përkthimin e dokumenteve,
shihni Kapitullin 2, Ndihmë me Anglishten.
Për vendndodhjen e Qendrës më të afërt Përkrahëse për Emigrantët (MRC) nëse
keni nevojë që të flisni gojarisht me dike për çështjet e stabilizimit tuaj shihni:
Kapitullin 4, Where to go for help (Ku të shkoni për ndihmë).
A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)
Më përpara bëni këtë gjë. Të gjithë ata që marrin të ardhura në Australi kanë nevojë
për Tax File Number. Të ardhurat përfshijnë rrogën nga punësimi, paratë e fituara
nga investimet dhe pagesat nga qeveria.
Ju mund të regjistroheni nepërmjet internetit gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës.
Përndryshe formularët merren prej Centrelink ose Australian Taxation Office
(ATO) (Zyrës Australiane të Taksave), e cila është në numëratorin telefonik White
Pages (Faqet e Bardha), ose ju mund tëtelefononi ATO-në dhe të kërkoni që t’ju
dërgohet një formular.
Australian Taxation Office 13 2861
Regjistrimi nepërmjet internetit për Tax File Number
bëhet në adresën në këtë website www.ato.gov.au/individuals
6
B. Regjistrohuni në Medicare dhe/ose me sigurimin shëndetësor
privat.
Qeveria Australiane ju ndihmon me shpenzimet mjekësore përmes një skeme që
quhet Medicare. Ju mund të keni të drejtë që të regjistroheni në Medicare dhe të
shfrytëzoni menjëherë shërbimet dhe programet mjekësore si shërbimet spitalore
falas, ndihmën me shpenzimet e kujdesit jashtë-spitalor dhe mjekimet e
subvencionuara.
Për t’u regjistruar në Medicare, ju duhet të prisni afërsisht 10 ditë pas ardhjes në
Australi dhe më pas të paraqiteni pranë një zyre të Medicare, të shënuar në
numërator, me pasaportën ose dokumentet e udhëtimit. Nëse plotësohen të gjitha
kriteret e regjistrimit, do t’ju jepet numri i kartës Medicare dhe karta do t’ju dërgohet
me postë rreth 3 javë më vonë.
Medicare ka një 'Welcome Kit' , e cila është e përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë të
ndryshme. Ajo ju shpjegon për shërbimin Medicare dhe shërbimet e tjera
shëndetësore të qeverisë si dhe kriteret e pranimit për përfitime dhe pagesa. Mbani
mend që ta kërkoni materialin informativ kur shkoni në zyrën e Medicare.
Medicare 13 2011
Përveç Medicare ka shumë sigurime shëndetësore të tjera private. Për më shumë
informacion për sigurimin shëndetësor privat, shihni Kapitullin 11, The health system
(Sistemi Shëndetësor).
C. Hapni një llogari bankare
Njerëzit në Australi zakonisht i mbajnë paratë nëpër banka, shoqëri ndërtimore apo
unione kreditore. Australianët përdorin karta bankare dhe karta krediti për shumë
qëllime.
Është e këshillueshme të hapni një llogari bankare brenda gjashtë javëve pas
ardhjes, për arsye se zakonisht do t’ju duhet vetëm pasaporta si dokument
identifikimi. Pas gjashtë javësh, që të hapni një llogari bankare do t’ju duhen
dokumente të tjera shtesë, dhe mund ta keni të vështirë nëse ju nuk keni shumë
dokumenta të tjera. Jepini bankës suaj Numrin e Taksës që të evitoni tarifat e larta të
taksimit mbi interesin e fituar.
D. Regjistrohuni me Centrelink (Shërbimin Social)
Centrelink, një agjensi qeveritare ju jep ndihmë për të kërkuar punë, jep pagesat e
sigurimit social si dhe ndihma të tjera. Banorët e sapoardhur mund të regjistrohen me
Centrelink-un për të marrë ndihmë kur kërkojnë punë, për të gjetur ndihmë në njohjen
e kualifikimeve joaustraliane (d.m.th. kualifikimet e fituara në atdhe e gjetkë) si dhe
për t’u futur në kurset e duhura (përkatëse).
Centrelink gjithashtu ka një formular aplikimi për Numrat e Taksës dhe mund t’ju
asistojë që ta dorëzoni formularin e aplikimit me Zyrën e Taksave, me qëllim që të
mos vonohet e drejta për pagesat tuaja.
Nëse keni fëmijë, ju do të mund të keni të drejtë që të merrni pagesa të sponsorizuara
nga qeveria për familjet si ndihmë kundrejt shpenzimeve të rritjes së fëmijëve.
7
Për më shumë informacion shih Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me
Anglishten), Kapitullin 7, Employment (Punësimi) dhe Kapitullin 8, Social Security
(Sigurimi Social).
E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze
Komunikimi në Anglisht është shumë me rëndësi dhe çelësi i vendosjes tuaj të
suksesshme.
Kurset e mësimit të gjuhës angleze për të sapoardhurit në Australi jepen nga Adult
Migrant English Program (Programi i Gjuhës Angleze për Emigrantët e Moshës së
Rritur). Si banor i ri ju mund të keni të drejtë që të merrni 510 orë të mësimit të gjuhës
Angleze falas. Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur ose mund ta humbni këtë
të drejtë!
Për më shumë informacion dhe për adresat se ku mund të regjistroheni, shihni
Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).
F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë.
Sipas ligjit Australian, fëmijët mes moshës 6 deri në 15 vjeç duhet të shkojnë në
shkollë. Ju duhet t’i regjistroni fëmijët në shkollë sa më parë që të jetë e mundur. Për
më shumë informacion shihni Kapitullin 10, Education and child care (Arsimimi dhe
Çerdhet//Kopshtet).
G. Merrni patentën e shoferit
Keni të drejtë të drejtoni automjete për tre muaj pasi të jeni bërë banor i Australisë,
nëse keni patentë shoferi nga një vend tjetër në Gjuhën Angleze apo të përkthyer
zyrtarisht. Më pas në se doni të drejtoni automjete duhet të merrni patentën përkatëse
Australiane. Për këtë, zakonisht duhet të kaloni testin teorik, praktik si dhe kontrollin e
shikimit.
Kontaktoni:
Department of Transport 13 1156
Vini re se Australia ka ligje strikte për trafikun dhe nisjen e makinës nën ndikimin e
alkoolit,të cilave ju duhet t’u përmbaheni. Për më shumë informacion shihni
Kapitullin 5, Australian customs and law (ligji dhe zakonet Australiane).
8
2 Ndihmë me Anglishten
Shërbimet e përkthimeve me gojë dhe me shkrim
INTERPRETING (PËRKTHIMET ME GOJË)
Nëse nuk flisni mirë Anglisht, agjensitë qeveritare duhet t’ju sigurojnë një përkthyes
për t’ju ndihmuar që të kryeni punë në atë agjensi. Shumë shpesh ju sigurohet
përkthimi përmes telefonit. Nëse është e nevojshme, agjensitë Qeveritare mund të
marrin një përkthyes që të jetë i pranishëm në takim.
Nëse keni probleme për të kuptuar sistemin e automatizuar telefonik të agjencive
Qeveritare, telefononi direkt Translating and Interpreting Service (TIS) (Shërbimi i
Përkthimeve) të Komonuelthit dhe ato do t’ju ndihmojnë.
TIS ka përkthyes në shumë gjuhë. Ju mund t'i telefononi Shërbimit të Përkthimeve me
Telefon të TIS-it, gjatë 24 orëve të ditës, dhe 7 ditëve të javës.
Translating and Interpreting Service (TIS) 13 1450
(Shërbimet e Përkthimeve me Gojë dhe me Shkrim)
PËRKTHIMI I DOKUMENTEVE TUAJA TË RËNDËSISHME
Një përkthim i përmbledhur/ekstrakt në Anglisht i dokumenteve tuaja të cilat mund të
jenë të nevojshme për vendosjen tuaj në Australi mund të jepet falas nga Department
of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (Departamenti i Imigracionit
dhe Çështjeve Multikuturore e Indigjene). Këto dokumente mund të pëfshijnë
çertifikatat e lindjes e të martesës, kualifikimet arsimore dhe referencat e
punësimeve. Nëse dëshironi ndonjë përkthim falas, ju duhet të jeni banor i
përhershëm ose nënshtetas Australian dhe ju duhet ta bëni kërkesën brenda dy
vjetësh që nga dita e ardhjes ose e dhënies së qëndrimit të përhershëm.
Ju duhet t'i dorëzoni këto dokumenta për përkthim nëpërmjet atyre që sigurojnë
shërbimet e AMEP (shikoni më poshtë). Përkthimi i dokumentave të tjerë mund të
organizohet nëpërmjet përkthyesave të akredituar mbi bazat e pagesës për shërbimin
e kryer. Për një listë të përkthyesave të akredituar në gjuhën tuaj, vizitoni faqen e
internetit të National Accreditation Authority for Translators and Interpreters (NAATI)
(Autoritetit Kombëtar të Akreditimit për Përkthyesat) në adresën www.naati.com.au.
Per përkthimin e dokumentave më të rëndësishëm kontaktoni:
Independent Assessment Service (Shërbimi i Vlerësimit i Pavarur)
7th Floor
190 Saint Georges Terrace
PERTH WA 6000
Numri i Telefonit: 9320 3746
9
Mësimi i Gjuhës Angleze për të Rriturit
ADULT MIGRANT ENGLISH PROGRAM (AMEP)
Ju mund të keni të drejtë të mësoni Gjuhën Angleze me Adult Migrant English
Program, (AMEP) (Programin e Gjuhës Angleze Për Emigrantët e Moshës së Rritur).
Klientëve që përfitojnë u jepen 510 orë mësimi falas. Nëse është e nevojshme jepet
edhe kujdes falas në çerdhe/kopshte për fëmijët.
Ju duhet të regjistroheni brenda tre muajve që nga dita e ardhjes ose të përfitimit të
qëndrimit të pëhershëm, ose ndryshe mund ta humbni këtë të drejtë. Pasi të jeni
regjistruar ju mund ta shtyni mësimin nëse keni nevojë të kujdeseni për familjen, të
punoni apo jeni të lidhur nga përgjegjësi të tjera.
AMEP ju ofron një sërë mënyrash mësimi. Ka kurse me orar të plotë mësimi ose me
orar të shkurtër që organizohen në klasa dhe vendndodhje të ndryshme . Ju mund të
mësoni edhe në shtëpi nëpërmjet mësimit me korrespondencë ose me ndihmën e një
mësuesi në shtëpi.
Informacioni për klasat e Anglishtes gjendet në një sërë gjuhësh. Për më shumë
informacion vizitoni faqen e internetit të AMEP-it www.immi.gov.au/amep ose
kontaktoni:
The Independent Assessment Service
7th Floor
190 St George’s Terrace
PERTH WA 6000
Tel: 9320 3746
Migrant Resource Centre (Qendra juaj Për Përkrahje Për Imigrant), (shihni
Kapitullin 4, Where to go for help (Ku të shkoni për ndihmë)), dhe Centrelink-u (shih
Kapitullin 7, Employment) mbajnë informacion për AMEP si dhe për mënyra të tjera
për të përmirësuar Gjuhën Angleze.
LANGUAGE, LITERACY AND NUMERACY PROGRAM (LLNP) (PROGRAMI I
GJUHËS, LEXIMIT DHE NUMRAVE)
Ju mund t’ju takojë ligjërisht pjesëmarrja në programin Language, Literacy and
Numeracy Program (Program i Gjuhës, Leximit dhe Numrave) (LLNP) edhe nëse keni
kryer kursin e AMEP ose edhe nëse nuk ju takon ligjshërisht përfshirja në AMEP.
LLNP përfshin shkrim, bisedim, dëgjim dhe lexim në gjuhën Angleze, matematikë
dhe mësim zanati për t’ju ndihmuar që të gjeni punë. Që t’ju takojë ligjërisht ky
program duhet të regjistroheni me Centrelink si person që kërkon punë (shikoni
kapitullin 7, Employment (Punësimi)).
Centrelink 13 2850
Ose nëse nuk flisni Anglisht 13 1202
OTHER ENGLISH LEARNING OPTIONS (Mundësitë e Tjera për të Mësuar Anglisht)
Kurset e Anglishtes ju ofrohen gjithashtu nëpërmjet institucioneve të tjera mësimore
dhe qendrave të komunitetit (shikoni Kapitullin 10, nën Vocational Education (Mësimi
për Zanatë)).
10
3 Shërbimet e Urgjencës
Në raste urgjencash, telefononi 000, për:
• Police (Policinë)
• Ambulance (Ambulancën)
• Fire Brigade (Zjarrfiksat)
Telefonatat 000 janë falas. Qëndroni gati që të jepni emrin tuaj, adresën, numrin e
telefonit (nëse keni), si dhe llojin e shërbimit që kërkoni.
Nëse nuk flisni Anglisht, i thoni punonjësit gjuhën që flisni dhe do të lidheni me
Shërbimet e përkthimit (TIS) direkt prandaj mos e mbyllni telefonin.
Policia
Policia në Australi nuk ka lidhje me ushtrinë dhe nuk ka rol në politikë. Ata kanë për
qëllim të mbrojnë jetën dhe pronën e komunitetit dhe të parandalojnë dhe gjejnë
krimin, si dhe të mbajnë paqen. Në rast urgjence, telefononi 000. Për çështje
jourgjente, merrni 13 1444 ose stacionin e policisë lokale. Numrat e tyre ndodhen nën
seksionin ‘Police Stations’ në numëratorin telefonik White Pages.
Ambulanca
Nëse keni nevojë për ambulancë, telefononi në 000. Ambulancat japin transport
urgjent në spital si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor. Në disa Shtete dhe
Territore, shërbimi i ambulancës mund të jetë falas ose më i lirë vetëm për njerëzit që
marrin pensione nga qeveria ose që kanë Health Care Card (Kartelë Shëndetësore)
(të dhënë nga Centrelink-u për njerëzit që vlerësohen si me të ardhura të ulëta).
Shërbimi mund të jetë i shtrenjtë nëse nukmerrni sigurime sociale, prandaj ju mund të
dëshironi të bëheni anëtar i ambulancës ose të regjistroheni në një Fond Sigurimi
Shëndetësor Privat që do t’i mbulojë këto shpenzime për ju. (Shihni Kapitullin 11, The
health system (Sistemi Shëndetësor)).
St Johns Ambulance 9334 1222
Anëtarësia me Ambulancën 1800 648 484
Zjarri
Zjarrfikësat shuajnë zjarret, shpëtojnë njerëzit nga ndërtesat që digjen dhe
ndihmojnë në situata kur rreziku vjen prej gazit apo kimikateve. Në rast urgjent
telefononi në 000. Në raste jourgjente, ju mund të përdorni numrin e telefonit shënuar
nën ‘Fire Stations’ në numëratorin telefonik White Pages.
11
Numra të tjerë të urgjencave
Numrat e telefonit të nevojshëm të urgjencave janë të rreshtuar në faqen e
brendshme të mbulesës të numeratorit telefonik White Pages. Ato përfshijnë:
Poisons Information Centre (Qendra e informimit për Helmime)
13 1126
Child Abuse Prevention Services (Shërbimet e Parandalimit të Abuzimit të
Fëmijëve) 1800 688 009
12
4 Ku të shkoni për ndihmë
Adult Migrant English Program (AMEP) (Programi i Anglishtes për
Emigrantët e Moshës së Rritur)
Mësuesit e ‘AMEP’ jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë me gjuhën Angleze por ata edhe
mund t’ju ndihmojnë të kuptoni mënyrat e jetesës Australiane si dhe aktivitetet e
përditshme si shërbimet bankare, pazaret, aplikimet për punë dhe pjesëmarrjen në
komunitet. Njerëzit në klasën tuaj mund të ndodhen në rrethana të ngjashme me ju
dhe mund të kenë të dhëna të dobishme për ju. Për më shumë informacion për
AMEP, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).
Qendrat Përkrahëse për Emigrantë dhe Agjensitë e Shërbimit për
Emigrantë
Migrant Resource Centres (MRCs) dhe Migrant Service Agencies (MSAs) kanë
nëpunës që ju japin ndihmë dhe informacion kur arrini në Australi, veçanërisht nëse
vini nga një vend ku nuk flitet gjuha Angleze. Ata mund t’ju drejtojnë në shërbime të
tjera të dobishme. Shikoni listen e mëposhtme për vendndodhjen e MRC-së apo
MSA-në më të afërt dhe duhet të jetë një nga pikat e para të takimit pas mbrritjes në
Australi.
Kontaktoni:
South Metropolitan MRC Northern Suburbs MRC
241 – 243 High Street Unit 1/14 Chesterfield Road
FREMANTLE WA 6160 MIRRABOOKA WA 6061
Tel: 9335 9588 Tel: 9345 5755
Faks: 9430 6352 Faks: 9345 5036
Multicultural Services Centre Catholic Migrant Centre
20 View Street 25 Victoria Square
NORTH PERTH WA 6006 PERTH WA 6000
Tel: 9328 2699 Tel: 9221 1727
Faks: 9227 7638 Faks: 9221 3793
Organizatat etnike dhe të komunitetit
Ka shumë organizata etnike dhe të komunitetit që mund t’ju ndihmojnë ose të ju
rekomandojnë tek ato që mund t'ju ndihmojnë juve. Ka gjithashtu klube, shoqata dhe
organizata fetare, anëtar i të cilave mund të dëshironi të bëheni. Ato janë shënuar
nën ‘Clubs’ dhe ‘Organisations’ në numëratorin telefonik të quajtur Yellow Pages
(Faqet e Verdha). Qendra juaj Përkrahëse për Emigrantë ose Agjensia e Shërbimit
për Emigrantë janë të gatshëm t’ju japin listën e klubeve dhe organizatave që mund
t’ju përshtaten nevojave dhe interesave tuaja.
13
Organizatat e ndryshme me fonde nga Qeveria, siç është Community Settlement
Services Scheme (CSSS) (Skema e Shërbimeve të Komunitetit për Vendosjen e
Personave të Sapoardhur), ofrojnë shërbime që ndihmojnë në stabilizimin e njerëzve
nepërmjet një sërë aktivitetesh. Informacionet e kontakteve gjenden në faqen e
internetit: www.immi.gov.au/grants/csssfunded.htm
Këshillat Lokale
Ju mund të kontaktoni bashkinë tuaj të qytetit ose zyrat e këshillit për informacion
mbi shërbimet në zonën tuaj lokale. Ato janë të regjistruar nën 'Local Councils' në
numeratorin telefonik White Pages (Faqet e Bardha). (Shikoni Kapitullin 14, Local
Government (Qeveria Lokale).
Shërbimet Financiare
Në Australi gjenden një numër i madh bankash, lloje të sigurimeve shëndetsore dhe
materiale, superannuation (pagesa të bëra nga punëdhënësi për kohën e
pensionimit) si dhe prodhime dhe shërbime të ndryshme të investimeve. Prodhimet
dhe shërbimet financiare mund të kryhen vetëm nga një biznes që ka liçensen nga
Qeveria për t’i kryer këto veprime. Eshtë e kundraligjshme oferta e kryerjes së
shërbimeve financiare pa patur liçensën e duhur.
Gjenden njerëz të pandërgjegjshëm që mund të përpiqen t’ua vjedhin paratë duke ju
mashtruar që ju t’ja jepni paratë tuaja. Nëqoftëse keni ndonjë ankesë rreth
depozitimit të parave, kredive biznesore, sigurimeve materiale, ’superannuation’,
këshillave rreth investimeve apo financave në përgjithësi, apo nuk jeni të sigurtë
d.m.th. keni dyshime rreth ndonjë telefonate në lidhje me ndonjë investim, kontaktoni
Australian Securities and Investment Commision (ASIC), (Komisioni i Sigurimeve
dhe Investimeve të Australisë).
ASIC Infoline (Numri i telefonit për Informacione) 1300 300 630
VEPRIMET BANKARE
Shërbimet bankare ofrohen nepërmjet bankave, shoqërive ndërtimore si dhe njësive
të dhënjes së kredive. Për të tërhequr paratë mund të shkoni direkt në bankë ose
mund t’i tërhiqni me kartën bankare duke futur numrin PIN (Numri Identifikues
Personal), (d.m.th. kodin tuaj sekret) për të nxjerrë kartmonedhat nga ATM
(Automatic Teller Machine), (aparati automatik i nxjerrjes së parave nga banka). Mos
e shënoni numrin tuaj PIN në kartën tuaj bankare! Nëqoftëse ndodh që karta e juaj
bankare vidhet ose e humbisni – menjëherë lajmëroni bankën tuaj.
KREDITE E NDRYSHME
Me ‘Kreditë e Ndryshme’ kuptohet rasti kur ju merrni para borxh dhe bini dakort që
do t’i paguani më vonë me fajde, që quhet ‘interest’. Disa nga kreditë e ndryshme
janë kredi personale, kredi për shtëpi, kartat e kreditit si dhe ‘overdrafts’ (kreditë nga
banka që i lejojnë bizneset të lëshojnë çeqe me shuma më të mëdha se ç’disponojnë
vet në llogarinë e tyre). Kostoja e kreditit varet shumë nga lloji i kredisë, nga merret
kredia, sa kohë ju duhet për ta paguar, përqindja e interesit si dhe pagesa të tjera të
lidhura me kredinë.
14
Nëqoftëse hasni vështirësi në pagimin e kredisë për shkak se humbisni punën apo
sëmureni, keni të drejtë të kërkoni që të bëhen ndryshime në pagimin e kredisë. Në
se ju duhet ndihmë kontaktoni:
Shërbimi Informativ Financiar i Centrelinkut
Këshilltarët financiarë ofrojnë këshillat e tyre në kushte të konfidencës. Për ta gjetur
një këshilltar financiar afër jush, shikoni në faqen e internetit FIDO.
FIDO website (faqja e internetit për FIDO) www.fido.asic.gov.au
SIGURIMI MATERIAL
Sigurimi material (insurance) përfshin pagimin e një shume parash çdo vit për t’u
mbrojtur nga rreziku i humbjes së parave në se nuk shkojnë punët në rregull ose
ndodh diçka. Të zakonshme janë sigurimet materiale për shtëpinë, për mobiljet dhe
paisjet e e tjera si dhe për makinën. Nëqoftëse keni makinë, ju nevojitet sigurimi
material për t’i mbuluar shpenzimet në se ju dëmtoni personin tjetër në rastin e një
aksidenti.
Ndihma Ligjore
Në çdo Shtet dhe Territor ndodhen organizata të komunitetit që punojnë për të
informuar njerëzit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore, dhe për t’i
përmirësuar (me anë të informimit) mundësitë e tyre për t’u lidhur më mirë me
sistemin e drejtësisë.
Ju mund të kontaktoni:
Legal Aid WA 9261 6222 /
1300 650 579
Për ndihmë në çështjet ligjore lidhur me sigurimin social, ju gjithashtu mund të
kontaktoni:
Social Security Appeals Tribunal 9229 1300 /
1800 060 116
Të Drejtat e Konsumatorit
Zyrat e Ombudsman-it hetojnë ankesat për organizatat qeveritare, kompanitë private
në disa industri. Ato mund të marrin masa që t’u japin fund praktikave të trajtimeve të
paligjshëm, të padrejta ose diskriminuese ndaj jush, ose të ndërhyjnë në përpjekje
për një rezultat më të drejtë për ju (kur nuk jeni dakort me ndonjë vendim)
Human Rights and Equal Opportunity Commission (HREOC) (Komisioni i të
Drejtave të Njeriut dhe të Mundësive të Barabarta) administron ligjin e
Commonwealth-it në fushat e të drejtave të njeriut, , drejtësisë sociale privatësisë si
dhe kundra diskriminimit.
15
Australian Competition and Consumer Commission (ACCC) (Komisioni
Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit) u jep konsumatorëve një mbrojtje ndaj
praktikave biznesore të padrejta në fushat e vendosjes së çmimeve dhepraktikave
tregtare të padrejta. Ky Komision mbron konsumatorët edhe ndaj praktikave që janë
kundra konkurimit. Së fundi, i mbron konsumatorët edhe në lidhje me sigurinë e
prodhimeve.
Disa numra kontakti janë:
WA State Ombudsman 9220 7555
Commonwealth Ombudsman (Ombudsmani i Commonwealth-it)
1300 362 072
Human Rights & Equal Opportunity Commission (Komisioni i të Drejtave të
Njeriut dhe të Mundësive të Barabarta) 1300 369 711
Advertising Standards Bureau (Byroja e Standarteve të Reklamimit)
02 6262 9822
Australian Banking Industry Ombudsman (Ombudsmani Australian i Industrisë
Bankare) 1800 337 444
Australian Competition and Consumer Commission (Komisioni Australian i
Konkurrencës & Konsumatorëve) 1300 302 502
Credit Union Dispute Resolution Centre 1800 624 241
Credit Union Ombudsman (07) 3862 3455
Insurance Enquiries and Complaints 1300 780 808
Superannuation Complaints Tribunal (SCT) 1300 884 114
Financial Industry Complaints Service (Shërbimi i Ankesave për Industrinë e
Financave) 1800 335 405
Private Health Insurance Ombudsman (Ombudsmani i Sigurimit Shëndetësor
Privat) 1800 640 695
Telecommunications Industry Ombudsman (Ombudsmani i Industrisë së
Telekomunikacionit) 1800 062 058
Ju mund të çoni email gjithashtu tek Ombudsman-i i Shtetit të WA në:
mail@ombudsman.wa.gov.au
s
Lehtësim në rast Urgjence
Nëse keni nevojë urgjente për ushqime, veshje, strehim apo orendi ju mund të
kërkoni ndihmë nga ‘non-government organisations’ (organizatat joqeveritare) ose
organizatat bamirëse si :
St Vincent de Paul Society (Shoqata St Vincent de Paul) 9475 5444
The Salvation Army (Ushtria a Shpëtimit) 9227 7035
Mund të ketë kushte të veçanta për ligjshmërinë në këto organizata por ka një
numër të madh organizatash që mund të asistojnë njerëz në rrethana të ndryshme.
Ju mund të kontaktoni MRC-në ose këshillin lokal të shikoni se çfarë gjendetështë e
vlefshme në zonën tuaj.
16
Gjetja e të afërmve
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) jep shërbime për gjetjen dhe dërgim
mesazhesh për të afërm të ndarë nga lufta, nga turbullirat civile dhe fatkeqësitë
natyrore.
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) 9255 1916
Byroja e Këshillimit të Nënshtetasit
Byroja jep informacion multikulturor mbi menxhimin e buxhetit dhe ofron këshillim
ligjor, financiar dhe mbi taksën. Për këtë duhet të lësh takim me:
Citizen’s Advice Bureau
25 Barrack Street
PERTH WA 6000
Tel: 9221 5711
Telefoni për këshillim në kriza
Gjenden shumë shërbime telefonike këshillimi duke përfshirë Lifeline që ju ofron
këshillim falas në raste krizash gjatë 24 orëve të 7 ditëve të javës. Ju mund të ndiheni
të dëshpëruar, thjesht të keni nevojë të flisni me dikë ose të dëshironi të përdorni
shërbimet e këshillimit të veçantë për financa, kumar, apo për të rinj.
Lifeline 13 1114
Crisis Care (Kujdesi në Kriza)
Ky shëbim ju jep ndihmë 24 orëshe ugjente për probleme të mirëqenies. Ndihma
jepet për dhunë në familje, probleme famijlare dhe çfarëdo mbështetje urgjente.
Crisis Care 9223 1111 /
1800 199 008
Këshillime për njerëz që janë torturuar dhe traumatizuar
Association for Survivors of Torture and Trauma (ASeTTS) ofron këshillime me
psikolog dhe përkrahje për refugjatë të sapoardhur ku përfshihet përkrahje për
familje, punë me grupe dhe ndihmë për të rinjtë në stabilizimin e tyre në ambjentin e ri
të shkollës. Shërbimi nuk ka nuanca fetare dhe është politikisht neutral.
ASeTTS 9325 6272
Shoqata e Planifikimit Familjar të WA
Family Planning Association (Shoqata e planifikimit familjar) jep këshilla mbi
shëndetin seksual, shtatëzaninë e paplanifikuar dhe probleme të lidhura me to.
Family Planning Association 9227 6177/
1800 198 205
17
Infolink
Infolink është një shërbim i kompjuterizuar i Qeverisë së Shtetit i vendosur në:
Alexander Library
3rd Floor, Perth Cultural Centre
James Street
PERTH WA 6000
Tel: 9427 3100 / 1800 199 057
Commonwealth Regional Information Services (CRIS)
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) (Shërbimi Informativ i
Komonuvellthit për Krahinat) është një shërbim informativ për shërbimet qeveritare të
Commonwealth-it dhe programet për Australinë rurale dhe rajonale. Ky shërbim
informativ nxjerrë në shtyp The Rural Book (Libri Rural), të cilin mund ta merrni duke
telefonuar:
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) 1800 026 222
Parent Help Centre (Qendra e Ndihmës për Prind)
Informacion, këshillim dhe kontakte se si të kujdeseni për fëmijë deri në 18 vjeç:
Parenting Line 9272 1466
Country callers 1800 654 432
Seniors Information Service (Shërbimi i Informacionit të moshave të
vjetra)
Ky shërbim ofron informacion falas dhe referime për të vjetrit dhe për ata që kanë të
bëjnë me problemet e tyre.
Senior’s Information Service 9328 9155 /
Country callers 1800 199 087
Qendra e Rreferimit të Dhunës Seksuale
Ky është një shërbim mjekësor dhe këshillues 24 orësh për njerëz të cilët janë
sulmuar seksualisht.
Sexual Assault Centre (Qendra e Rekomandimeve për Sulme Seksuale)
9340 1828/
Country callers 1800 199 888
18
Women’s Multicultural Support and Advocacy Centre Inc (Qendra
Multikulturore për Mbështetjen dhe Mbrojtjen Ligjore të Grave).
Qendra jep ndihmë, mbështetje dhe këshilla grave me prejardhje të ndryshme
kulturore dhe gjuhësore, dhe fëminjve të tyre, që i arratisen abuzimit ose dhunës në
shtëpi, ose probleme të tjera martesore.
Women’s Multicultural Support & Advocacy Centre 9325 7716
Martesa dhe marrëdhënjet e tjera të afërta.
Relationships Australia (Shërbimi, Marrëdhëniet Australia) ofron këshillime me
psikolog,,, edukim dhe shërbime ndërmjetësimi për individë, çifte dhe familje. Kostoja
e tyre varet nga të niveli i të ardhurave tuaja. Në se është e nevojshme mund të
sigurojnë edhe përthkyes për ju.
Relationships Australia 9489 6363 /
1300 364 277
Punonjësit për të rinjtë
Punonjësit social për të rinjtë janë njerëz të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët
punojnë me të rinjtë. Ata u ofrojnë informacion, ndihmë dhe aktivitete në një mjedis
jashtë çdo rreziku. Këta punonjës të të rinjëve punojnë në Qendrat Rinore, Qendrat
Përkrahëse për Emigrantë dhe në Këshillat e Lagjeve.
Faqja e intenetit e The Source www.thesource.gov.au është faqja e Qeverisë së
Commonwealth-it për rininë që ofron një sërë informacionesh për rininë. Lidhjet për
informacione me vlerë mund të gjenden edhe në: www.immi.gov.au/settle/youth/.
Tax Help (Ndihmë për Taksën)
Viti Australian i taksës është nga Korriku në Qershor. Sipas ligjit Australian shumicës
së njerëzve u kërkohet të fusin taksën e kthimeve vjetore. Tax Help ju ofrohet
njerëzve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë moshat e vjetra, atyre që vijnë nga
vende që nuk flasin Anglisht, atyre me prejardhje Aboriginezeapo prej ishullit Torres
Strait ose të paaftëve.
Tax Help (Ndihma për Taksën) është shërbim falas dhe është i disponueshëm prej 1
Korrikut deri më 31 Tetor. Njerëzit mund të gjejnë vendodhjen e Qendrës së Ndihmës
për Taksë më të afërt duke telefonuar:
Tax Help 13 2861
19
5 Ligji dhe zakonet Australiane
Njohja dhe kuptimi i zakoneve dhe ligjeve Australiane ju ndihmon t'i përshtateni jetës
në komunitetin Australian. Australia është një shoqëri tolerante me njerëz nga
prejardhje kulturore dhe etnike të ndyshme. Australia inkurajon emigrantët që të
ndajnë me të tjerët dhe të vazhdojnë kulturën e tyre tradicionale. Nga ana e tyre, prej
emigrantave pritet që të respektojnë zakonet Australiane dhe të zbatojnë ligjet
Australiane, dhe të respektojnë në mënyrë të barabartë kulturat e tjera.
Disa zakone dhe ligje Australiane mund t’ju duken ndryshe nga ato të vendit tuaj të
mëparshëm. Më poshtë janë disa aspekte të zakoneve dhe ligjeve Australiane për t’
ju ndihmuar që ta shijoni plotësisht jetën e re në Australi.
Takimi dhe komunikimi me njerëzit
Kur takoni dikë për herë të parë, është normale ndërsa i shikoni ato në sy që t'i tokni
dorën e djathtë me të tuajën. Kur Australianët takojnë dikë për herë të parë, ata
mënjanojnë bërjen e pyetjeve direkte dhe personale si psh për moshën, martesën,
fëmijtë ose paratë.
Me përjashtim të rastit kur ju kanë prezantuar dike me emrin e tyre, zakonisht atyre
duhet t’u drejtoheni me mbiemër, derisa t'ju ftojnë të përdorni emrin e tyre.
Sjellja e paedukatë
Si shumë kultura të tjera, ka disa sjellje që Australianët i konsiderojnë mënyra shumë
të këqija sjelljeje. Këto përfshijnë:
• të pështyrit në publik
• gromësirën, dhe bërjen e pordhave në publik ose në shtëpinë e dikujt - nëse
ju ndodh aksidentalisht me mirësjellje duhet të thoni "excuse me" (ekskjuze
mi) ose "pardon me" (pardon mi) (më falni)
• t'u fryni hundëve në trotuar
• me përjashtim të banjove private ose publike, urinimi dhe jashtëqitja në vende
të tjera nuk lejohet - është gjithashtu kundër ligjit dhe shkelje kriminale
"indecent exposure" (zhveshja e pahijshme)
• dalja pa rrallë para njerëzve të tjerë kur jeni në rrallë
• të qënurit vonë - duhet të shkoni gjithmonë në kohë në punë ose shkollë dhe
në takime të tjera - një person që është gjithmonë vonë mund të konsiderohet
si i/e pabesueshëm/me.
20
Barazia
Ju keni të drejtën të respektoheni dhe nevojat tuaja të konsiderohen njësoj si të të
tjerëve. Askush nuk duhet të trajtohet ndryshe nga të tjerët për shkak të racës,
përkatësisë shtetërorevendlindjes, gjinisë, gjendjes civile, shtatzanisë, besimit politik
dhe fetar, paaftësisë trupore/mendore ose preferencës seksuale. Kjo vlen për
shumicën e fushave, duke përfshirë punësimin, arsimin, banesat, blerjen e të mirave
materiale, dhe shfrytëzimit të shërbimeve që ofrohen nga mjekët, bankat dhe hotelet.
Në veçanti, burrat dhe gratë janë të barabartë para ligjit e në përgjithësi.
Nëse ju jeni viktimë e diskriminimit racial apo të një lloji tjetër shikoni “Diskriminimi”
Kapitullin 4 Where to go for Help – Legal Aid (Ku të shkoj për Ndihmë - Ndihmë
Ligjore).
Dhuna
Dhuna kundrejt një personi tjetër është e jashtëligjshme në Australi dhe trajtohet
shumë seriozisht. Kjo përfshin dhunën brenda shtëpisë dhe martesës. Fëmijët
mbrohen nga ligji prej abuzimit ose dhunës përfshirë në shtëpi dhe shkollë.
Nëse ju ose dikush që njihni ka nevojë për mbrojtje nga dhuna apo abuzimi, ju duhet
të kontaktoni policinë ose Child Abuse Prevention Service (Shërbimi për
Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve) (shikoni kapitullin 3, Shërbimet e Urgjencës),
ose kërkoni ndihmë prej njërës nga organizatat e rreshtuara në Kapitullin 4, Where to
go for help (Ku të shkoj për ndihmë).
Dhuna në familje është krim por ju mund të gjeni ndihmë. Nëse keni frikë për sigurinë
tuaj imediate, mund ta thërrisni policinë me numrin 000 (shikoni Kapitullin 3,
Emergency Services (Shërbimet e Urgjencës)). Dhuna në familje mbulon një sërë
shkeljesh duke përfshirë vrasjen, sulmin trupor, sulmin sexual si dhe abuzimet
psikologjike, emocionale dhe financiare.
The WA Police Family and Domestic Violence Unit (Njësia Policore e WA-së kundër
Dhunës Domestike dhe Familjare) ka nxjerrë një broshurë me titullin “Domestic
Violence, What You Can Do (Towards a Future without Violence) [(Dhuna
Domestike, Ç’mund të bësh (Drejt një të ardhme pa dhunë) ) si referim për njerëz që
gjenden në situata të dhunës familjare dhe e domestike. Gjindet falas në të gjitha
rajonet e policisë dhe mund ta tërhiqni në faqen e tyre e internetit
www.police.wa.gov.au
Domestic Violence Counselling Services (Shërbime këshillimi mbi dhunën shtëpiake):
Crisis Care 9223 1111/
Country callers 1800 199 008
Men’s Line Australia 1300 789 978
Centrecare 9325 6644
Relationship Australia 9489 6363
21
Kafshët
Australia ka ligje për mbrojtjen e kafshëve nga keqtrajtimi ose neglizhimi. Njerëzit që
keqtrajtojnë kafshët dhe zogjtë mund t’ju vihet gjobë ose dhe mund të burgosen. Ka
ligje lokale se si duhet të mbahen kafshët shtëpijake në shtëpi. Kafshët shtëpijake si
qentë është e nevojshme të regjistrohen në këshillin tuaj lokal. Shikoni nën Dog
(Qeni) në Government Section (në Seksionin e Qeverisë) të White Pages.
Duhani dhe Pijet
Pirja e duhanit ndalohet në një numër në rritje vendesh në Australi, duke përfshirë
shumicën e zyrave qeveritare, klinikat shëndetësore dhe vendet e punës. Në disa
Sshtete e Tterritore pirja e duhanit është e ndaluar edhe në restorante e shitore.
Ndalimi i duhanit tregohet shpesh, por jo gjithmonë me shenja.
Shitja e produkteve të duhanit personave të moshës jo-madhore (persona nën 18
vjeç) është kundravajtje për shitësat. Shitja e duhanit tek një person i moshës jomadhore
është e ndaluar në shumicën e Shteteve dhe Territoreve.
Një person që i shet alkool një personi të moshës jo-madhore kryen kundravajtje. Një
person i moshës jo-madhore që mban alkool me vete jashtë pronës private si shtëpia
private, kryen kundravajtje. Pirja dhe mbajtja e alkoolit ndalohet në disa zona publike
Drejtimi i Automjeteve
Shkelja e ligjeve të trafikut mund të sjellë gjoba të mëdha, humbjen e patentës së
shoferit, bile edhe burgim. Ligjet janë veçanërisht strikte për kufirin e shpejtësisë si
dhe drejtimin pas konsumimit të alkoolit. Nivelet e lejuara të alkoolit në gjak
ndryshojnë nga shteti në shtet. Secili në makinë duhet të përdorë rripin e sigurimit,
ose ulësen e veçantë për fëmijë, dhe nëse bëni aksident rrugor duhet raportuar
menjëherë në polici.
Mjedisi
Mjedisi i pastër dhe mbrojtja e natyrës janë shumë të rëndësishme për Australianët.
Krijimi i mbeturinave, ndotjes dhe hedhja e tyre pa leje është e jashtëligjshme.
Kafshët, peshqit, butakët dhe bimët e vendit janë të mbrojtura me ligj. Mos shkoni për
gjueti, të zëni peshk ose të mbliedhni bimë ose butakë pa kontrolluar nëse keni
nevojë për leje. Gjithashtu, ka rregulla të veçanta të cilat ruajnë National Parks
(Parqet Kombëtare) nga dëmtimi.
Zhurma
Ka ligje që mbrojnë Australianët nga zhurma e tepruar. Rregullat ndryshojnë ndërmjet
Shteteve dhe Territoreve, dhe gjithashtu varen nëse zona është për përdorim
kcomercial, industrial ose për banim. Në përgjithësi komshijtë i tolerojnë zhurmat e
rralla, por nëse janë të shpeshta, tepër të larta ose ndodhin natën, kanë të drejtë të
ankohen në Komunen ëshillin lokale, në autoritetin tek përfaqsuesi ei Shtetit ose i të
Territorit për ambjentin, ose në polici.
22
6 Strehimi
Qiramarrja e shtëpive private ose apartamenteve
Marrja me qira e shtëpive zakonisht bëhet nëpërmjet një Real Estate Agent (Agjenti
për Shitblerjen dhe lëshimin me qira të Pronave të Paluajtshme) ose direkt nga të
zotët privat. Pronat që jepen me qira zakonisht reklamohen në gazetat e përditshme,
sidomos të Mërkurave dhe të Shtunave nën seksionet ‘To Let’ dhe ‘Accommodation
Vacant’. Ju mund të shkoni edhe në zyrën e Real Estate dhe të shikoni listën e
shtëpive që kanë ata gati për t’u dhënë me qira.
Një dokument i quajtur "lease" (kontratë qiradhënie) është dokument ligjor të cilin e
firmosni kur bini dakort të merrni një pronë me qira për një periudhë të caktuar kohe.
Mos nënshkruani kontratën nëse nuk i keni kuptuar plotësisht kushtet e
parashtruara në dokument, sepse pas nënshkrimit jeni të lidhur nga ana ligjore
në bazë të pikave dhe kushteve të asaj kontrate.
Juve mund t’ju duhet gjithashtu të paguani një depozitë (zakonisht shumën e 4 javëve
qira) e cila ju kthehet kur largoheni nga banesa, me kusht që ta lini të pastër dhe pa
dëme. Qiraja zakonisht paguhet 2 ose 4 javë në avancë.
Të drejtat dhe përgjegjësitë e qiraxhinjëve
Për informacion mbi të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja kur merrin banesë private me
qira, mund të informoheni duke lexuar broshurën që gjendet në Tenants Advice
Service (TAS) (Shërbimi Këshillimor për Qiraxhinjë) që është shërbim ligjori i
komunitetit ku ofrohen shërbime për banorët që jetojnë me qira.
TAS Tenants Advice Lines:
Metro 9221 0088
Country 1800 621 888
Faqja e internetit: www.taswa.org (përfshin informacion dhe këshillim)
Blerja e shtëpive private ose apartamenteve
Shtëpitë apo apartamentet në shitje zakonisht reklamohen në gazetë. Agjensitë e
shitblerjes së tyre kanë një listë pronash në shitje dhe zakonisht mund t’ju japin një
katalog falas. Nëse jeni duke blerë shtëpi për herë të parë në Australi ju mund të jeni
të ligjshëm për një Commonwealth " First Home Buyers Grant" (Subvencionim i
Komonvelthit për ato që Blejnë për Herë të parë Shtëpi).
Nëse keni nevojë të merrni para hua për të blerë një pronë duhet të kontaktoni
bankën apo shoqërinë ndërtimore apo institucione të tjera financiare. Njerëzit në
Australi zakonisht përdorin një avokat kur blejnë një pronë, që të kontrollojë tapinë
dhe dokumentet. Përsëri, mos nënshkruani kontratën nëse nuk i kuptoni
plotësisht kushtet e vëna në të.
23
Banesat Shtetrore
Nëse ju merrni pagesë nga Centrelink ose keni të ardhura shumë të ulëta ju mund të
aplikoni të merrni me qira banesa publike (të shtetit). Koha e pritjes për banesë
publike ndryshon në bazë të vendit ku ju doni të jetoni, madhësia e familjes suaj dhe
urgjenca e nevojës suaj për strehim.
The Department of Housing and Works (Ministria e Strehimit) ndihmon njerëzit me
të ardhura të ulëta të gjejnë banesa të përshtatshme. Ata janë në gjendje t’ju
ndihmojnë në rrugë të ndryshme për të blerë ose marrë më qira një shtëpi.
Për informacion për banesat publike kontaktoni:
Department of Housing and Works
99 Plain Street
EAST PERTH WA 6004
Tel: 9222 4666
Strehimi Urgjent
Gjenden një numër agensish që mund t’ju ndihmojnë me një banesë të strehimit
urgjent që të përshtatet më së miri me rrethanat e juaja. Për këshilla rreth këtij lloj
strehimi kontaktoni:
Northern Suburbs Migrant Resource Centre 9345 5755
South Metropolitan Migrant Resource Centre 9335 9588
Shërbimet shtëpijake të Domosdoshme
Edhe nëse jetoni me qira ose bleni, disa shërbime shtëpijake që mund t’u duhet të
lidhni janë si më poshtë. Përpiquni që t'u jepni atyre që sigurojnë këto shërbime
njoftim pak ditë përpara se të lëvizni diku tjetër.
ELEKTRIKU
Western Power 13 1353
GAZI
Alinta Gas 13 1358
UJI
Water Corporation 13 1375
TELEFONAT
Kompanitë e telefonave, duke përfshirë Kompaninë pjesërisht publike Telstra, janë
të rreshtuara në numeratorin telefonik Yellow Pages (Faqet e Verdha) nën 'Mobile
telephones and accessories’ (Telefonat celularë dhe pjesë) dhe 'Telephones – long
distance’ (Telefonat - distanca të gjata)
24
Disa prej këtyre shërbimeve mund të kërkojnë parapagim. Ju lutemi kontrolloni me
ato që sigurojnë këto shërbime përpara se të nënshkruani kontratën e tyre. Ato do t’ju
dërgojnë rregullisht një faturë që nënvizon koston që shoqërohet me shërbimin. Ju
duhet t'i kontaktoni ato menjëherë nëse nuk keni mundësi të paguani faturën në datën
e caktuar, ose nëse preferoni që në vend që të merrni fatura të mëdha në intervale
kohe më të gjata, të merrni fatura më të vogla më shpesh.
25
7 Punësimi
Kërkimi i punës
Gazetat e përditshme reklamojnë vendet e punës (ose ‘positions vacant’ (vendet e
lira)), sidomos të Shtunave. Në numëratorin ‘Yellow Pages’ dhe në bordet e punësimit
të internetit gjithashtu janë të shënuara edhe agjensitë private të punësimit .
Çdo banor Australian mund të regjistrohet me Centrelink ku mund të ndihmohet të
gjejë punë. Pas regjistrimit ju rekomandoheni tek Job Network (Rrjeti i Punës), që
përbëhet nga organizata private, të komunitetit apo të qeverisë, të kontraktuara nga
Qeveria e Commonwealth-it që ti ndihmojnë njerëzit të gjejnë punë.
Job Network services (shërbime të Rrjetit të punës)
Nën Job Network (Rrjeti i Punës) gjenden një numër shërbimesh punësimi.
Këto përfshijnë:
• Job Matching (Përputhja e punës) për të ndihmuar të papunët në gjetjen e
punës;
• Job Search Training (Trajnimi në kërkimin e punës) për të ndihmuar njerëzit
e ligjshëm për të kërkuar punë të përmirësojnë teknikat e kërkimit të punës;
• Intensive Assistance (Ndihma Intensive), ju jep ndihmë të papunëve që
kanë një kohë të gjatë që kërkojnë punë ose në janë në disavantdazh në
mënyra të tjera dhe ata që marrin ndihmë nga sigurimi social; dhe
• New Enterprise Incentive Scheme (Skema për Stimulimin e Sipërmarrjeve),
që është një program vetëpunësimi që i ndihmon njerëzit t’i zbatojnë
praktikisht idetë e tyre për biznes.
Të gjithë ato që kërkojnë punë mund të përdorin gjithashtu edhe mjetet ndihmëse
falas të Job Network Access në Centrelink që përfshijnë telefonat, makinat
fotokopjuese, fakset dhe kompjuterat dhe në disa zyra gazetat e përditëshme.
Job Network Customer Service Line (Linja Telefonike e Shërbimit për Klientat e
rrjetit të punës) 1800 805 260
Emigrantët që i nënshtrohen janë subjekt të periudhës dy vjeçare të pritjes marrin
shërbime falas prej shërbimit Job Matching nëpërmjet të shërbimit të Job Network-ut.
Megjithatë ata nuk përfitojnë prej shërbimit të Job Search Training apo prej Intensive
Assistance(Shërbimi i Ndihmës Intensive).
26
Shërbime të tjera të Centrelink-ut
Centrelink-u gjithashtu rekomandon klientët për njohjen e kualifikimeve të marra në
vende të tjera dhe jep këshilla rreth shërbimeve të tjera për punësim të vlefshme që
gjenden në zonën lokale. Zyrat e Centrelik-ut ndodhen në shumicën e lagjeve të
qytetit si dhe në qendrat kryesore të fshatrave. Vendndodhja e tyre jepet në
numëratorin telefonik White Pages e numrat e telefonit shënohen në Kapitullin 8,
Social Security (Sigurimi Social).
Department of Employment and Workplace Relations (DEWR)
(Departamenti i Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Vendin e Punës)
Departamenti i Lidhjeve tëi Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Venditn e të Punës
(DEWR) ka disa vendndodhje të lidhura me punësimin që mund të ndihmojnë ata që
kërkojnë punë në Australi të gjejnë punë. Ai bën të mundur shërbime dhe informacion
në internet, me udhëzime për informacion punësimi, asistencë qeveritare, punë,
karriera, treiajnim dhe kushte pune. Për informacion shkoni tek:
www.workplace.gov.au
Kualifikimet
Është e këshillueshme që të bëni përpjekje që t’ju njihen kualifikimet formalisht në
mënyrë që të përmirësohet mundësia për të punuar në të njëjtin profesion për të cilin
jeni kualifikuar.
KUALIFIKIMET PËR ZANATET
Nëse ju keni kualifikime në inxhinieri, ndërtim, metalurgji, elektricitet apo tregtitë e
furnizimeve,Trades Recognition Australia (TRA) (Njohja e Zanateve në Australi)
mund t’ju këshillojë se si t’ju njihen këto kualifikime në Australi. Në se jetoni në
Western Australia kontaktoni:
Trades Recognition Australia
GPO 9879
Brisbane QLD 4001
Tel: (07) 3223 1425
Për pyetje nga jashtë shtetit kontaktoni:
Trades Recognition Australia (Njohja e Zanateve - Australia)
GPO Box 9879
CANBERRA ACT 2601
Tel: (02) 6121 7456
27
TERTIARY QUALIFICATIONS (KUALIFIKIMET E LARTA)
National Office of Overseas Skills Recognition (NOOSR) (Zyra Kombëtare për
Njohjen e Aftësive nga Vendet e tjera) jep informacion se si njihen kualifikimet
akademike të arsimit të lartë nga vendet e tjera në Australi. Në disa raste
profesionistët që kanë kryer studimet jashtë Australisë të cilët gëzojnë nënshtetësinë
Australiane ose janë me rezidencë të përhershme, mund t’ju takojë të përfitojnë nga
Bridging of Overseas-trained Professionals Loan Scheme (BOTPLS), (Skema e
Dhënjes së Kredisë Profesionistëve që kanë kryer studimet jashtë Austalisë). Këto
kredi aplikohen për të
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: australia

Nje gje nuk kuptova: Cfar jane keto numrat nga mbrapa?

P.sh kto pesat nga mbrapa fjalise:
1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes..................................................................... 5
A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)..................................................... 5
 

hot

Hotgirl
Re: australia

sandrro osht si puna e noj libri qe ka index ne fillim,ene ajo qe kerkon ti e ke tek 5A psh,ne kalon ke texti me posht atyne numrave ne e gjen ate qe kerkojshe..
kapito?! :wink:
 
Top