Artur Zhei ne incidentin e pare si drejtor i TVSH-se

Tasi

Primus registratum
Artur Zhei ne incidentin e pare si drejtor i TVSH-se

I sapoemeruaruari drejtor i TVSH na erdhi dje me skandalin e pare.

Nderpritet transmetimi i fjales se deputetit Spartak Braho dhe pjeserisht diskutimi i Skender Gjinushit.

Ne rastin e Brahos ai vendos nje kronike nga shtepia e Fatos Klosit ku tregon qe gazetarja i bie deres dhe nuk pergjigjet njeri. Konkluzioni i gazetares dhe i foleses eshte: Fatos Klosi ka ikur nga Shqiperia. Kete gje e paratha ne kuvend Berisha.

U desh nderhyrja e nje deputeti qe seanca te nderpritej dhe te rifillonte kur TVSH e Zheit te bente transmetim direkt te fjales se Brahos.

Ne rastin e dyte ai e filloi transmetimin pasi kishte kaluar pjesa e pare e diskutimit te Gjinushit

Ja komenti i Brahos e botuar nga Korrieri:

<span style="font-weight: bold">Deputeti socialist Spartak Braho zbardhi dje ne Parlament bisedat e drejtuesve te PD ne shtator te '98, prova te cilat, sipas tij, administrohen nga Prokuroria. &quot;Ju e njihni (PD) shume mire kosovarin Fazlli Fetahu, nje person me dosje, si ne SHIK-un e Gazidedes, ashtu edhe ne kohen e Klosit, si agjent i sherbimit sekret jugosllav (UDB), i cili shume prane selise se PD hapi lokalin e tij Bar &quot;Prizreni&quot;. Duhet ta njihni edhe kete numer telefoni: 29383, i perdorur edhe nga drejtues te PD. Ne vitin '97 bodrumet e bar &quot;Prizrenit&quot; u mbushen me arme te ministrise se Rendit. Ndersa me 14 shtator nga ky Bar, ne telefonin 29383, jane zhvilluar dhjetra telefonata ne drejtim te PD, per te marre urdhera per drejtimin e turmave qe do t'i drejtoheshin institucioneve. Nga ky telefon kane komunikuar edhe me ju z. Berisha dhe, nuk e di pse keni hezituar, por e keni falenderuar per ndihmen qe ju ofronte per t'i vene ne dispozicion ushtare te Bukoshit. Nga ky telefon kane biseduar disa drejtues te PD, qe shfrynin ndaj ambasades amerikane dhe titullareve te saj, qe nuk mbeshtesnin revolten dhe nuk ndihmonin Berishen. Keto fakte i ka Prokuroria, qe duke shkelur ligjin, nuk ia ka derguar dosjen gjykates. Ti z. Paloka ke share nga ky telefon me rrenje e dege ambasadoren amerikane dhe ambasaden e SHBA&quot;.</span>
 
Top