As vete Google nuk u beson kercenimeve te Murdoch

Albforumi

Primus registratum
As vete Google nuk u beson kercenimeve te Murdoch

imagebutton.gif

Rupert-Murdoch-300x214.jpg
Ne nje interviste per kanalin australian te SkyNews, manjati i medias dhe pronari i News Corp, Rupert Murdoch, kercenoi se faqet online te mediave qe ai kontrollon do te behen te padukshme per Google dhe motorret e tjere te kerkimit, ne momentin kur plani i tij per ti bere lexuesit te paguajne per informacionet online te kthehet ne realitet.

Pavaresisht se jane te shumta komentet dhe opinionet qe u leshuan ne Rrjet gjate dites se djeshme, eshte e veshtire te gjesh dike qe i merr seriozisht fjalet e Murdoch. ReadWriteWeb e konsideron nje filozofi te vjeter ndaj kercenimit te mediave te reja, por kush ka deshire te diskutoje me nje 78-vjecar miliarder?

Edhe sikur News Corp te vendose te bllokoje hyrjen e Google ne materialet e veta – vazhdon ReadWriteWeb – Google News do te vuaje pak. Mes Associated Press, Reuters dhe tjera sherbime lajmesh, lind pyetja se sa mungesa e listes se News Corp – ku te parat jane Wall Street Journal dhe FOX – do te influencoje Google News.

Sipas Marco Pratellesi, drejtor i Corriere.it, behet fjale me shume per nje provokim sesa nje levizje strategjike te grupit editorial. Nje levizje qe eshte pjese e luftes se leshuar nga Murdoch kunder permbledhesve te lajmeve, por qe duket e veshtire per tu aplikuar pasi, nese eshte e vertete qe ne kete menyre Google nuk do te mund te fitoje para nga rreklamat [...], eshte po aq e sigurt qe levizja do te perkthehej ne nje renie te vizitave per web-faqet e Murdoch me pasoje humbjen e shikueshmerise dhe te te ardhurave nga rreklamat. Pra, sic shkruan dhe Pratellesi ne Mediablog, sulmi duket te jete jashte llogjikes se Internetit.

Ndoshte eshte ky shkaku qe Google nuk duket shume e shqetesuar. Perkundrazi, permes nje zedheneseje, motorri me i madh i kerkimit ne bote beri te qarte hapturazi se per te nuk ka asnje problem, mjafton qe Murdoch tia beje me dije. Google News dhe kerkimi ne web – tha zedhenesja – jane burim i tmerrshem promovimi per mediat, duke u derguar atyre rreth 100.000 click ne minute.

Publikuesit vendosin materialet e tyre ne web sepse duan qe te gjinden – thote deklarata – ndaj dhe jane shume te paket ata qe zgjedhin te mos perfshijne materialin e tyre ne Google News dhe ne kerkimin ne web. Por nese na thojne qe mos ta bejme, ne nuk e bejme. Nese publikuesit duan qe materialet e tyre te hiqen pikerisht nga Google News, gjithcka duhet te bejne eshte te na e thone, perfundon deklarata e Google.

Ne sfiden mes ky gjigandeve, Murdoch ka bere tashme edhe nje gjysem hapi prapa kur javen e kaluar deklaroi se venia ne jete e planit per lajmet online me pagese – fillimisht i programuar per ne qershor 2010 – do te shtyhet me tutje. Kush do ta fitoje duelin?

share_save_171_16.png

Artikuj te ngjashem:Google Social Search: Cfare eshte dhe si funksionon

YxNa_sEPSzI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=103. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=103

Top