Aurela nuk më merr njeri për grua, sdi të gatuaj
Është beqare… Jeton e pavarur… Është e famshme… Flokët e saj pësojnë një metamorfozë sa herë e takojmë. Tani është bërë edhe me një tatuazh. Dhe, vetëm dje ka mbushur 35 vjeç.

Aurela Gaçe, këngëtarja që prej vitesh jeton në Amerikë, ndan me ne këtë përvjetor, dhe pse jo edhe të jetuarit si një vajzë e pamartuar, por e lumtur. Madje, kur e pyesim për këtë motiv, ajo përgjigjet gjithë humor se, nuk di të gatuaj, prandaj nuk e merr njeri për grua. Por, në këtë intervistë për Bluetooth, ajo tregon më tepër se kaq.

Aurela ju kemi parë duke vrapuar nga Liqeni, ju nuk i ndaheni asnjë ditë vrapit?
Unë nga vrapi ndahem, por nga veprimtaria fizike nuk ndahem, d.m.th, e kam shumë të domosdoshme.

Edhe kur jam në hotel, madje. Më ka ndodhur që këto 10 ditë të udhëtoj shumë, kam qenë në Kanada, në Kosovë dhe tani në Shqipëri.

Do iki në Amerikë, dhe nuk mund tia lejoj vetes që të ngrij, kur je mësuar me aktivitet fizik është pak e vështirë që të rrish. Kështu që edhe në hotel kur jam bëj ushtrime, mjafton që gjaku të lëvizë. Kam rreth 5-6 vjet, por 3-4 vjetët e fundit më është kthyer në domosdoshmëri.

Domosdoshmëri për faktin se jeni në skenë?
Në fillim ka qenë një arsye për të mbajtur peshën, unë jam një person që kam shumë dëshirë të ha, të ushqehem mirë dhe kam kuptuar që nuk mund të sforcohesha për të mbajtur dieta pa fund. Ka mënyra për tu ushqyer mirë dhe për ta mbajtur veten në formë pa u privuar nga kënaqësitë e të ngrënit të gjërave që ti përlqn. Unë ushqehem 5-6 herë në ditë, dhe rezultati është ky.

Keni bërë një tatuazh në dorë, çdomethënie ka?
Është i pari, më në fund. Nuk kam pasur ndërmend më parë të bëj dhe të them të vërtetën edhe në Amerikë, pa më njohur fare se kush jam, vetëm nga pamja kanë pritur që unë ti kisha krahët e mbuluar me tatuazhe. Nuk e di pse e kanë pasur atë lloj mendimi për mua.

Por, vendosa ta bëj sepse tatuazhet janë diçka që ti duhet të besosh në diçka që do të bësh, jo thjesht të bëj një yll, sepse e kanë bërë të tjerët apo të ndjek modën, sepse ashtu është moda. Besoj tek kjo që kam shkruar dhe e kam ndjerë gjatë gjithë jetës praninë e Zotit, dhe mesazhi i tij është: Zoti më do. Është e shkruar në hebraisht. Mund ta shkruaja edhe në shqip, por mu duk më origjinale ta shkruaja në hebraisht.

Mos është fillesa e tatuazheve të tjerë?
Kam dëgjuar që në qoftë se futet boja në trup, atëherë dëshiron të kesh sa më shumë tatuazhe. Nuk e di, ndoshta, asnjëherë mos thuaj asnjëherë. Pasi, asnjëherë nuk i dihet. Kam pas thënë që asnjëherë nuk bëj tatuazhe, dhe ja e bëra. Dhe, mund të bëj edhe ndonjë tjetër, asaj nuk i dihet.

Kjo është motoja që e keni marrë në Amerikë, atëherë…?
Motoja po, sepse më parë kam pas thënë unë kurrë nuk do ta bëj këtë gjë, për diçka dhe më pas e kam bërë. Dhe, kështu që i besoj tashmë kësaj motoje.

Keni përvjetorin e ditëlindjes, si ndiheni?
Dje kam mbushur 35 vjeç, të them të vërtetën nuk para e ndiej se jam kaq. Ndoshta ka të bëjë me mënyrën sesi ndihem vetë, ndihem shumë mirë me veten time, ndihem e lumtur. Sigurisht që ka gjëra që më mungojnë në botë, por në tërësi jam njeri i plotësuar, dhe kjo më bën të ndihem mirë, d.m.th, nuk e ndiej atë që jam 35 vjeç. Pastaj, 35 vjeç më duket moshë shumë e bukur. Nuk më frikëson kjo moshë.
Përse nuk jeni martuar?
Kush më merr mua, unë nuk di të gatuaj.

Është kjo një arsye?
Aty ka ngelur e gjitha, pasi gjithë kriteret i plotësoj. Kure vjen puna tek gatimi, aty mbes. Dhe, nuk më merr njeri.
Atëherë ju duhet një kurs kuzhine…
Hmmm…Ja vlen?
Nuk më duket se ja vlen (qesh), por asnjëherë mos thuaj asnjëherë dhe ndoshta ndonjëherë edhe mund ti futem kursit të kuzhinës.

Keni pendesa?
Pendesa? Jo. Nuk kam pendesa. Mund të pendohem për gjëra që më kanë bërë mua të vuaj. Sigurisht që pendohem dhe them, nuk kam për ta bërë më këtë gjë që më ka bërë mua të vuaj, por ato gjëra më kanë rritur, më kanë bërë kjo që jam. Më kanë lëmuar në disa vende ku kam qenë pak e pagdhendur dhe më kanë skalitur më mirë në disa vende ku kam qenë më e dobët, dhe besoj se në këtë pikë nuk kam asnjë lloj pendese.

Sa herë që vini në Shqipëri shfaqeni me një look të ri. Është kthyer në tendencë kjo gjë?
Unë që kur kam qenë e vogël, edhe kur publiku nuk më ka parë kur kam qenë atje në fshat, kjo kam qenë, nuk kisha xhel, por përdorja mënyra të tjera për të bërë flokët ashtu siç i doja unë. D.m.th, njeriu nuk ndryshon brenda natës, ky njeri kështu është, tani ka metoda të tjera për ta modifikuar dhe sofistikuar look-un, dhe unë gjej kënaqësi kur e bëj. Ndiej ndryshim, ndihem më e rinuar, kështu kam për të vdekur unë, të jeni të bindur; me qerpikë të gjatë… me të kuq flakë, për flokët nuk e di, se mund të kem edhe paruke, se nuk do të më ngelet më flokë… (qesh)

Cila është ajo pyetje që njerëzit ju bëjnë sa herë vini në Shqipëri?
Kur do ikësh ose pse keni ardhur?
Dhe, kur do ikni?
Pasnesër.
Përse keni ardhur (qesh)?
Kam ardhur të takoj familjen. Isha në një koncert në qytetin e bukur të Pejës, njerëz shumë të dashur, këndonin këngët në kor me mua, dhe për një këngëtar ajo është gjëja më e bukur. Do të huazoja një shprehje që ma thotë një shoqja ime, këngëtarja Manjola Nallbani: Ndonjëherë është mirë që të shkosh edhe pa pagesë në Pejë vetëm prej publikut, pasi është vërtetë shumë i dashur. Erdha vetëm për dy ditë, ju ma zutë pusinë, dhe bëtë mirë./Gazeta Shqiptare/

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1797. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1797