Atomiku Berisha.

xixa1956

Primus registratum
Atomiku Berisha.

Kësaj here dhe në kundërshtim me vështrimin mospërfillës dhe përçmues që mbulon lajmet që vijnë nga Shqipëria, ndërhyrja e z. Berisha lidhur me gadishmërinë e Shqipërisë për t’u angazhuar në fushën e prodhimit të energjisë elektrike me origjinë bërthamore tërhoqi vëmendjen e Evropës mbarë, për të mos thënë të mbarë botës.
Paneli i reaksioneve shkon nga acarimi grek në entusiazmin thuaj fëminor italjan, nga përshkrimi i ftohtë anglez në komentin zbavitës francez. Dhe jo pa arsye : në qoftë se Greqia përqas ëndrrën e fundit bërthamore të z. Kryeministër me programin aq të përfolur bërthamor iranian, Italia ka hapur kapitullin fort të suksesshëm të bashkëpunimit me vendin fqinjë ndërkohë që vendet anglofone si dhe Franca – që administrojnë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar – janë krejt të ndërgjegjshme për pamundësinë absolute të financimit të një projekti të tillë faraonik.
Sidoqoftë, nuk ja vlen të bredhësh Evropën për të analizuar shanset e realizimit të projektit shqiptar megaloman të rradhës. Mjafton të kqyret shtypi lokal, të lexohen deklaratat zyrtare dhe së fundi, t’i bëhet thirrje logjikës – asaj të shkencës – për të kuptuar dora dorës se bëhet fjalë për një vetëmashtrim fatkeq, një njohje e përciptë e mundësive dhe kapaciteteve ekonomike dhe njerëzore të vendit dhe së fundi, një vizion politik cinik që nuk i tejkalon synimet elektorale.

Duke cituar burimet e Kryeministrisë, mësohet se « Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij përfaqësues të Westinghouse dhe Camozzi Holding spa që i prezantuan interesin e kompanisë së tyre ..për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore ». Përgjigja e Kryeministrit përmblidhet në disa linja ndërkohë që, sejcila prej tyre përbën një temë të veçantë debati:
a. « .. Qeveria shqiptare e konsideron energjinë bërthamore si pjesë të diversifikimit të burimeve energjetike të saj. Ajo synon që në të ardhmen ta kthejë Shqipërinë në një qendër prodhuese dhe eksportuese të energjisë në rajon »
b. « .. Westinghouse është teknologjia më e shkëlqyer e centraleve bërthamore në botë… dhe nëqoftë se kjo kompani gjen interes tregtar për të prodhuar në Shqipëri energji bërthamore me teknologjinë e saj, ajo është shumë e mirëpritur »
c. « .. për këtë çështje nuk mund të operohet me buxhetin publik, pasi dihet nga të gjithë që këto janë investime që kërkojnë 3-4 miliardë dollarë dhe buxheti i vendit edhe për shumë vjet nuk do të jetë në gjendje të përqendrojë në një projekt të vetëm kaq shumë para. ».

* * *

1. Ështe pak të thuhet se qeveria blu e sotme shqiptare, sikundër edhe ato pararendëse rozë, përballet me një krizë energjetike të pashoqe. Aspekti më i mprehtë i kësaj krizë mbetet paaftësia kronike e burimeve egzistuese energjetike për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike. Me fjalë të tjera, errësira që ka pllakosur vatrat shqiptare që, në këtë fillimshekulli të XXI, i janë rikthyer kandiles dhe pishës si në vitet e para të Mbretërisë.
Retrospektiva më përmbledhur tregon se e gjithë baza energjetike ka qenë konceptuar dhe ndërtuar gjatë periudhës komuniste. Prodhimi i energjisë elektrike realizohej në 90% të saj nëpërmjet burimeve hidrike, vepra e fundit në këtë fushë mbetet një hidrocentral i ndërtuar mbi lumin Drin me fuqi të instaluar prej 600.000 kW, i vënë në shfrytëzim në vitin 1985. Në atë kohë, Shqipëria mbante një nga vendet e para në kontinent përsa i përket natyrës ekologjike të energjisë së saj, duke qenë e varur njëkohësisht nga ligjet e rastësishme të motit dhe sidomos nga aftësia e specialistëve të saj për t’i shfrytëzuar këto burime me efikasitet. Në të vërtetë, nga momenti i shembjes së strukturës ekonomiko-politike komuniste, vendi s’ka bërë gjë tjetër veçse ka harxhuar dhe shpërdoruar energjinë që dhurohej nga qielli. Ndërkohë, vargu i dukurive politike, ekonomike dhe shoqërore të çfaqura gjatë tranzicionit demokratik shëndrroi edhe faqen e vendit : industria e vjetër socialiste u zhduk për t’i lënë vendin atyre mijra ndërmarrjeve private dhe dhjetra mijra dyqaneve e magazinave tregëtare ; disa dhjetra mijra ndërtesa private u çfaqën si këpurdha në lagjet e jashtme anarqike rreth qyteteve të vendit ; me mijra godina shumëkatëshe u ndërtuan mbi bregdet sikundër dhe në « megalopolin » Tiranë – Durrës ; gradualisht, familjet u pajisën me aparate elektroshtëpijake dhe nën presionin e shoqërisë së konsumit ato u hodhën drejt zbulimeve të reja siç është rasti i ngrohjes në dimër ose i klimatizimit në verë. Mes prodhimit statik që i bindej ligjeve të natyrës dhe konsumit dinamik që ndiqte trillet njerëzore, rrjeti i dikurshëm i shpërndarjes së rrymës u hodh në erë.
Përballë katastrofës, pushteti gjeti një zgjidhje nga më të lirat – meremetimin në urgjencë. Disa transformatorë të djegur u zëvendësuan, një varg linjash të reja ju bashkangjitën të vjetrave. Kjo gjë lejonte të kalohej dimri për të rifilluar verën e ardhshme me të tjera linja, me të tjerë transformatorë, me të tjerë konsumatorë dhe ç’është më e keqja me difekte të reja edhe më të rënda, me ndërprerje të rrymës për lagje të tëra, për qytete të tjera… Kur nuk ishte shiu që bënte tekat e tij të zakonshme – ndodhte që thatësira të vazhdonte me muaj të tërë – ishin vetë njerëzit që zbaviteshin duke hedhur në erë shtyllat e tensionit të lartë.. Troç, situata ka dalë jashtë çdo kontrolli : është tashmë natyra që kontrollon kapacitetet prodhuese, janë konsumatorët që abuzojnë me fuqinë e instaluar ndërkohë që shteti nuk është në gjendje të administrojë rrjetat e shpërndarjes.
Sejcili, sipas mënyrës së tij, konstaton gjendjen dhe arrin në përfundime :
- Specialisti i energjetikës, ndërkohë që studion zgjidhje të tjera ekonomikisht të pranueshme dhe teknikisht të realizueshme, ëndërron kohën e artë kur çdo gjë zgjidhej me anë të hidrocentraleve. Por sa është e vërtetë që hidrocentralet mbeten një mrekulli e natyrës – aq më tepër kur janë ngritur me ndihmën dhe me kreditë e ish-vendeve socialiste – po aq e vërtetë është se ato nuk janë perpetuum mobile. Ato kanë nevojë për mirëmbajtje dhe në rradhë të parë karakterizohen nga një jetëgjatësi, pra degradim i shtrirë në kohë. Njëkohësisht, edhe rrjetat e shpërndarjes kanë tendencën të degradohen vetvetiu dhe të dalin jashtë përdorimit nëqoftë se nuk ndjekin për të mos thënë të paraprijnë zhvillimin e fuqisë së instaluar – aq më tepër nëqoftë se njerëzit veprojnë aktivisht për t’i dëmtuar me qëllim.
- Administratori i energjisë vëren se vetëm 44% e energjisë së prodhuar mbrrin tek konsumatori. Pjesa tjetër humb gjatë transportit (!?) – më mirë të themi se zhduket nëpër ato miliona vrima të linjës, të shpuara nga ana e atyre që konsumojnë pa dashur të paguajnë. Por, meqënëse detyra e tij është të rentabilizojë prodhimin dhe mallin atëhere ai manipulon çmimet. Aktualisht, gjendja egzistuese e « tubacioneve » është përgjegjëse e dyfishimit të çmimit të energjisë.
- Politikani bën të ditur që energjia mungon dhe dekreton lehtësimin e barrës, pasi duhet që njerëzit të edukohen të konsumojnë me kursim : dy orë ndërprerje të përditshme të rrymës në Tiranë, gjashtë orë në Durrës, shtatë në Vlorë, nëntë në Fier dhe gjashtëmbëdhjetë në Shkodër. Veç ndërgjegja e tij e din përse ky variacion kaq piktoresk sipas qyteteve ! Përsa i përket zonave jo-urbane, ndërprerjet janë edhe më të rënda : nga katër orë në rrethinat e Tiranës deri në njëzet e dy orë në ato të Fierit.
- Konsumatori, ai që paguan – pasi më shumë se një e treta nuk i paguan faturat e saj, nuk e di sa ç’farë përmban kjo faturë e bekuar. Fillimisht, më tepër se 40% e familjeve qytetare (63% të atyre fshatare) nuk kanë « sahatë » ose matës të konsumit - dhe si rrjedhim ata paguajnë një forfe ; më tej, ndërprerjet e përditshme janë më të gjata se sa periudhat e lajmëruara dhe ç’është më e keqja fare të rastit. Hajde merre vesh se kur do të vijë rryma ! Por, meqënëse mungesa e rrymës elektrike sjell me vehte edhe mungesën e ujit të pijshëm, jeta e përditshme bëhet thjesht e pamundur. I vetmi variacion që sjell edhe një grimë origjinaliteti vjen nga stinët : në verë mund të durohet pa ndriçim deri vonë, mund të përfitohet nga freskllëku i hijes së pemëve ndërkohë që është mungesa e ujit që krijon problemet më të mëdha ; në dimër, është uji i shiut që mund të zëvendësojë disi mungesën e ujit të robinetit ndërkohë që këshillohet shtrirja në shtrat që në orën 17 dhe mbështjellja me mbulesa të trasha, për shkak të ngrohjes që bëhet problemi kryesor.
Përfundimisht, sejcili mendon se situata është kritike dhe që duhet të ndryshojë. Vetëm se idetë janë të ndryshme ndaj natyrës së zgjidhjeve : kompanitë e huaja propozojnë burime të reja energjie – diellore, tradicionale bile edhe atomikë, administratori mendon në rradhë të parë të blerë energji jashtë shtetit dhe t’jua shesë konsumatorëve lokalë, politikani vendos të rrisë çmimet dhe të aplikojë pagesën me nivele të konsumimit, me një çmim progresiv dhe së fundi, konsumatori – gjithmonë ai që paguan – detyrohet të paguajë edhe më tepër ndërkohë që asgjë nuk ndryshon – as rrymë më tepër as edhe ujë të pijshëm më të bollshëm. Duke pritur në këtë mënyrë që të bjerë shiu, të fryjë era dhe të ndriçojë dielli, që gazi natyror i cili duhet blerë diku të mund të vijë nëpërmjet tubacioneve që ende nuk janë shtrirë për t’u djegur në termocentralet që ende s’janë ndërtuar ; që atomi i Westinghausit të shëndrrohet në rrymë në centralet bërthamorë që gjenden në kokat a antarëve të qeverisë ; që së fundi, energjia elektrike të mund të prodhohet në sasitë e mjaftueshme, të mund të transportohet në mënyrë korrekte për të siguruar ndriçimin, ngrohjen, forcën motorike dhe ujin e pijshëm – ky konsumator duhet të zgjidhë një problem tjetër të natyrës egzistencialiste : si t’ja bëjë për të kaluar edhe këtë dimër, ndërkohë që çmimi i druve të zjarrit është dyfishuar ndërkohë që rrogat janë po ato ?

2. Askush nuk ve në dyshim namin e mirë që rrethon kompaninë Westinghouse, një prej farëve botërorë të projektimit dhe të ndërtimit të centraleve bërthamore. Po të njejtat shprehje mos edhe më tepër mund të thuhen për kompani të tjera si Framatome (Areva) franceze ose Siemensi gjerman. Por askush nuk mund të mohojë se ndërtimi i një centrali bërthamor është një vepër kapitale, ndërmarrja e të cilës nënkupton njëkohësisht një bashkëpunim aktiv shumë nivelesh mes ndërtuesit dhe vendit pritës, një studim paraprak dhe shterrues të të gjitha problemeve të natyrës së mjedisit, financiare, teknologjike dhe të shfrytëzimit, një vizion afatgjatë të zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi dhe të energjetikës në veçanti etj, etj…
Të vetmet elementë që njihen janë dëshira e qeverisë për të zgjidhur krizën energjetike, vullneti i saj për të përshpejtuar bazën ligjore të domosdoshme si dhe buxheti publik më se i pamjaftueshëm për një investim të tillë. Pra, ndërtimi i një vepre të tillë – po qe se do të bëhet – do t’i lihet kompanive private, gjë e cila nënkupton privatizimin e plotë të të gjithë bazës energjetike të vendit – dhe jo vetëm atë të KESH-it. Në këtë lëmi, të gjitha krahasimet e sjella nga z. Berisha lidhur me vlerën e energjisë atomike si dhe peshën e saj në ekonominë e vendeve të tjera evropiane është thjesht hipokrizi, pasi asnjë nga këto vende nuk ka guxuar ende t’ja besojë gjenerimin e energjisë së tij sektorit privat – në emër të pavarësisë së tij energjetike dhe në emër të pavarësisë të vetë vendit.
Një element tjetër jo-zyrtar lidhet me vendin ku mendohet të ngrihet ky central – pranë Durrësit. Duke përjashtuar qytetin, kodrat e Hamallajt dhe vetë plazhin, varianti më i mundshëm mbetet bregdeti i Mamurrasit, diku pranë derdhjes së Erzenit dhe Ishmit. Pra, duhet gjetur një zonë prej 150-200 hektarësh, e stabilizuar dhe jashtë çdo rreziku sizmik, e pajisur me burime fort të rëndësishme uji (disa mijra metra kub në orë për ftohje), mbi të cilën do të ngrihet përgjatë një dhjetëvjeçari – në mos më tepër – një vepër që kushton rreth 1.5-2 miliardë euro (3.5-3 miliardë dollarë), me sa duket i teknologjisë PWR (pressurized water reactor) me kapacitet termik prej 3.100 MW dhe prodhimi energjie elektrike prej 1.000 – 1.100 MW. Edhe sikur kjo vepër të ngrihet – duke importuar nga jashtë që nga bulloni më i thjeshtë sose kilogrami i çimentos me cilësi të lartë deri në shufrat e karbonit të pastër ose të oksidit të uraniumit, të mos harrojmë që pasi ndërtohet, një uzinë e tillë ka nevojë për një ekip prej 800 – 1.000 inxhinierësh dhe teknikësh tepër të specializuar, përveç profesioneve të tjera ndihmëse. Nëqoftëse, sipas shprehjes së z. Berisha « Shqipëria të bëhet një superfuqi të vogël energjetike » do të duhen dy ose tre centrale të tillë, kuptohet se këto shifra duhet të shumëzohen me një koeficient dy ose tre.
Ndërkohë, një burim i tillë i stërmadh energjie, fuqia e të cilit manovrohet me vështirësi, duhet të futet në rrjetin elektrik të vendit. Pra, ai duhet t’i besohet për shfrytëzim KESH-it ose pasardhësit të tij privat, preokupimet kryesore aktuale të të cilit janë sigurimi i sahatëve elektrikë dhe pajisja e banesave me to si dhe blerja e energjisë në vendet fqinje. Në këtë pikë, z. Bojaxhi është fare i çiltër : « KESH-i nuk nuk është i aftë të menaxhojë një central të tillë ». Me fjalë të tjera, atyre 2 miliardave euro duhet t’ju shtojmë edhe një ose dy miliardë të tjera për të rimëkëmbur fund e krye rrjetin e tensionit të lartë, transformatorët, rrjetin e tensionit të ulët etj. etj… për t’ju avitur standardeve evropiane që parashikojnë humbje në rrjet dhjetë herë më të vogla se ato të Shqipërisë.
Sidoqoftë, edhe naivi më entuziast duhet të ketë parasysh se një central bërthamor është një vepër që ndërtohet, jeton – ose prodhon – dhe së fundi « vdes » pas 40 vjetësh jete në kushtet e teknologjisë së sotme. Pra, ndërkohë duhet menduar se si duhet « varrosur », më mirë të themi se si të zhbëhet ajo që ishte bërë nga brezat e mëparshëm të politikanëve dhe të ekonomistëve. Vendet si Franca ose Gjermania që përballen sot me të tilla probleme e dinë se sa i kushtueshëm dhe sa i ndërlikuar është një veprim i tillë!
S’ka asnjë dyshim që njohuritë e z. Kryeministër në fushën e energjetikës s’kanë asnjë pikë të përbashkët me ato të zanatit të tij të parë, kirurgjisë kardiake. S’ka asnjë dyshim gjithashtu se ai i referohet raporteve dhe të dhënave të furnizuara nga këshilltarëve të tij. Do të dëshironim thjesht të dinim se në ç’masë, mendimet dhe përvoja e specialistëve të energjetikës së vendit janë shkrirë në talentin parashikues të Znj. Zana Guxholli, urtësia dhe titujt në ekonomi të të cilës gjithashtu s’kanë të krahasuar me diplomën e saj prej inxhiniereje.

3. Ishte krejt e parashikueshme që frymëzimi i beftë atomik i z. Berisha të ngjallë rreaksionin e gjallë të opozitës socialiste, momenti më prekës i të cilës ishte rikujtimi i skenarit katastrofik të Çernobilit. Megjithë absurditetin e metaforës së Kryeministrit, lidhur me « orët sovjetike dhe amerikane », çdokush është në gjendje të gjykojë se edhe teknologjia më e përsosur s’ka mundur deri më sot të shmangë rreziqet, aq më tepër kur ajo i besohet duarve të papërvoja. Por, ndotja e mjedisit nga hedhjet ose mbetjet radioaktive, të cilat gjenden ndërkohë në vend edhe në mungesë të centralit bërthamor, mund të krahasohet fare mirë me ndotjet masive të centraleve të tjera termike me mazut ose edhe me gaz, të imagjinuara gjatë periudhës socialiste. Çështja kryesore që shtrohet përpara ekonomisë shqiptare mbetet kapërcimi i krizës energjetike dhe në këtë fushë, asnjë nga qeveritë e mëparshme Nano, Meta ose Majko s’ka ngulur qoftë edhe një gozhdë në murin e skëlfitur, të trashëguar nga periudhe Hoxha.
Si zgjidhet kjo nyje e koklavitur që është duke i marrë frymën ekonomisë së vendit ? Ja edhe tema themelore e një debati të tërë që fillimisht, duhet të frymëzojë specialistët e energjetikës dhe të tjerë specialistë të fushave anësore, përpara se të shëndrrohet në temë debati mes politikanëve. Sa debate të tilla janë zhvilluar në vend dhe sa ka qenë numri i specialistëve të mirëfilltë që kanë marrë pjesë në to ? Cili është mendimi i pjekur që orienton sot politikën energjetike të vendit, përveç ai i Ministrit Ruli dhe i këshilltarëve të Kryeministrit ?
Përfundimisht, dhe vetëm në rradhë të fundit, kjo çështje mund të përvehtësohet nga gazetarët e llojit Mustafa Nano, kënaqësia dhe këmbëngulja e të cilëve për t’a interpretuar si « qasje idiotike » gjen ekuivalentin e saj në lakminë e gazetës së tyre për të gjetur lexues – po aq të zgjuar.
Duke ju kthyer edhe një herë projektit bërthamor që ndodhet mbi tryezën e z. Berisha, edhe sikur kjo ëndërr të bëhet realitet – qoftë edhe nëpërmjet një ndërhyrjeje hyjnore që mbetet gjithmonë e mundshme – ka fort të ngjarë që ekonomia shqiptare të marrë pamjen e kamionit të vjetër ZIS, nën llamarinat e ndryshkura të të cilit do të montohet një motor FERRARI. Mbetet sidoqoftë e zorshme që një automobil i tillë, në duar kaq eksperte, të mund të arrijë të çojë bandën gazmore shqiptare në parajsën e Evropës së Bashkuar.

(autori është Doktor i Shkencave në Energjetikë dhe aktualisht, ekspert indipendent në Francë)
 

Al-Punk

Still here
Re: Atomiku Berisha.

Georges,
Analiza qe i ben situates eshte shume e sakte dhe e drejte. Nje sipermarrje "atomike" eshte utopi ne Shqiperi dhe per kete jam dakort. Megjithate shoh qe ti u heq vize te gjithe varianteve te tjera te mundshme per sa i perket energjise. Te pakten hidrocentraleve duke i cilesuar si te vjeter dhe me shume kosto.

Personalisht mendoj (thjesht nje mendim i pabazuar mbi llogaritje dhe argumenta) qe Shqiperise i duhen nja dy hidrocentrale dhe nja 4 Termocentrale prane Vlores si ai qe po ndertohet.
Kjo sepse ne veri kemi potencial hidrografik, dhe ne Vlore do na duhej nje infrastrukture e mire per fuqizimin e nje Porti qe ka premisa gjeografike per te qene shume i rendesisshem ne mesdhe.
Do isha kurioz ta dija se sa eshte kostoja e tyre e krijimit krahasuar me nje Central Atomik dhe proporcianlisht me Buxhetin e Shtetit Shqiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Atomiku Berisha.

Pika kryesore e diskutimit të Georges është rrjeti problematik i transportit si dhe mirëmbajtja jo e mirë e HEC aktuale. Faktikisht, me 44% efektivitet transporti të rrymës elektrike shihet qartë se prodhimi është problemi i fundit në vend. Humbjet e rrymës në rrjet nuk duhet të tejkalojnë masën prej 10% para se të projektohen ndërtime të reja për prodhimin e energjisë ose së paku të kryhen të dyja paralelisht nëse është vërtet e nevojshme.

Në përgjigje të pyetjes së Mandit, më duket se energjia atomike është më rentabël se ajo termo apo hidro dhe kjo në afate kohore relativisht të gjata (në Kanada një kW i prodhuar me HEC kushton rreth 7 cent ndërkohë që një kW i prodhuar me centrale bërthamore kushton 4,5 - 5 cent). Kostoja e ndërtimit për të njëjtën fuqi prodhuese nuk luhatet shumë në të dy rastet por kjo varet shumë edhe nga konfiguracioni i relievit në rastin e HEC dhe nga rrjeti i furnizimit me lëndë djegëse në rastin e TEC.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Atomiku Berisha.

Meqe e permende Kondra (edhe une e kam permendur ne nje postim tjeter) nuk eshte problemi tek ndertimi i Teceve te reja apo centraleve te reja. Sistemi ekzistues i transportit te energjise eshte tejet i amrotizuar dhe keto 17 vitet e fundit nuk eshte investuar asnje qindarke ne kete drejtim. Supozojme, se u be ai centrali gjigand i Fierit, prape 60% e energjise do humbase rruges dhe prape pa drita do jemi. Ose e shprehur nga ana ekonomike, kostos per 7 cent (nuk e di sa eshte ksotoja ne Shqiperi) i shtojme dhe 60% dhe si rrjedhoje prodhojme me koston me te larte ne zone.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Atomiku Berisha.

pikerisht pra, problemi dhe diskutimi nuk egziston qe ne zanafille. mund te flasim per çdo gje ne Shqiperi por jo per teknologji qe ka lidhje me atomiken.

maksimumi i idjotizmit jane deklaratat nga qeveria jone qe duken si ato te nji kalamoni qe pret ti bleje babi biçikleten per vit te ri.

un zgjidhjen e shoh me metoda drastike per vete. nqs do behet nje investim, te behet masiv ne nje fushe te caktuar per nje kohezgjatje te caktuar. psh ti dedikohen 2-3 vjet rrejtit shprendares ekskluzivikisht. me pas ti kthehesh atij prodhues energjitik. u bene 17 vjet qe behet nji hap para dhe nji rrokullisje prapa.
 

xixa1956

Primus registratum
Re: Atomiku Berisha.

Për Mandin, Kondrën dhe Wanderer:

Shqipëria ka mundësitë natyrore tê ndërtojë edhe të paktën nja pesë ose gjashtë hidrocentrale, më i madhi i të cilëve mund të jetê sa 1/5 e njê centrali bërthamor të Berishës (pa llogaritur njê dyzenë hidrocentrale tê tjerê tê vegjël). Ajo ka "rezerva" tepër të mëdha eoliene - pra të shfrytëzimit të energjisë së erës.
Shqipëra ka qenë e njohur që në Antikitet për naftën e saj. Në kohën e Enver Hoxhës, ajo prodhonte deri në 3.000.000 tonë naftë dhe rezervat e gazit natyror tê zbuluara llogariteshin me disa miliarda metra kub. Me ardhjen e demokracisë berishiane, çdo gjë shkoi në nivelin zero. Disa kompani tê huaja u lëshuan pêr tê bërë kërkime pêr naftën dhe gazin në tokë dhe në detin pranë. Asnjë raport i saktë i kërkimeve tê tyre nuk njihet sot.
Në kushtet e sotme, çdo gjë është reduktuar në projekt - TEC-i i Vlorës, një tjetër diku pranë Tiranës, ky bërthamori i fundit dhe ndoshta edhe tê tjera. Bile vetë zyra e Berishës pohon se në sirtaret e tij gjenden një qindëshe projekte energjetike - tê cilat veçse ai i di se çka vlejnë - me ato njohuritë e tij të thella energjetike.
Përsa i përket amortizimit tê hidrocentraleve, siç kam thënë dhe më sipër, ato janë pajisje sikundër të tjerat - dhe kanë kohëzgjatjen e tyre tê caktuar, aq më tepër qê në kushtet e lumenjve tanë që transportojnë sasi të pallogaritshme tê sterileve drejt detit. Pra që kanë tendencën të mbushin rezervuaret e hidrocentraleve.
Sidoqoftë, sikundër dhe në fushat e tjera, problemi i sotëm më i mprehtë është sigurimi i investimeve. Hidrocentralet e dikurshme janë ndërtuar kryesisht me ndihmën "falas" të Kinës. Sot kjo ndihmë nuk egziston më. Duhen marrë hua ose kredi. Asnjë nuk jep falas. Por mjafton të llogariten ndihmat e dhëna deri më sot ndaj Shqipërisë nga tË gjitha organizmat dhe Evropat dhe Amerikat së bashku, qê nga viti 1991 deri në vitin 2004: ato nuk i tejkalojnë 1.5 miliardë euro. Me fjalë të tjera as gjysma e asaj që duhet për ndêrtimin e këtij centrali bêrthamor tê Berishës. Ku do t'i gjejë ky i fundit ato 2-3 miliardët e centralit? Ja përse çdo gjë shëndrrohet në utopi. Pa folur pastaj për problemet politike ose gjeopolitike të Ballkanit, të mjeshtërisë së shfrytëzimit tê njê teknologjie të tillë etj.
Për mendimin tim, lidhur me kushtet e sotme tê Shqipërisë, ajo çka është realiste është fillimisht:- pêrmirësimi imediat dhe rrënjësor i infrastrukturës energjetike, pra i rrjetit tê shpërndarjes. Sê dyti, përpilimi dhe zbatimi i projekteve tê vogla dhe tê mesme rajonale (hidrocentrale malore, energji eoliene etj. etj). Në njê nivel tjetër, ndërtimi i njê burimi energjetik termik tê kapacitetit deri në 100-150 MW, që të shfrytëzojë rezervat e brendshme të gazit natyror.
Rentabiliteti është një koncept i të pasurve, i atyre që kanë mjete për të investuar. Të varfërit mundohen të zgjidhin problemin, edhe po qe se kushton më shtrenjtë fillimisht. Në rastin tonë, rentabiliteti i prodhimit të energjisë elektrike shëndrrohet në hiç po qe se lejojmë të humbasë në rrjet mbi 50% të energjisë së prodhuar ose tê blerë me dollarë nga jashtë.
Së fundi, që çështjet e energjetikës të administrohen nga specialistët dhe jo nga politikanët ose qeveritarët. Sa për centralin bërthamor, koha as që ka ardhur as që ka për të ardhur edhe për nja 30-40 vjet tê tjerë.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Atomiku Berisha.

Edhe sikur ai central te ndertohet, per tu shperndare ne menyre te duhur ne Shqiperi dhe per t'ia vjelur te ardhurat tamam, duhen 2 miliarde dollare te tjere per riparimin e rrjetit shperndares. Nuk mbaj mend burimin e kesaj statistike, por nga fillimi i ketij viti kam lexuar pikerisht qe duheshin 2 miliarde dollare vetem per rrjetin shperndares.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Atomiku Berisha- merr fund :(

BE hedh poshte centralin berthamor te Berishes

• Genc Kondi

Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se qeveria shqiptare ka hyrë tashmë në bisedime me disa kompani të huaja, që kanë propozuar ndërtimin në vendin tonë të një termocentrali elektrik, i cili do të përdorte energjinë bërthamore, në opinionin vendas ka lindur një debat, me mendime pro e kundër. Deri tani, kryesisht, ai ka angazhuar përfaqësues të politikë shqiptare, ndërkohë që ende kanë munguar zërat e teknicienëve, që, ndonëse të pakët të numër, ekzistojnë në Shqipëri. Të paktën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore.
Në pritje të impenjimit edhe të tyre në këtë diskutim, kaq të rëndësishëm për fatet e ekonomisë, por edhe të mjedisit, tani dhe në të ardhmen, Gazeta Shqiptare i është adresuar me një bllok pyetjesh Komisionit Europian, për të mësuar cili është qendrimi i tij lidhur me projektin në fjalë. Përgjigja zyrtare e KE nuk ka vonuar.
Në emër të komisionerit europian për Energjinë, Andris Priebalgs, përgjigjet janë dërguar nga zëdhënësi i Komisionit Europian për Energjinë, Ferran Tarradellas Espuny.
Nisur edhe nga “efekti bombë”, që ka ushtruar në Shqipëri lajmi, i dhënë nga kreu i qeverisë, lidhur me planin për të ndërtuar një central me energji bërthamore për qëllime paqësore në vendin tonë, mendojmë se me interes për të gjithë qytetarët e këtij vendi është të dinë edhe qendrimin e Brukselit rreth kësaj çështjeje. Së pari, a mund të shpresojë Shqipëria se do të marrë OK nga institucionet ndërkombëtare, për lejimin e ndërtimit, në territorin e saj, të centraleve bërthamore? Dhe, së dyti, a do të kishte Agjencia e Energjisë Bërthamore, me qendër në Vjenë, pëlqimin nga BE për një vendim të tillë?
Komisioni Europian është i mendimit se u takon qeverive kombëtare të çdo vendi anëtar të BE – dhe vendeve anëtare në perspektivë – që të vendosin në se do të prodhojnë ose jo energji elektrike nga ajo bërthamore, me kusht që siguria të jetë e garantuar në nivelin e duhur.
Megjithatë, në kushtet e mungesës së standardeve mbarë-europiane, ne rekomandojmë fuqimisht që ky vendim i secilit vend të merret mbi bazën e aftësive të vendit për të siguruar një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtjeje, të parashikuar për të gjithë ciklin jetësor të një instalimi bërthamor (pra, duke përfshirë këtu edhe fazën e çmontimit, si dhe të trajtimit të mbetjeve radioaktive e lëndës së parë të përdorur), në nivelet më të mira të praktikave ndërkombëtare. Kjo kërkon, ndërmjet të tjerash, zotërimin e niveleve të mjaftueshme në fushën e ekspertëve dhe atë të mjeteve financiare. Vendosja e standardeve të sigurisë të përcaktuara nga Agjencia e Energjisë Bërthamore do të ishte një hap fillestar në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se një nga kushtet për aderimin e vendeve të reja, gjatë negociatave të viteve 2004-2007, ka qenë niveli i lartë i sigurisë bërthamore.
Komisioni do të donte të theksonte më tej se komuniteti europian i energjisë atomike (dhe vendet anëtare të BE) kanë adoptuar një numër konventash ndërkombëtare mbi sigurinë bërthamore, që janë përcaktuar si standarde minimale në këtë fushë. Kështu, Komisioni do t’i kërkonte Shqipërisë të nënshkruante, ratifikonte dhe të implementonte në mënyrë të efektshme Konventën për Sigurinë Bërthamore, Konventën e Përbashkët mbi Sigurinë e Trajtimit të Lëndës së Parë të Përdorur dhe mbi Sigurinë e Mbetjeve Radioaktive, apo ashtu si dhe Konventën mbi Asistencën në Rast të Aksidenteve Bërthamore ose Emergjencës së Rrezatimeve dhe Konventën mbi Njoftimin e Shpejtë për një Aksident Bërthamor. Gjithashtu, si përparësi, duhet të përcëktohet edhe përsosja e aftësive të autoritetit rregullator bërthamor.
A mendoni se Shqipëria është e gatshme tani për realizimin e një projekti të industrisë bërthamore?
Përpara se Shqipëria të planifikojë një objekt të energjisë bërthamore, duhet të përgatitet në mënyrën e duhur. Kjo përgatitje parashikon, në mënyrë të veçantë, përsosjen e një infrastrukture rregullatore, po ashtu si dhe forcimin e burimeve njerëzore dhe materiale.
Zakonisht, krijimi i infrastrukturës së duhur ligjore, administrative, dhe teknike për futjen e energjisë bërthamore në një vend kërkon vite për t’u realizuar. Po kështu, ndërtimi i një objekti të energjisë bërthamore është një proces i gjatë në çdo vend, duke filluar nga përzgjedhja e zonës, lejet dhe caktimi i operatorit.
Cilët mund të konsiderohen si pengesat më të mëdha në këtë proces?
Zakonisht, pengesat kryesore ndaj objekteve të reja të energjisë bërthamore lidhen me atë se sa i pranon publiku, dhënien e lejeve dhe liçencave ose financimin. Kapaciteti i rrjetit elektrik të tensionit të lartë është, gjithashtu, një faktor kufizues.
Po përfitimet më të mëdha, për Shqipërinë dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian?
Në rast se vendi do të përgatitet ashtu siç duhet, në parim, mundësitë e reja për të prodhuar energji elektrike do të rritnin sigurinë e furnizimit me energji në Shqipëri dhe, ndoshta, edhe në vendet fqinje, në se janë të mundura lidhjet e duhura të rrjetit elektrik.
A përbën energjia bërthamore të vetmen zgjidhje për krizën e sektorit të energjisë në Shqipëri?
Energjia bërthamore është një opsion ndërmjet të tjerëve, me disa avantazhe e me disa probleme, që lidhen me të. Megjithatë, në mënyrë që të arrihet objektivi i pakësimit të gazeve që shkaktojnë “efektin serrë” në kushtet kur kërkesa për energji është në rritje, kërkohen burime energjetike të rinovueshme dhe/ose energji bërthamore.
Një tjetër grup mjetesh për të luftuar ndryshimin e klimës mbeten ato që lidhen me rritjen e efikasitetit të energjisë.
A është i shqetësuar Bashkimi Europian nga ky projekt?
Komisioni Europian thekson nevojën për një nivel të lartë sigurie në instalimet bërthamore. Kështu, Shqipërisë i rekomandohet, përpara se të merret çfarëdo vendimi lidhur me ndërtimin e mundshëm të një centrali me energji bërthamore, të vazhdojë të përmbushë të gjithë kërkesat e rëndësishme në këtë fushë.
Edhe zgjedhja e teknologjisë mund të sjellë shqetësime tek publiku.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Atomiku Berisha- merr fund :(

Berisha: Gjeta partnerë për centralet bërthamore

Kryeministri tregon para grupit të PD-së projektet e mëdha për gazin

Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për ndërtimin e centraleve bërthamore në Shqipëri. Kryeministri Berisha i ka treguar në mbledhjen e grupit të PD-së deputetëve të tij se çështja e centralit bërthamor është një çështje serioze dhe mesazhi i tij ka ardhur menjëherë pas kthimit të tij nga Davos, i Zvicrës.

Çështja e ndërtimit në Shqipëri të centralit bërthamor është diskutuar për herë të parë në shtator të vitit të kaluar përpara ardhjes në Shqipëri të kryeministrit italian, Romano Prodi.

Duket se Kryeministri Berisha ka gjetur në Forumin Ekonomik botëror në Davos një partner të sigurtë për të ndërtuar centralin bërthamor në Shqipëri. Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e energjisë nukleare, të cilën e vlerësoi si mënyrën më të mirë për të ulur emetimin e gazit karbonik. "Shpreha hapur pikëpamjen time për energjinë nukleare, si mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe më e fuqishme për të ulur emetimin e gazit karbonik", tha ai. Kryeministri tha se ka siguruar bashkëbiseduesit se Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor dhe të procedojë në bazë të interesit të tregut për ndërtimin e centralit bërthamor. "Energjia nukleare është mënyra më e mirë për të ulur emetimin e gazit karbonik", tha Berisha. Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar, se gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Davosit ka marrë pjesë edhe në panelet ku temë qendrore ka qenë diskutimi i ndryshimeve klimaterike si dhe pasojat që ato sjellin. Ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, tha Kryeministri, ajo nuk mbetet e paprekur nga ndryshimet klimaterike. "Në Davos u diskutua edhe për klimën dhe pasojat e ndryshimit të saj. Të pakta janë vendet që kanë pasur pasojat më të rënda nga ndryshimi i klimës, sesa Shqipëria. Nuk ka vend që emeton më pak dioksid karboni, por që merr pasojat më të rënda të tij se sa Shqipëria", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se "për pozicionin gjeografik të shkëlqyer që ka Shqipëria duhet që të jetë edhe vendkalim i projekteve të mëdha evropiane për sa i përket gazit". Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zoti Berisha theksoi se "Forumi Ekonomik i Davosit u fokusua edhe në çështjen e gazit, ndërkohë që dihet se ka shumë projekte gazi në rajon, disa prej të cilave e përjashtojnë Shqipërinë jashtë kriterit ekonomik". "Nuk na vjen aspak mirë, pasi asnjë vendi nuk i vjen mirë të përjashtohet nga një skemë. Mbi këtë bazë, për më shumë se një vit, ne kemi bërë përpjekje shumë të mëdha për të favorizuar projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik që kalon në Qafë Thanë-Fier", deklaroi Kryeministri Berisha. Në këtë drejtim, ai shprehu bindjen se "do të ketë zhvillime shumë pozitive, pasi ky është një nga projektet që deri më tani ka progresin më të madh". "Unë takova Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev, vendi i të cilit ka rezerva kolosale të gazit, të lira dhe të kapshme. Natyrisht me të u takuan edhe personalitetet më të larta zvicerane, sepse kompania është zvicerane. E gjithë biseda u përqendrua te gazsjellësi dhe besoj se do të kenë shumë zhvillime që do t‘i bëjë publike vetë kompania", deklaroi Kryeministri. Kryetari i PD-së theksoi se për më shumë se një vit, qeveria ka bërë përpjekje për të favorizuar projektin Trans-Adriatik, që kalon në aksin Qafë Thanë-Fier-Vlorë dhe se deri tani, sipas Kryeministrit ky projekt ka shansin më të madh.
 

Al-Punk

Still here
Re: Atomiku Berisha- merr fund :(

Ne fakt ne fillim me dukej nje lajthitje, nje inisiative e shpejte ... nje plan i hartuar nga dikush tjeter...

Tani qe po shoh qe Berisha nga investitoret amerikan kerkon investitore zvicerian e me rradhe, duket sikur ai beson ne kete ide dhe do ta ndjeke e ta beje realitet. Ndoshta ketu duhet ta rrespektojme.
 
Top